kundra plakjes- pro apo kundra botoxit.

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Po shihja ca video ne tik-tok,spo ju genjej me kapi tip frike kur shikoja gjilpera me enesis ,permbajtje botoksi duke mbajtur konturet e fytyres se re,duke u rinuar me gjuhen e thjeshte te popullit.
Seriozisht aq shume video me dolen,sa i bera hide,vidiot ishin nga mjek plastik me pacient dhe qendra estetike,nder ta pacient te thjesht dhe te famshem.
U trishtova.
Gjithe kjo bimekani kozmetike ,ne dispozicion per ti shkuar kundra nje fenomeni fiziologjik dhe i fisshem ne thelb.
Te rritesh,te kesh rrudha te duash veten gjate rritjes eshte nje cikel qe duhet te dish ta perqafosh ,me dashuri veten dhe me nje psikologji te mire dhe pozitive.
Diku degjova ne nje emision nje artiste qe tha;
Kemi nje problem ne si shoqeri,kemi ndertuar disa binar te cuditshem,femra duhet te jape llogari pse plaket,mashkulli jo.
Ishte nje fraze aq reale dhe e duhur .

A nuk eshte koha qe femra te doj natyralitetin e saj me shume se sa komplimentat qe mund ti behen nje barbi nga njerez qe vlersonje te tille bukuri!? :))
Ndoshta une jam fobike me dicka qe implementohet ne trupin tend poshte lekures,deri diku jam e pranoj.
Jam pro cdo kremi,maske masazhi ,cilesie kremrash dhe ushqime qe ndihmojne ne cilsin,pastertin,freskin dhe mbajtjen rinore te lekures dhe trupit tone.
Por kundra botoksit totalisht,tani nje kohe si e jona te flasesh me frike per keto gjera ndoshta s'eshte shume normale.

Mendimet priten dhe nga meshkujt,ne lidhje me gruan,shoqen,miken dhe te dashuren.

Po aq sigurisht do doja mendimin e femrave te forumit?

1708967880006.png

1708968033476.png
 
Sa keq për një femër që don të shmangë të pashmangshmen. Por ka dallim mes ca ndryshimeve të vogla (ne zbukurohemi në mënyra të ndryshme) dha atyre të tejkaluara. Për vete, nuk besoj se do kryeja ndërhyrje plastike.
 
Une jam edhe kunder lyerjeve qe ndryshojne tersisht pamjen natyrale te femres.
Eshte goditje e madhe psikologjike kur mendon qe ke ble golf 8, a ne te vertet te del golf 2🤣🧐
 
Besoj do e kem të vështir të mendoj të vej botox në fytyre, jetës dhe trurit si dihet me kohën por me këto mënd nuk bëj gjë.
Një mënyrë e mirë për të mbajtur veten është kujdesi në dark duke pastruar mirë fytyrën dhe kremra jo më të shtrenjtet por ato që kan nje inci me përbërje natyrale.
Kam kohë që dua ti bëj me ngjyrë buzët duke qën që nuk përdor asnjëher buzëkuq, por kam frik të tmerrshme ndaj gjilpërave në fytyre.
 
Tani nuk e kuptoj ,ceshtjen ne parim... qe kur ka dal tv shohim vetem njerez te rinj .. gjith vitalitet neper reklama. Edhe nese tek tuk ndonje reklame pleqsh, pp prap i reklamojne a thua se kane levizjet e nje 20 vjecari.
Po prap nese shohim avataret ketu si meshkuj apo femra .kane vetem foto vajzash apo cunash te rinj.
Tani une mendoj se botoxin e shpiken njerezit.. per te permbush hipokrizine tone shpirterore.
Dikush ben Botox apo operacione plastike qe ne rini , se nuk mendon se eshte i/ e bukur .. e dikush tjeter sepse nuk pranon pleqerine .
Une them qe eshte ceshtje mode si cdo gje tjeter ketu.
Kur te kemi Probleme per mbijetese do zhduket kjo mani .
Deri ather rraca njerrzore ngelet hipokrite dhe siperfaqesore.
 
Pikerisht dje para dushit po shikoja fytyren dhe shum difekte qe me para nuk i kam pas... Shum gjera dhe emocione kan kaluar aty... Por vazhdoj te preferoj imperfeksionet e mia dhe te jem kundra botox. Do ndihesha si aliene qoft dhe nje nderhyrje te vogel.
 
Tani nuk e kuptoj ,ceshtjen ne parim... qe kur ka dal tv shohim vetem njerez te rinj .. gjith vitalitet neper reklama. Edhe nese tek tuk ndonje reklame pleqsh, pp prap i reklamojne a thua se kane levizjet e nje 20 vjecari.
Po prap nese shohim avataret ketu si meshkuj apo femra .kane vetem foto vajzash apo cunash te rinj.
Tani une mendoj se botoxin e shpiken njerezit.. per te permbush hipokrizine tone shpirterore.
Dikush ben Botox apo operacione plastike qe ne rini , se nuk mendon se eshte i/ e bukur .. e dikush tjeter sepse nuk pranon pleqerine .
Une them qe eshte ceshtje mode si cdo gje tjeter ketu.
Kur te kemi Probleme per mbijetese do zhduket kjo mani .
Deri ather rraca njerrzore ngelet hipokrite dhe siperfaqesore.
E sheh ti sa largpames isha une. Vura ate avatarin aty ne fillet e mia. E dija se do plakesha ama njeriu plaket kur don vet. Ti qa bene, moj qa bene qe u ndale ne rini??
 
Mtha dikush dje per 1 situate lidhej me mua. Spo them cfare por po e zevendesoj kot si psh: me dhembet.

-Ke kete dhembin jo te drejte. pse nuk e drejton?
-S'mundem thash. eshte bere pjese e identitetit tim.
-Joo ska shance. ti ke frike.
-Skam frike. Por ndihem sh mire Njeriu duhet me e perqafu veten sic eshte.
- joo. gje e vogel eshte. pse ta mash kot me ta prish. pse me e pas siklet.
- nuk e kam. Ndihem rehat.
-mir mir. mfal qe te thash po gjynaf. se me qene perqef e ta prishesh veten per kaq pak. nejse m'fal qe po te them.
une qete qete- E falur je, sepse nuk mundem me te dhene ty syte e mi, e dashur. 😁
-heshti

🤷‍♀️
Uroj te jem pergjigj per temen. 😁
 
E sheh ti sa largpames isha une. Vura ate avatarin aty ne fillet e mia. E dija se do plakesha ama njeriu plaket kur don vet. Ti qa bene, moj qa bene qe u ndale ne rini??
Gjithkush plaket.. thjesht mundohemi te plakna me lezet.. dmth, rrudhat e ballit ti kombinijme me ato te qafes 🤣
 
O te bajn qa te dojn ama gjyshet me botox nuk mund ti shoh.
 
Plakjen se kam frike as rrullat sdo me shqetesojne .nuk gjykoj kush ben nderhyrje estetike. Nese nje dite do vendos te bej dicka per trupin tim eshte te zvogeloj gjoksin. Prz sdo i lej te me varen deri ne kerthize
 
Mas e ban at pune se gjynah 🤣🤣
 
Mundohesh te krijosh nje ekuiliber te shpirtit me pamjen e jashtme.Ne rast se shpirterisht ke ul qepenat,jo botoks qe s'te duhet,po as kepuce e fustan😏Me nje komplet tutash e nje pale shapka je ne rregull🤣
 
Jam kundra botox por jo kundra mirmbajtjes
Shkenca ka nxjerr lloj lloj menyrash per te mirmbajt veten per te shmang rrudhat njollat pa qene nevoja per botox apo gjera te tjera te huaja ne trup
 
met gala 2018 GIF by E!

Jam kundra kur shikoj si është katandisur kjo.
Jam kundra kur bëhen si Luana Vjollca.
 
met gala 2018 GIF by E!

Jam kundra kur shikoj si është katandisur kjo.
Jam kundra kur bëhen si Luana Vjollca.
Janë bërë nje stamp në Shqipëri vërtet, kopjet e Kim K.
Unë vërtet i ngatërroj kur me dalin ne insta disa 😂
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top