Kukësi-Skënderbeu, tension dhe gola

cent

...Lontano
Gurë, dhunë dhe gola në momentet e fundit të ndeshjes që duhej të ishte një vitrinë për futbollin shqiptar por u kthye në një teatër të shëmtuar. Kukësi dhe Skënderbeu ndahen në një barazim 1-1 por më shumë se rezultati, ishte skënari i dhunës në stadium që kompromentoi një ndeshje që u përjetuar mes tensionit. Në limitet e kohës shtesë, arbitri Enea Jorgji mbylli ndeshjen duke i çuar të gjithë në dhomat e zhveshjes por nuk e menduan kështu disa zyrtarë të klubit verior bashkë me trajnerin Shensoji, të cilët mësynë fushën duke kërcënuar xhaketën e zezë, i cili u shoqërua nga policia në dhomat e zhveshjes.
21tn54.jpg
Situata u ndez edhe në shkallët e stadiumit “Zeqir Ymeri” nga ku u hodhën edhe sende të forta në fushë pasi vendasit pretendonin për më shumë kohë shtesë, duke parë edhe vonesën e shkaktuar nga Ribaj i cili qëndroi për disa momente i shtrirë në fushë. Për të hyrë në kronikën e ndeshjes, gjithçka nisi në një atmosferë festive ku Kukësi dha sinjalet e para me Cikalleshin dhe Prognin në minutën e pestë të cilët nuk arritën të kalojnë portierin Shehi, ndërsa ishte sërish Cikalleshi 3 minuta më pas që goditi fuqishëm por topi u ndal në mur. 1 minutë më pas portieri Halilaj gaboi por Ribaj nuk arriti të shënonte me portën biosh, ndërsa disa minuta më vonë, Pejiç goditi me kokë por Halilaj u tregua i sigurtë. Në minutat e fundit të pjesës së parë, skuadrat nuk arritën të gjenin hapësira në mbrojtjet kundërshtare duke preferuar goditjet nga jashtë zonës, por asgjë nuk ndryshoi në rezultat. Për nënkampionët e Shqipërisë, ishte Cikalleshi që vazhdoi të ngacmonte portën korçare pasi në minutën e 50-të goditi fluturimthi nga distanca, duke u bllokuar sërish nga Orges Shehi. Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 53-të por Allmuça nuk gëzoi gjatë pasi rrjeta e kuksianëve u cilësua në pozicion jashtë loje. 2 minuta më vonë, Halilaj prishi festën e kampionëve pas një rasti të pastër të Pejiç, ndërsa Progni replikoi me një transversë. Ishte sërish Skënderbeu që kërcënoi me Muzakën në minutën e 84-rt, ndërsa 3 minuta më vonë, Ribaj përfitoi nga asisti i kapitenit Shkëmbi duke ngrirë të pranishmit në “Zeqir Ymeri”.

Gëzimi i skuaderës së Josës szgjati vetëm pak sekonda sepse Allmuça peshkoi të lirë në zonë bomberin kroat Popovic, i cili barazoi sfidën pasi goditi sakte me kokë. Kjo ishte tabloja e një ndeshjeje që ndryshe nga spektakli i fushës së lojës, reflektoi aspektin më të dobët të futbollit shqiptar, dhunën…të cilën nuk arritën ta evitojnë as protagonistët dhe emrat e shquar të futbollit shqiptar, çdo koment tjetër do të ishte i tepërt në këtë situatë…
/S.Sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top