Kukësi fiton bindshëm dhe i afrohet Tiranës, Dinamo i falet Ibrahimit dhe VAR-it

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Kukesi-1280x720.jpg
Nuk ka surpriza sot në Superiore, dy ekipet favorite fitojnë ndaj rivalëve, edhe pse me vështirësi të ndryshme.
Kukësi fitoi bindshëm ndaj Egnatia me rezultatin 2-0, në një ndeshje të luajtur në qytetin e Laçit
Edi Basha rikonfirmohet si bombat dhe blerja më e gjetur e ekipit të drejtuar nga italiani Diego Longo, duke çuar në avantazh Kukësin në minutën 53, pas një pjese të parë të barabartë por ku ekipit verilindor iu anulua një gol.
Ndeshja u vulos në minutën 83 nga Luka Milunovic, që hipotekon tre pikët që çojnë Kukësin vetëm një pikë poshtë kryesueses Tirana.
Ndërkohë, Dinamo del nga zona e rrezikut dhe kap Teutën në vendin e katërt, falë fitores së vuajtur me Kastriotin që ndodhet në fundin e renditjes.
Superiorë teknikisht, kryeqytetasve iu desh gjithsesi goditja e dënimit perfekte e Agim Ibrahimit në pjesën e dytë (’66) për të marrë tre pikë të arta, dhe do të duhet madje të falënderojnë portierin e tyre si dhe VAR, që shndërron një penallti për krutanët në një karton të kuq për Edi Maliqin.

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top