Kujtimi i bardhe.

Trokiti nje kujtim,mbreme vone ne cepin e portes.
E pash habitur,tek qendronte stoik,i pa lekundur ne shiun e darkes qe kishte pushtuar rruget e kujtimeve per dreq.
Pyesja veten nga cila dite e kaluar, nga koshin e harreses njerzore vinte?!
Dukej i veshur si nga vitet 70-te.
Shume njerez i pelqejne ato vite,thone se kane pas muzike te vertet,nje fare trendy te dendur dhe rebel.
Gjithesesi ,mendoj qe ndoshta ai kujtim stoik tek porta, mund ti perkas nje kohe tjeter,ndoshta shume me heret.
Nuk i binte ziles se portes, as nuk ecte te hynte brenda avllise.
Cuditshem,pyesja veten ke kerkon? shiu vazhdonte ashtu i imte,i qete njelloj si qetesia e ati kujtimi ne kembe i veshur me te bardha.
Dukej sikur shiu se lagte, rreshkiste pa i dhene trupit ti, asnje pike lageshtire.
Me pas me vete qesha,duke menduar;-po si do laget nje kujtim!?
Ama,nje te mire e ka , te jesh `forme kujtimi` se ke te nevojshme cadren.
Minutat po kalonin,dritat e lagjes u ndezen,qetesia dalengadale u ul kembkryq ne rruget e zhurmshme,une akoma veshtroja kujtimin e bardhe ne cepin e portes.
Me vete pyesja pse nuk hyn brenda dhe as nuk iken!?
Por ajo qe doja te dija ishte koha e tij,nga cila dite e `harreses` njerzore ishte shkeputur.
Dhe ke kerkonte ne kete lagje zhurmaxhinjesh,lagje qe nuk flen as nuk zgjohet kurre me orare.
Vesha nje pale shapka dhe ju drejtova portes,per ta pershendetur,sa me shume i afrohesha ,aq me shume me zbardhej dhe behej gri trupi i ti.
Hapat i afroheshin portes,shikimi me ishte ngrire mbi te, ai behej akoma me gri dhe i pa dukshem.
Nuk e shquaja me as formen,as bardhesine dhe as ekzistencen e ti.
Hapat e mi arriten aty ku qendronte kujtimi stoik.
Nje pus uji ,i mbushur nga shiu sikur me nxorri `gjumin`, kembet e mia u bene uji.
Ndihesha e zhgenjyer qe pasqyrat e mendjes luanin me mua.
Ne te terhequr per te mbyllu porten,lexova ne nje ngjyre gri ;-koha nuk humbet asnjehere ,asnje kujtim`.
Te gjitha kthehen ne nje kohe ,thjesht nuk eshte me koha e tyre.
Buzeqesha me veten dhe mbylla porten,duke ju drejtuar ballkonit perseri.


' 8:25 pm/Athine.
25.11.2011.

314c7888a9990d003b866804e1b226af.jpg
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top