[B]Mijëra fansa të futbollit do të preferojnë të ndajnë nga pranë kënaqësinë e një evenimenti të futbollit si kampionati evropian 2012 që mbahet këtë verë. Por ajo çka ata duhet ta dinë është se bashkë me ndeshjet do përballen me rrezikun e virusit HIV në “ushtrinë” e prostitutave në Ukrainë. Siç shkruan “The Sun”,[/B] çdo një në pesë punonjëse seksi në këtë vend është e infektuar dhe pretendohet se ato e mbajnë të fshehtë sëmundjen e tyre. Një prej prostitutave me HIV thotë për gazetën se psh tifozët anglezë mund ta bëjnë atë milionere.
“Nuk do të rris çmimin prej 100 dollarë për një herë por për klientë të veçantë unë mund të fitoj edhe 1100 dollarë në ditë”, thotë vajza ndërsa insiston se nuk ka rrisk të kalimit të infektimit pasi do përdoren prezervaticët.
/Lajmifundit.