Arfenilla
Themelues i Forumit
Mendoni se jeni më i zgjuar sesa udhëtarët tjerë, vetëm pse keni lexuar udhëzuesin “Australia, vendi ku vdekja ju përcjell në çdo hap?” Këto ditë është publikuar një listë e vendeve ku gjithashtu vdekja ju përcjell në çdo hap, kështu që mos harroni t’i mbani në mend ato para se të niseni në kontinente tjera!
Dreri i Pensilavanisë
Kush do të kishte menduar ndonjëherë se këto krijesa paqësore janë vrasësi numër një në Shtetet e Bashkuara. Këto kafshë preferojnë të ecin në rrugët që shkaktojnë mbi një milion aksidente të makinave në vit në Shtetet e Bashkuara, ku nga këto aksidente mbesin 200 të vdekur. Si t’iu shpëtojmë: Shumë e thjeshtë, duhet ndërtuar mbrojtës të metaltë në pjesën e përparme të veturës, dhe do të kaloni pa ndonjë lëndim.
Elefanti i Indisë
Kafshët më të mëdha në botë mund të peshojnë edhe mbi 7.500 kilogram. Dhe çdo vit shënohen afro 500 vdekje të njerëzve të shkaktuara nga elefantët ku vetëm 100 prej tyre në Indi. Si t’iu shpëtojmë: Elefantët sikurse njerëzit janë veçanërisht të rrezikshëm kur janë të dehur. National Geographic ka llogaritur se elefantët mesatar kanë nevojë për rreth dy litra etanol të pastër për t’u dehur. Prandaj, kur jeni në Indi, shmangni lokalet të cilët u shërbejnë elefantëve alkool me kova. Edhe pse në shikim të parë kjo mund të duket interesante, por ky fakt mund të shpëtojë jetën tuaj.
Kali i Nilit të Afrikës
Kuajt e Nilit çdo vit vrasin rreth 3,000 njerëz në gjithë Afrikën. Për shkak të territorit të tyre ekstrem do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur veten dhe çdo qenie të gjallë e shohin si armik. Ata janë vrapues dhe notues jashtëzakonisht të shpejtë, kështu që si në det ashtu dhe në ujë rrallë kush mund t’u ikë nëse vendosin ta sulmojnë. Si t’iu shpëtojmë: Më së miri do të ishte t’i vëzhgojmë nga distanca. Edhe pse janë mjaft të shpejtë ata lehtë lodhen dhe heqin dora nga caku.
Ariu polar i Rusisë
Me strukturën e saj muskulore që është projektuar për forcë, arinjtë polarë kanë aftësi të nxjerrin nga deti pa pikë problemi një fokë të rëndë 300 kilogram. Arma kryesore e saj janë kthetrat, të cilat tek meshkujt janë të gjata 15 centimetra, derisa në gojë numëron 42 dhëmbë me të cilët thyen çfarëdo kocke. Si t’iu shpëtojmë: Shtiruni kinse jeni të vdekur. Ata nuk i tërheq asgjë që nuk paraqet rrezik.
Puma e Kalifornisë
Këto kafshë janë më të lidhura me një mace të shtëpisë, sesa me mbretin e xhunglës, por kjo nuk do të thotë se nuk janë të zemëruara. Ata hanë çdo gjë që u del para syve kur janë të uritura. Në 10 vitet e fundit, janë shënuar 80 sulme në Amerikën Veriore. Si t’iu shpëtojmë: Bëni gjithçka që të jeni më shtatlartë dhe më i zëshëm.
Akrepi i Meksikës
Të gjithë e dimë se duhet të mbahet sa më larg fëmijëve nga akrepi që mund të vret njeriun me një pickim të dhimbshëm. Në Meksikë thuhet se brenda një vit vdesin mesatarisht 3.000 njerëz nga pickimet e akrepave helmues. Si t’iu shpëtojmë: Shumë thjesht, mundohuni të jeni më të shpejtë se ata dhe goditni me këpucë në kokë.
Peshkaqeni i bardhë i Australisë
Kjo krijesë masive mund të peshojë deri në 1100 kilogram dhe lehtë ju copëton me 222 dhëmbët e saj të mprehtë. Kujt i duhet radari? Këta vrasës oqeanik posedojnë aftësi të shqisës së gjashtë të dëgjuarit, dhe përmes fushës elektromagnetike zbulon gjithçka që lëviz. Në vit shënohen mbi 100 sulme ndaj njerëzve nga peshkaqenët e bardh. Edhe pse Shtetet e Bashkuara e kanë shkallën më të lartë të sulmeve, në Australi mbetet norma më e lartë e vdekjeve.
Mushkonjat e Afrikës
Këto sirena të bezdisshme vrasin nga 600.000 deri në 1 milion njerëz çdo vit me vetëm një pickim me të cilin përhapin sëmundjet si malaria dhe ethet tropikale. Edhe pse shumica e këtyre vdekjeve ndodhin në Afrikë, këto mushkonja janë bërë të rrezikshme në çdo mjedis.Bkoha.