Kubë, Papa Benedikti XVI do të takojë Fidel Kastron

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
52792.jpg

KUBث- Papa Benedikti XVI pritet të takojë ish liderin kubanez Fidel Kastro, në fund të vizitës së tij në shtetin komunistit.

Zëdhënësi i Kastros bën me dije ai është shprehur i kënaqur me vizitën e kreut të Kishës Katolikë, të cilit i ka kërkuar disa minuta “nga agjenda e tij e ngjeshur”.

Papa Benedikti ka rënë dakort që të takohet me Kastron, i cili ka dhënë dorëheqje nga presidenca e Kubës në vitin 2008 për shkak të problemeve shëndetësore, pai që kishte udhëhequr shtetin që nga viti 1959.

Pas arritjes në Havanë, Benedikti tha se është lutur për “rilindje dhe shpresë” për të gjithë kubanezët.

Papa ka takuar të martën presidentin Raul Kastro, por zyrtarët kishtarë thanë se nuk do të ketë kohë në axhendën e tij për të takuar edhe disidentët që kundërshtojnë regjimin.
(el.me/BalkanWeb)
 
Back
Top