Kualifikohet Koreja e Jugut

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Përfaqësuesja e Koresë së Jugut ka arritur të nxjerrë një barazim prej 2-2 kundër Nigerisë, i cili ishte i mjaftueshëm për t’u kualifikuar në fazën e 16 më të mirëve.

Kalu Uche shënoi golin e parë për Nigerinë, pas një harkimi të mirë të ulët nga Odiah (12’). Një gjuajtje të lirë e shfrytëzoi mjaft mirë Ki S. Y. që harkoi në mënyrë milimetrike te Jung-Soo Lee, i cili e barazoi rezultatin (38’).

Në pjesën e dytë, përkundër presionit të nigerianëve, janë jugkoreanët ata që kalojnë në epërsi. Chu-Young Park, shënoi një gol fantastik nga gjuajtja e lirë në minutën e 49-të. Nigerianët u munduan që të shënojnë dy herë, por arritën që vetëm ta barazojnë rezultatin me anë të Yakubu Aiyegbeni që shënoi nga pika e bardhë.

Lars Lagerback në fund të takimit luajti me pesë sulmues, por asnjë prej tyre nuk arriti të shfrytëzojë rastet e treguara.

Me këtë barazim, Nigeria nuk arrin të kualifikohet më tej, ndërsa ky barazim u shkon përshtati jugkoreanëve, që me 4 pikë në pozitën e dytë në 1/8 e finales, takohen me Uruguain. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top