Ku ta dijë se ti je e ndershme!?

Ku ta dijë se ti je e ndershme!?

Me Emrin e Allahut, Të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

Ku ta dijë se ti je e ndershme!?
Mendova rreth një çështje, për të cilën besoj se është bërë preokupim i dukshëm për shumë meshkuj të rinjë muslimanë të vendit tonë: sa janë të moralshme në të vërtetë femrat tona që i shohim nëpër rrugët e qyteteve tona?!
Ajo që të shkon në mendje fillimisht është se nuk ka mbetur më moral tek populli ynë e as njerëz që e vlerësojnë atë. Morali është bërë një çështje me të cilën janë marrë pleqtë e odave ndërsa sot kjo është një çështje me të cilën nuk ia vlen të mirresh. Apo dikush mund të thotë se padyshim se morali është vlerë e një populli, si mund ta vësh në diskutim se femrat tona janë të moralshme, apo dëshiron ta nënçmosh vlerën e moralit te populli shqiptar ndër shekuj! Dhe atje në njërën prej gazetave ditore përmendet një rast dhunimi, dhe i sheh njerëzit vërdallë nëpër lokalet e kryeqytetit duke diskutuar se vallë a ka qenë viktima në fjalë e moralshme, apo ndoshta mos është ndonjë ambalazh i gjithë asaj që ka ndodhur për të arritur në qëllime të caktuara individuale! E shumë ideologji e mendime të tjera dëgjohen nga gojët e atyre njerëzve që e lodhin sadopak mendjen e tyre për të përmirësuar diçka nga kjo gjendje që po na rrethon.
Por, ... “ku ta dijë unë se ti je e ndershme?!”
Nuk besoj që dikujt prej nesh i ka ikur tregimi i një gruaje të huaj (joshqiptare) e cila vizitoi për herë të parë kryeqytetin, ... apo ndoshta se keni dëgjuar. Dhe thanë se erdhi dhe kaloi nëpër njërën nga rrugët e ngushta të kryeqytetit tonë, por jo ... nuk ecte me ecjen tonë, por filloi të shikonte me bisht ty syrit përreth dhe e kaploi një lloj skuqje e fytyrës dhe ndrojtje, e pastaj u tha atyre që e rrethonin: “Vallë, a në lagje prostitutash më sollët?!”
Apo, ndoshta nuk është e tepërt të tregoj ngjarjen time të famshme, të cilën ua dëftova shumë prej shokëve të mi, kur isha në udhëtim me dy punëtorë italian që punonin në Kosovë. Ishin zhytur në një bisedë për të cilën unë s’kisha dijeni dhe as nuk i kuptoja e pastaj njëri prej tyre ktheu kokën nga unë e më tha në gjuhën angleze: “Po e diskutonim me këtë shokun tim çështjen e femrave tuaja, dhe po habitemi me faktin se çdo femër që po e shohim në rrugë veçohet me veshjen e takave kërcitëse (apo siç i thonë në gjuhën tonë popullore “shtikllave”).” Vallë, thashë me vete, a u bë ky italian të vijë nga atje ku vjen, e të më tregojë mua për veshjen e femrave tona!?
Apo, ndoshta ja vlen të përmendim edhe faktin se gjatë shkuarjeve dhe ardhjeve tona në xhami gjatë namazeve të errëta si namazi i jacisë (i pas mbrëmjes) dhe sabahut (agimit) na ndodhë shpesh të shohim femra të lakuriquara si mos më keq duke daluar nga taksitë apo duke hipur në ta për të vizituar lokalet e tyre të dashura të cilat nuk hapen vetëm se pas orës njëmbëdhjetë para mesnate apo edhe më vonë. Ndoshta do të thuash: اfarë po na tregon?!!! Thua se ne nuk po shohim gjë vetëm ti po shihke. S’do mend, edhe ti edhe unë po i shohim edhe ato që gjatë çdo periudhe të ditës, në ditët e nxehta të verës, po i heqin shumicën e rrobave të tyre sepse vapa “po i mundon shumë dhe po ua ngushton frymëmarrjen”. Po mirë, a të zhvishemi edhe ne meshkujt ashtu siç u zhveshët ju dhe të garojmë se kush më mirë po arrin ti shfrytëzojë ditët e ngrohta të verës e të tregojë muskulaturën dhe gjenialitetin e trupit të vet!? Jo, sepse kafshët janë ato që Zoti ynë të zhveshura i krijoi, e po kam frikë se pastaj ato po i imitoj.
Padyshim se emëruesi i përbashkët i të gjitha këtyre që i ceka më lart nuk është tjetër vetëm se një:
Nuk po vërejmë më asnjë dallim në mes dukjes së një femre shqiptare që ecë nëpër qytetet tona dhe një të pamoralshmeje që del nga shtëpitë e ndyera të atyre që shiten me para. Prandaj, ku je o baba e burrë i shtëpisë? Ku je o vëlla e ku je ti o gjysh? O zoti i shtëpisë, o përgjegjësi për nderin e bijave dhe bijëve tuaj! Me familjen tënde çfarë po ndodh a po e sheh? O mik i ri, që sapo u miqasove dhe në shtëpinë tënde nuse të re solle! Ju lutem dëgjojeni një person që të mirën ua dëshiron, dhe për moralin e çmueshëm e të shtrenjtë të familjes tënde po u këshillon! A mos vallë ke dëshirë që të abortohen fëmijë e të hudhen nëpër kontenjerë të mbeturinave; të martohen të rinjë e të divorcohen për shkak të “befasirave”; të lindin kopilë e të bredhin rrugëve të qytetit tënd; të vetëvriten të rinjtë për shkak të tradhëtive bashkëshortore; të strehohen tek droga e alkoholi ata që nga këto pamje të femrave të zhveshura u hutuan; të theren e të rrihen për një femër të cilën për vete s’mund ta bënin; të lakmon burri tek ajo që s’është e tij duke bërë kështu padrejtësi?! E kjo listë mund të vazhdojë gjoxha gjatë me pasojat e paparashikueshme të këqija që mund të vijnë mu nga i njëjti burim.
Prandaj, ... “ku ta di se ti je e ndershme, oj femra shqiptare!? Ashtu që pa asnjë dyshim të të martojë, dhe familje me ty të krijoi!?” Tregoje këtë me veshjen tënde. Me petkun tënd duke e vendosur mbi ato vende të turpshme të cilat Zoti yt ti zbulosh ti ndaloi për të mirën tënde, për të gjitha ato arsye që i cekëm më lart e për shumë të tjera për të cilat vetëm Ai që në formën më të mirë të krijoi është në dijeni. Mbuloje trupin tënd e mos e tundos atë që nderin e vet mundohet ta ruajë, kokën e tij ndaj të ndaluarave duke e ulur. Mbuloje trupin tënd sepse është më afër nderit e moralit, e që të dallohesh se nuk je prej atyre që trupin e tyre e shesin. Mbuloje trupin tënd ashtu që Allahu të të furnizoi me një burrë të mirë e të ndershëm! Mbuloje trupin tënd ashtu që të këqinjtë mos të të shfrytëzojnë për qëllimet e tyre të ulëta! A nuk u binde ende se çdo përpjekje e atyre që ta duan të keqen është që ty oj femër shqiptare e muslimane të të bëjnë robëreshë të qëllimeve të tyre të ulëta dhe shikimeve të tyre epshore!? Mbuloje trupin tënd me sinqeritet e me bindje se nëse ti vetëm për Zotin tënd e bën këtë do të furnizohesh me një begati që mendja s’ta pret! Mbuloje trupin tënd, e lëri ata që në emër të zhveshjes në liri të shprehjes thërrasin! Mbuloje trupin tënd, urdhërin e Zotit tënd zbatoje; urdhërin e Atij që prej një pike uji të krijoi, të formësoi, të rriti e të zhvilloi! Dhe një fjalë të Zotit tënd asnjëherë mos e harro: në librin e Tij Fisnik e të bekuar, Kur’anin Famëlartë, Allahu i Lartësuar tha:
“Thuaj (O Muhamed): “O robërit e Mi të cilët e keni tepruar në gjynahe! Mos e humbni shpresën nga Mëshira e Allahut, se vërtetë Allahu i falë të gjitha gjynahet! Vërtetë Ai është Falësi i Madh dhe Mëshiruesi!”
Prandaj, lexues i nderuar dhe lexuese, për hir të Zotit tënd, a po na premton, a po na gëzon dhe lumturon, a po na tregon se pasi këtë shkrim ta lexosh, çdo kënd për këtë çështje do ta këshillosh, atë që afër vetes apo larg e ke me mësimet e Zotit tënd do ta mësosh!? E nëse prej atyre që veshjen e keqe e ke, atëherë zgjidhjen shumë të lehtë e ke: te Zoti yt që pendimin lehtë e pranon, kthehesh një herë dhe këtë rrugë më nuk e lëshon!
Dhe falenderimi i takon Atij, që mua më bëri të shkruaj, e që ta lexosh këtë ta mundësoi ty!
Dhe Paqja dhe Mëshira e Allahut qofshin mbi mëshirën e dërguar për njerëzimin, Muhamedin, rob dhe i dërguar i Tij, dhe familjen e tij të pastër e të ndershme!

Autor:
Hekuran Helshani
KohaIslame/com
 
Titulli: Ku ta dijë se ti je e ndershme!?

Po mirë, a të zhvishemi edhe ne meshkujt ashtu siç u zhveshët ju dhe të garojmë se kush më mirë po arrin ti shfrytëzojë ditët e ngrohta të verës e të tregojë muskulaturën dhe gjenialitetin e trupit të vet!? Jo, sepse kafshët janë ato që Zoti ynë të zhveshura i krijoi, e po kam frikë se pastaj ato po i imitoj.

Po ju meshkujt te zhveshur rrini... nuk ju kam par ndonjeher te veshur kshu 933715958_4cdbf2a754.jpg dhe ne plazh.
Njeriu kafsh eshte, krijes e tij dhe sdi te kem par femi te porsalindur te veshur me bluze brek dhe pantallona :D Nga i nxorre kto teori?

A mos vallë ke dëshirë që të abortohen fëmijë e të hudhen nëpër kontenjerë të mbeturinave; të martohen të rinjë e të divorcohen për shkak të “befasirave”; të lindin kopilë e të bredhin rrugëve të qytetit tënd; të vetëvriten të rinjtë për shkak të tradhëtive bashkëshortore; të strehohen tek droga e alkoholi ata që nga këto pamje të femrave të zhveshura u hutuan; të theren e të rrihen për një femër të cilën për vete s’mund ta bënin; të lakmon burri tek ajo që s’është e tij duke bërë kështu padrejtësi?

Pse sthu ti qe rrenja e se keqes eshte femra!
Te shkretet burra qe HUTOHEN nga femrat dhe perfundojne duke tradhtuar grat, duke u droguar dhe duke pi alkol gjith naten per tu kthyer pastaj ne shtepi per te rrahur gruan dhe femijet :D
Oh Ceni, tani vertet qe me hape syt... qe sot e tutje do kem turp qe kam lind femer, do kem turp per trupin qe ai zot me ka dhene... do mbuloj gjoksin deri ne fyt dhe do vesh qese plenash te zez per te mbyluar format e by*hes sepse shoferat rrugve mund te bien viktim te bukurise time dhe te perplasen me njeri tjetrin... do mbuloj dhe floket qe piastroj perdit por, jo per ti ruajtur nga shiu, por sepse me bejn super se-xy dhe sdua tme perdhunojne rrugve :D

Prandaj, ... “ku ta di se ti je e ndershme, oj femra shqiptare!? Ashtu që pa asnjë dyshim të të martojë, dhe familje me ty të krijoi!?” Tregoje këtë me veshjen tënde.

Ndershmeria nuk duket tek veshja! Nuk dimostrohet duke u mbuluar por nga shpirti...
Si thu ti o Ceni, me mir nje femer qe pranon te kaluaren e saj apo nje femer qe iken me vrap te qepet nga turpi?
Preferon nje femer qe vishet tamam si femer dhe nuk hiqet si shen maria apo nje femer qe bejn si shen maria dhe mceftas cfare sben?
Ah sa pak qe na njifni...
 
Attachments

  • 933715958_4cdbf2a754.jpg
    933715958_4cdbf2a754.jpg
    30.2 KB · Shikime: 0
Titulli: Ku ta dijë se ti je e ndershme!?

Preferon nje femer qe vishet tamam si femer dhe nuk hiqet si shen maria apo nje femer qe bejn si shen maria dhe mceftas cfare sben?

Perse nuk e cek edhe ate te miren, pra qe sben pjese ne asnjeren nga keto dyja qe ke cekur, apo valle nuk ekziston sipas jush ? Nuk ka mundesi te jete e veshur sipas parimeve Islame dhe e ndershme, apo edhe te mos jete e veshur sipas parimeve Islame por gjithashtu te jete e ndershme ?

Vertet qe femrat sikur ju, s'kemi nevoje t'i njohim :cool:
 
Titulli: Ku ta dijë se ti je e ndershme!?

Vertet qe femrat sikur ju, s'kemi nevoje t'i njohim :cool:

Pse kshu c'fare ka ajo sipas teje , ? :)
 
Titulli: Ku ta dijë se ti je e ndershme!?

Me Emrin e Allahut, Të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

Ku ta dijë se ti je e ndershme!?

Po i pergjigjem ksaj pa e lex fare temen mjafton te vej perce dhe u be e ndershme :).

Titulli: Ku ta dijë se ti je e ndershme!?

Po ju meshkujt te zhveshur rrini...:D
Preferon nje femer qe vishet tamam si femer dhe nuk hiqet si shen maria apo nje femer qe bejn si shen maria dhe mceftas cfare sben?
Ah sa pak qe na njifni...

Blla , blla , blla !
Tema flete per vajzat muslimane e zgjuar !

Tema eshte per komunitetin muslimane , ata qe nuk jane muslimane nuk jane te obliguar ta lexojn dhe komentojne kete shkrim .

Pse Zana1 dhe tipat e tjere si ajo , qe nuk cilesohen me edukate dhe kulture ne te shprehure se bejne boll asnje veper ne kete drejtim per luftimin e veprave per te cilat kenaqet djalli dhe hidherohet Zoti i ketyre femrave muslimane shqiptare , qe sot vishen ne menyre ekestreme provokuese .

Cka eshte teper teper ! Vajzat shqiptare muslimane vallahin e kane kalu cdo kufi me veshjet e tyre . Zoti inshalla nuk hidherohet me veshjet etyre , po duhet ta dine , se keto mekate do te ndikojne ne jeten e tyre te ardheshme .
 
Dmth ndershmeria eshte eskluzivisht per vajzat muslimane?
ku eshte problemi nqf komentohet dhe lexohet nga te tjeret?
Nuk je i afte tna kthesh pergjigje sic duhet apo cfare...

Gjithsesi bla bla bla nuk eshte pergjigje e pranushme per te gjitha pyetjet qe te drejtova.
 
Titulli: Ku ta dijë se ti je e ndershme!?

E qe thoni ju o shoke ...
''Une pa vendosur doren ne plage nuk besoj ...''
Me vjen keq qe po e them kaq hapur,por ky eshte realiteti ne ditet e sotme ...
 
Titulli: Ku ta dijë se ti je e ndershme!?

Dmth ndershmeria eshte eskluzivisht per vajzat muslimane?
ku eshte problemi nqf komentohet dhe lexohet nga te tjeret?
Nuk je i afte tna kthesh pergjigje sic duhet apo cfare...

Gjithsesi bla bla bla nuk eshte pergjigje e pranushme per te gjitha pyetjet qe te drejtova.

Kur e quan njeriun kafshe cfare pergjigje pret ? Une ju pergjigjem vetem 'njerezve' qe besojn ne Zot . Une nuk besoj ne teorin se njeriu eshte kafsh apo ka prejardhje prej kafshe (majmuni) ! Mohimi i Zotit nga ti dhe i Ligjeve e tij eshte e kote te bisedohet !
 
Titulli: Ku ta dijë se ti je e ndershme!?

Kur e quan njeriun kafshe cfare pergjigje pret ? Une ju pergjigjem vetem 'njerezve' qe besojn ne Zot . Une nuk besoj ne teorin se njeriu eshte kafsh apo ka prejardhje prej kafshe (majmuni) ! Mohimi i Zotit nga ti dhe i Ligjeve e tij eshte e kote te bisedohet !

Po kur JU jeni te paret qe izoloni njerzit qe nuk e mendojne si ju rreth zotit, ateher pse prisni mirkuptim dhe pretendoni TOLERANCE?
 
Titulli: Ku ta dijë se ti je e ndershme!?

Blla , blla , blla !
Tema flete per vajzat muslimane e zgjuar !

Tema eshte per komunitetin muslimane , ata qe nuk jane muslimane nuk jane te obliguar ta lexojn dhe komentojne kete shkrim .

Pse Zana1 dhe tipat e tjere si ajo , qe nuk cilesohen me edukate dhe kulture ne te shprehure se bejne boll asnje veper ne kete drejtim per luftimin e veprave per te cilat kenaqet djalli dhe hidherohet Zoti i ketyre femrave muslimane shqiptare , qe sot vishen ne menyre ekestreme provokuese .

Cka eshte teper teper ! Vajzat shqiptare muslimane vallahin e kane kalu cdo kufi me veshjet e tyre . Zoti inshalla nuk hidherohet me veshjet etyre , po duhet ta dine , se keto mekate do te ndikojne ne jeten e tyre te ardheshme .

Per gjer sa e hedh nje tem ne forum nuk mund ta percaktosh se kujt i perket e kujt si perket i nderuar Ceni...Cdo kush esht i/e lir te lexoj dhe te komentoj ne cfardolloj teme qe ekziston apo dhe sillet nga antaret ne forum nuk mund te jesh ti ai tua percaktosh te tjerve se per cfar esht kjo tem dhe kush duhet ta lexoj kte tem pergjer sa e sjell ne forum esht e drejta e cdo antari/je ta lexoj e te komentoj........

Tjetra mjaft me kto perralla ku ta dij ai qe esht ashtu e esht kshu..Mos kaloni ne ekzagjerime jo cdo njeri qe shkruan dicka duhet ta merrni per baz me fije e per pe.....Cdo kush e di mjaft mir se si esht njeriu qe ka perkrah dhe sa per kto femra qe ka fol ky ndaj qenka rrenuar bota se e keqa e saj ka qen femra gjithmon dhe nga ajo veshje qe bejen femrat jo besimtare me ato besimtare qenka ekzagjerim dhe c1nderim kundrejt ntyre qe qenkan besimtare e te mbuluara kok e kemb sipas rregullit tuaj femrat e tilla te mbuluara qenkan te kulluara ....Mos tju vi hidhur se ka femra qe mbulesen qe ju e quani ndershmeri e perdorin thjesht sa per fasad pasi mbas asaj veshje gjendet dicka tjeter qe ju e keni te veshtir te hapni syt e ta pranoni ndaj te mos e bazoni femren ne baz te nje mbulese qe ajo vesh duke u mbuluar kok e kemb...... Ndoshta jam shprehur gabim por une kshu e mendoj duke mos fyer askend shpreh ate qe une mendoj..Kalofshit mir...
 
Pe: Titulli: Ku ta dijë se ti je e ndershme!?

Nuk do koment shumë.
Rubrika: Besimtarët muslimanë!
 
E ke kuptuar cfare kam shkruar une ne ate fjaline time , apo me emocione e ke lexuar !?

Se pari shikoje pergjigjen e DM , pastaj lexoje komentin tim , ate fjalen qe me ke cituar dhe dil ne konkuluzion se cfare kuptimi ka fjalia ime e larte cekur .

Mendoj se je ngutur pakez ne kete shkrimin tend , dhe ke kujdes me perrallat e imagjinuara qe shkruan . Kur te thuash per dicka se eshte perralle duhet ta argumentosh perndyshe , vetem e shtypur shkronjat e tastieres !
 
Titulli: Ku ta dijë se ti je e ndershme!?

Me then drejt,artikullin as qe lexova.
Por per keta qe kan probleme te tilla "NDERSHMERI"..kundrejt nje qenie femer.

Mendoj te marrin nje latrik dore,,ti hapin kembet e ta shofin me "sy te mbyllur"ne mes te kembve te saj,,..se turp me pa mes kembve me sy hapte...shifni me shpirtin e "shejte"..qe dispononi,miresin e drejtesin,..e te tilla shalatanizma..zbukures shpirteror.
 
Titulli: Ku ta dijë se ti je e ndershme!?

E ke kuptuar cfare kam shkruar une ne ate fjaline time , apo me emocione e ke lexuar !?

Se pari shikoje pergjigjen e DM , pastaj lexoje komentin tim , ate fjalen qe me ke cituar dhe dil ne konkuluzion se cfare kuptimi ka fjalia ime e larte cekur .

Mendoj se je ngutur pakez ne kete shkrimin tend , dhe ke kujdes me perrallat e imagjinuara qe shkruan . Kur te thuash per dicka se eshte perralle duhet ta argumentosh perndyshe , vetem e shtypur shkronjat e tastieres !

Po pse argumentet apo shkrimet qe sillni nga dietaret tuaj a nuk jan perralla? Apo e kam kuptuar une gabim !
 
Titulli: Ku ta dijë se ti je e ndershme!?

Rendex, nje gje duhet ta kuptosh. Eshte nenforumi musliman, dhe besimtaret musliman postojne perralla apo jo, eshte puna e tyre (edhe e imja), ku qendron problemi ? A mos valle duhet se pari juve si staf apo juve si jo-musliman t'ua sjellim artikullin ta shqyrtoni, ta shiqoni se a ju duket si perralle apo jo, tani ta postojme apo cfare ? Me duket se jeni gabim ne kete rast.
 
Pe: Titulli: Ku ta dijë se ti je e ndershme!?

Po pse argumentet apo shkrimet qe sillni nga dietaret tuaj a nuk jan perralla? Apo e kam kuptuar une gabim !

E sheh vet se të vetmin argument për diskutim e ke përrallë!

S'ikur ta besoje, nuk do të dukeshin përralla!
Pra, çdo diskutim i atyre që nuk i përkasin
këtij besimi, është i kotë dhe çon në qorrsokak!
Unë që e besoj, mua nuk më duket përrallë! Bile,
me vjen çudi si ti dhe të tjerët s'mund ta kuptoni!
 
Titulli: Ku ta dijë se ti je e ndershme!?

Po pse argumentet apo shkrimet qe sillni nga dietaret tuaj a nuk jan perralla? Apo e kam kuptuar une gabim !

Per ti kuptuar shkrimet e dijetareve , eshte dashure te edukohesh qysh prej djepit cfare eshte Islami e kush jane dijetaret e Islamit ! E per fate te keq , ti e une dhe shume te tjere , kete edukim nuk e kemi pasur , e per kete shkak s'mundemi ti kuptojm dijetaret .
 
Titulli: Ku ta dijë se ti je e ndershme!?

Seriozisht e ka me kete shkrimin ky person?...mesa duket po, dhe un po e marr teper seriozisht dhe pse mesa duket edhe pse eshte vene ne sferen e besimit myslyman, ky shkruesi ja ka drejtuar gjithe popullit shqiptar kete "krijim"

E lexova dhe boh cte te them, sinqerisht sdi nga ta filloj.

Bota nuk besoj se cuditet shume me vajzat tona, me veshjen apo sjelljen e tyre. Pavarsisht gjithe problematikave qe mund te kemi si shoqeri shqiptare, si opinion apo mentalitet nuk jemi dhe aq saper tu bere artikull apo sa te komentohemi nga disa persona te dyshimte (te huaj" qe na merrkan neper goje ...bah me duket e pa sens kur bota eshte e zhvilluar, pavaresia femerore eshte ne nje nivel akoma me te larte. Ku femra eshte moderrne dhe ekstravagante, ku femra vendos vet dhe nuk eshte nen hijen e babait,gjyshit apo vellait...ku femra nuk dominohet nga mashkulli por edukohen njesoj....ku te drejtat e femres jan te njejtat ne familje....prandaj ne mos perralla keto thirrje per te gjetur "ndershmerin" jan dokrra.

Ndershmeria..a mos vall eshte nje fustan? apo nje shami? Ndershmeria eshte dicka qe haet?? se vertet qe spo kuptoj shume un............Ku ta dij se ti je e ndershme??? Kur te mesosh, te kuptosh dhe te shohesh edhe veten te ndershem atehere ndoshta do te vije edhe siguria ne vetvete e do shohesh driten ne fund te tunelit...do prekesh ndershmerin e shpirtit dhe jo te rrobave ;)
 
Titulli: Ku ta dijë se ti je e ndershme!?

Para disa viteve kam lexuar nje artikull ne gazet per rinin shqiptare, per kete ndryshim radikal, kete shperthim te rinis shqiptare.

E cka me ben pershtypje eshte ndryshimi profesional i nje shkrimi kritik dhe keshillues qe ben nje gazetar ose sociolog kundrejt nje tjetri qe ben nje shkrim qe me shum i ngjan nje thashethemi, paragjykimi dhe sikur ka per qellim te denigroj dhe jo te ndihmoj.

Nuk me kujtohet mire artikulli qe kam lexuar por di qe e lexoja dhe thosha me vete por dhe kur e diskutuam me shoqet "po e drejte" ose i "ka kapur tamam pikat, problematikat dhe ka then fjal te drejta"
Thelbi i atij shkrimi bazohej me shume mbi sensibilizimin e te rinjve, per te mos harruar moshen e tyre te re, argetimet e tyre adoleshonciale dhe rinore, por sigurisht te mos linin pas dore dhe parimet, principet dhe qellimet me te mira si personale, shoqerore dhe ato studjoze dhe familjare.......Sesi duhet ta shohim ne te rinjte shqiptare boten dhe jo sesi te na shohe bota neve.
Madje benin pjes edhe nje kritike apo terheqje vemendje edhe baballareve, vellezerve e familjeve....(nuk u behej thirrje sikur per ti then te dalin me shpate e te benin raprezalje te rinjve sepsa na paskan shkalluar apo sikur veshja e tyre na turperon), por u kerkohej te jen me kerkues, me pak indiferent, me pak fanatik e me shume pjesmarres.

Prandaj dhe kur lexova kete shkrim nuk me la ndjesi te mire, krahesuar me cka duhet te lexojm....Kur lexojm dicka mbi moralin e rinis shqiptare, keshill, kritik apo thirrje duhet te ndihemi te respektuar dhe te sensibilozhemi me ate qe lexojm dhe jo te na indinoj....te pakten un keshtu e mendoj. :D
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top