Ku kanë përfunduar armët e Shqipërisë?

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Në një raport prej 94 faqesh OKB-ja, del në përfundimin se armët e Gaddafit kanë fuqizuar grupet militante, përfshirë grupet terroriste dhe bandat kriminale në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Dymbëdhjetë vende janë të përfshirë në tregtinë e paligjshme të armëve, duke përfshirë raketat portative sam. Në këto dymbëdhjetë vende përfshihet edhe Shqipëria, e cila ka shkelur embargon e vendosur nga Këshilli Sigurimit.

Pas tetëmbëdhjetë muaj konflikt civil dhe fushatë bombarduese e NATO-s, rrëzoi diktatorin libian Muamar Gadafi, por shumica e armëve në vend mbetet në kontrollin e civilëve dhe milicia, sipas raportit të Këshillit të Sigurimit.

Trafikimi i këtyre armëve është kthyer në një biznes fitimprurës dhe një kërcënim i madh për sigurinë në të gjithë rajonin.

"Në 12 muajt e fundit, përhapja e armëve nga Libia ka vazhduar me një ritëm shqetësues dhe është përhapur në territorin e Afrikës Perëndimore, Levant dhe potencialisht, edhe në Horn të Afrikës,",- shkruan raporti.

"Flukset e paligjshme nga vendi janë duke nxitur konflikte ekzistuese në Afrikë dhe në Levant dhe pasuruar arsenalin e armëve, jo vetëm grupet shtetërore por edhe grupet terroriste."

“Egjipti po përballet me fluksin më të keq të armëve të Libisë", thotë raporti, ku një pjesë e medhe janë në duart të grupeve të armatosura në Sinait. Kjo përbën një kërcënim serioz të sigurisë së brendshme për Kajron, që ndodhet në një turbullirë politik të pafund”, thotë raporti.

Armët libiane në Egjipt janë kontrabanduar pastaj në Rripin e Gazës, të kontrolluar nga Hamasi.

Destinacione të tjera për trafikimin e këtyre armëve përfshijnë Sirinë dhe Malin. Të dyja kanë përjetuar konfliktet e dhunshme dhe vërehet se grupet radikale islamike fitojnë ndikim të rëndësishëm.

Ekspertët thonë se Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shkelur embargon e furnizimit me armë të Libisë gjatë konfliktit të vitit 2011. Katari mohoi akuzën, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe nuk janë përgjigjur.

Furnizimi më armë të paligjshme janë kryer nga Shqipëria, Ukraina dhe Armenia, të 3 këto shtete në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë furnizuar Gadaffin me armë, të cilat tani kanë “pushtuar” gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikën, shkruan raporti i OKB-së.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/
 
Back
Top