Ku gabojnë lehtë njerëzit e zgjuar?

Ndonjëherë më të zgjuarit midis nesh humbasin nëpër mendimet e tepërta dhe në mbingarkesën e punëve dhe humbasin gjurmët e të vërtetave të thjeshta që janë të dobishme në lidership dhe jetë.
Për ata që harrojnë shpejt të vërtetat, ja 12 mënyra të thjeshta për t’i kujtuar.

1. Kurrë mos e ngatërroni arsimimin me inteligjencën
Bill Gates, Steve Jobs, dhe Frank Lloyd Wright ishin të gjithë braktisës të universitetit. Mund të keni të gjithë edukimin e botës po të doni, dhe në fund s’keni ç’ti bëni. Ose mund ta nisni nga diçka e vogël dhe me pasion e përkushtim bëheni jashtëzakonisht të suksesshëm. Përdoreni inteligjencën për t’ju çuar aty ku doni ju, cilado qoftë rruga më e mirë për ju.

2. Dhimbja mund të jetë pozitive
Dhimbja është pjesë e nevojshme e rritjes dhë mësimit; mund të na mësojë ne shumë gjëra rreth vetes sonë. Dhimbja e sotme çon në fuqinë e së nesërmes, dhe çdo sfidë që ju hasni mban me vete mundësinë për rritje.

3. Ju jeni shef i jetës suaj
Edhe pse punoni për dikë tjetër, edhe pse jeni në fund të organigramës së organizatës, ju jeni CEO, CFO dhe COO-ja e jetës suaj. Ju po investoni çdo ditë te vetja juaj me veprimet dhe gjërat që mësoni, dhe po e shisni veten çdo ditë me fytyrën që i tregoni botës.

4. Dështimi është një hap që të çon drejt suksesit
Shumë njerëz të zgjuar tmerrohen nëse bëjnë ndonjë gabim, por të mos rrezikoni kurrë nga frika e dështimit është si helm që ju vret ngadalë. Dështimi na mëson disa nga mësimet më të vlefshme që mund të mësoni ndonjëherë, dhe pasja e kurajos për të vazhduar çon drejt zgjuarsisë.

5. Pritshmëritë e ulëta dhe mbrojtja e mirë
Nëqoftëse e vendosni stekën e ulët, nuk do të zhgënjeheni kurrë. Mësoni ta lini diçka të ikë më mirë se sa të prisni për të. Jeta thjesht na surprizon.

6. Problemet vijnë nga brenda vetes
Ne të gjithë kemi raste me njerëz të vështirë herë pas here. Por nëse keni në mënyrë rutinore probleme me partnerin, kolegët, klientët ose bashkëshortin, duhet të pyesni veten se cili është problemi i vërtetë. Mbase duhet tي hedhim sytë brenda vetes.

7. Ia vlen t’i mbajmë standardet e larta
Do të ketë gjithmonë një person i cili do të na thotë që të servilosesh e të bësh “lustra” është e vetmja mënyrë për t’ia dalë në krye. Janë gabim, dhe do të vijë një ditë kur ky lloj mendimi i gabuar do të jetë ‘gropa’ e tyre. Fitoni të drejtën për t’i mbajtur të tjerët në standarde të larta duke e bërë vetë këtë gjë në radhë të parë.

8. Potenciali nuk ka asnjë vlerë për aq kohë sa nuk realizohet
Askush nuk e humb potencialin, por shumë humbasin vulnetin ose zotësinë për ta kthyer atë në arritje. Arsyeja kryesore që njerëzit dështojnë të arrijnë potencialin e tyre të plotë? Ata nuk janë të pavullnetshëm për të ndërmarrë riskun përsipër.

9. Negativiteti helmon shpirtin
Negativiteti është si tsunami: merr fund shumë shpejt dhe merr përpara çdo gjë që i del në rrugën e tij. Kur mësoni të jeni pozitivë, i prisni rrugë gjakut të negativiteti, dhe e hapni veten për gjërat e mrekullueshme që mund të ndodhin.

10. Suksesi nuk është çelësi i lumturisë
Në vend që të synojmë të bëhemi të suksesshëm, ne duhet të punojmë për të qenë një person me vlera, që është vendi ku shtrihet rruga drejt lumturisë.

11. Nëse prisni derisa të jeni gati, do të prisni për të gjithë pjesën e mbetur të jetës.
ثshtë gjithmonë tunduese pritja: pritja për momentin e duhur, për projektin e duhur, për mundësinë e duhur, për çdo gjë që të jetë perfekte. Nëse doni të bëni diçka, planifikoni, përgatitni dhe më pas bëni hapin.

12. Ti i detyrohesh diçka botës, dhe jo bota ty
Në vend që të pyesim veten se çfarë mund të përfitojmë nga bota, duhet ta pyesim atë për atë që mund të japim ne. Kur e bëni këtë, ndryshon perspektivën. Kjo ndryshon gjithçka.

Tregohuni të zgjuar, por mbani në mendje: Zgjuarsia është shumë mirë ta kesh…por të dish të vërtetën është më e mira.

Shkruar nga Lolly Daska, Publikuar në Inc.
 
Titulli: Ku gabojnë lehtë njerëzit e zgjuar?

Ka edhe te zgjuar budallenje , madje do thoja qe kjo simptoma e budallizmit eshte me e theksuar tek k'to "njerezit e zgjuar ".. titulli bashke me artikullin me duken pa pike sensi.

Me poshte Artikulli flet ne pergjithesi - se kuptoj pse i ben gjerat racionale ... duke i ndare njerezit ne budallenj e te zgjuar . Ne te kundert duhet te sillte emra ose te percaktonte edhe masen tjeter " budallenjte" . mah
 
Beri gabim qe ste pyeti ty se ti je me e zgjuara ne univers ne fakt... kjo i ka fallco gjithe keto diplomat qe ka ne CV :D

Lolly Daskal | Leadership and Personal Development | Lolly Daskal
 
Titulli: Ku gabojnë lehtë njerëzit e zgjuar?

Une fola per temen - jo individen.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Ku gabojnë lehtë njerëzit e zgjuar?

2. Dhimbja mund të jetë pozitive
Dhimbja është pjesë e nevojshme e rritjes dhë mësimit; mund të na mësojë ne shumë gjëra rreth vetes sonë. Dhimbja e sotme çon në fuqinë e së nesërmes, dhe çdo sfidë që ju hasni mban me vete mundësinë për rritje.
Interesante kjo :( dmth dhimbja ne shpirt na ben me te fort e me te aft per tu perballur m jeten, kshu e konceptoj un
 
Titulli: Ku gabojnë lehtë njerëzit e zgjuar?

Artikulli flet per anen profesionale dhe ne te vertet qendron cdo pike ne te.

do doja te shkepusja ,ato cka une i quaj suksese por me duken si efekt zinxhir , smund te jesh i suksesshem po nuk i ndoqe te gjithe hapat e nenvizuar.
Keto vijne organike , o i ke o si ke....
 
Titulli: Ku gabojnë lehtë njerëzit e zgjuar?

Njerzit e zgjuar gabojne shume, edhe kur mundohen te kuptojne budallenjet..:P
 
Titulli: Ku gabojnë lehtë njerëzit e zgjuar?

10. Suksesi nuk është çelësi i lumturisë
Në vend që të synojmë të bëhemi të suksesshëm, ne duhet të punojmë për të qenë një person me vlera, që është vendi ku shtrihet rruga drejt lumturisë.

Ke te drejte Monique.

Por ajo qe une nuk arrij te kuptoj ... c'lidhje ka ndarja mes te zgjuarve dhe budallenjve ne k'te rast!? Pasi artikulli te jep pershtypjen qe flet ne pergjithesi, ndryshe nga titulli .
 
Titulli: Ku gabojnë lehtë njerëzit e zgjuar?

Ke te drejte Monique.

Por ajo qe une nuk arrij te kuptoj ... c'lidhje ka ndarja mes te zgjuarve dhe budallenjve ne k'te rast!? Pasi artikulli te jep pershtypjen qe flet ne pergjithesi, ndryshe nga titulli .

kam pershtypjen dhe besimin se nuk flitet per budallenjte ne termin njerez me aftesi te kufizuara....por njerezit qe kudo ti vesh ,ne cdo pozicion jane te paafte te bejne si duhet nje pune.
Personalisht ne staf i kam te kategorizuar (ok nuk perdor termin budalla, por i trashe e perdor) ne njerez te afte profesionalisht dhe te paafte.
E di ku qendron problemi, se ne overload mua me duhet te ngarkoj dyfish keta te aftet, nderkohe qe keta te paaftet mezi mbarojne proceset e veta.
me eshte dashur pak kohe per ti evidentuar, pasi i kam ngarkuar detyra te ndryshme dhe kam dale ne kete konkluzion.

disa nga pikat e tyre per te qene te paafte jane :
1. inisiativa eshte 0
2. pasiguria e tyre eshte e lodhshme
3. vetbesimi 0
4. nuk dalin jashte zhguallit...pra nuk dine te perdorin llogjiken
5. paaftesia per te manaxhuar kohen dhe problemet.

tani lind pyetja pse jane aty ku jane....sepse jane miq ,kushurinj, njerez te aferm te atyre qe drejtojne

Did you get my point?
 
Titulli: Ku gabojnë lehtë njerëzit e zgjuar?

Te lutem mos na kalo ne term tjeter .. njerezit me aftesi te kufizuar - nuk jane budallenj e as nuk mund ti konsiderojme te tille.

Aty te thote qe Suksesi nuk eshte celesi i lumturise , pra hiqe/largoje k'te anen profesionale.

Ndersa pikat me poshte qe ke nenshtruar ti, une do ti ndaja ne njerez qe nuk jane te interesuar qe te kapin majat e ketyre te " zgjuarve" , por jo qe jane askushi.

Iniciativen , nuk e ke sot ... por e ke neser, e kshu te gjitha pikat me rradhe.
 
kjo eshte menyra sesi nje i paafte justifikohet ne fakt.
dhe justifikimet nuk kane lidhje gjekundi me pergjegjshmerine ne pune.

suksesi qe thua ti (te shkeputur) nuk flet per sukseset e jetes....eshte brenda kontekstit te javes profesionale, sepse i tere artikulli flet per anen profesionale.

mgjth ti dhe gjithkush shiheni si te doni.

Per aq kohe sa fusha ku une punoj nuk ka regulla strikte , por ka interaktivitet ....ath njeriu o ben per ate lloj pune o nuk ben!

e shoh personale me temen...te kuptohemi qarte
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top