Ku është dallimi?

Xhelal Tahiri

Antar Aktiv
Kam një kërkesë nga ju, a keni mundësi të bëni dallimin e këtyre dy kuptimeve: Bashkësia e mbyllur dhe mbyllja e bashkësisë. Faleminderit shumë.
 
Titulli: Ku është dallimi?

Bashkesia e Mbyllur perfshin disa numra te caktuar ne nje bashkesi psh. (2,4,3) pra eshte e mbyllur se nuk ka numra tjere ne ate bashkesi perveq tyre.
Ndesa Mbyllja e Bashkesise mendoj se perfshin edhe disa numra te tjere psh kur themi:
Mbyllja e Bashkesise perfshin numrat qift (2,4,6,8,10....+ infinit) pra eshte e pakufishme.

Keshtu mendoj tash sa e kom mir na trego ti :).
 
Titulli: Ku është dallimi?

Sa i perket pergjigjes tuaj, kur themi se bashkesia {2, 4, 3} eshte e mbyllur, ky kuptim nuk eshte i vertete sepse kjo bashkesi eshte e fundme ngase nuk do te thote se ne kete bashkesi nuk mund te shtohen elemente te tjera, e cila mund te realizohet me ndonje korrepodence biektive (bashkesite e numerueshme) kurse bashkesia {2, 4, 3, ...+infinit} eshte e pafundme, Kllapat e vogla (, ) apo [,] perdoren vetem per intervale te hapura (te mbyllura), p.sh. segmenti [0, 3] eshte bashkesi, por jo bashkesi e mbyllur, por interval i mbyllur.
Per te kutpuar keto dy koncepte duhet te perdoren rruzujt e hapur dhe te mbyllur te nje pike (elemneti) nga nje bashkesi.
Po pres edhe pak, qe ndoshta do te marr nje pergjigje te perafrueshme...
Keni durim, se eshte dallim shume interesant.
Rrespekt i veçante per anetaret e forumit.
 
Titulli: Ku është dallimi?

Ah tash ma ki bo kret lomsh :D...pe presim kush e din pergjigjen.Kur ta japin pergjigjen e ksaj detyre atehere e kuptoj shum ma mir :).
 
Dallimi është ky!

Te nderuar anetare te forumivirtual, tani per ata qe jane kurioz, do te bejme dallimin e kuptimeve: bashkesia e mbyllur dhe mbyllja e bashkesise.
Le te jete A nenbashkesi e bashkesise X dhe z nje pike çfaredo nga A.
1. Thuhet se z eshte pike e brendshme e bashkesise A nese kjo se bashku me cdo rrethine te saj i takon A-se.
2. Bashkesia A quhet bashkesi e hapur ne qoftese çdo pike e saj eshte pike e brendshme.
3. Bashkesia A quhet BASHKESI E MBYLLUR ne qoftese komplementi i saj X\A eshte bashkesi e hapur. (ky komplement ekziston sepse kemi supozuar se A eshte nenbashkesi e X).
4. Me e vogla nga bashkesite e mbyllura qe e permbajne bashkesine A, quhet MBYLLJE E BASHKESISE, e kjo do te thote se mbyllja e bashkesise A ne fakt eshte, prerja e te gjitha bashkesive te mbyllura qe e permbajne bashkesine A.
Ju pershendes, nga Ferizaj.
 
Titulli: Ku është dallimi?

bravo te keqen gjyshi i ke ven kapak.
 
Back
Top