Kryetari i Venecias paralajmëron se kush thërret ..... do te vritet

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Kryetari i Venecias paralajmëron se kush thërret "Allahu Ekber" do të vritet

Shiko fotografinë 30998


Kryebashkiaku italian Luigi Brugnaro, ka urdhëruar policët që të qëllojnë me armë drejt atyre që thërrasin “Allahu Ekber” në qytetin e tyre.

Brugnaro pretendon se qyteti i Venecias është më i sigurt se Barcelona, ku së fundi vdiqën 14 persona nga një sulm terrorist, shkruan gazeta britanike Mirror, transmeton Koha.net.

Ai ka krahasuar vendin e tij me Barcelonën, duke thënë se “në krahasim me Barcelonën, ku nuk kishin krijuar kurrfarë mbrojtje, ne duhet të mbajmë rolin tonë”.

“Nëse dikush bërtet në sheshin tonë Shën Marku “Allahu Ekber” ne do ta vrasim atë”, ka thënë kryebashkiaku.

Në Venecia së fundi janë arrestuar dy të dyshuar, të cilët kishin planifikuar një sulm me thikë ndaj turistëve.

“Ata duan të shkojnë tek Allahu, por ne do t’i dërgojmë atje para se të shkaktojnë ndonjë dëm tek ne”, shtoi ai.


© KOHA
 
e kam nje kojshi, kur e merzit dikush at, i thote: Derr i derrave.... //mua me qeshej shpesh kur e degjoja ne te kaluar//

te njejten fjali do ia thoja edhe une ketij derrit ketu: derr i derrave, jeni krejt te njejt ju.... Ama kungullu nuk shkon gjith mbi uje, herdokur fundoset teposht -kam degju keshtu edhe kete gje.... tani e keni Happy End!
 
Back
Top