Kryeqyteti i të pastrehëve në SHBA...!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Ana tjetër e Los Anxhelosit

1460767556foto0.jpg

Los Anxhelos, apo qyteti i engjëjve, tashmë njihet edhe si kryeqyteti i të pastrehëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mbi 44 mijë persona mbijetojnë pa një shtëpi, edhe pse ndodhen shumë pranë Hollivudit dhe njerëzve të famshëm e të pasur. Shumë prej tyre flenë nëpër makina të vjetra, tenda apo baraka.

Autoritetet janë shprehur se numri i të pastrehëve është rritur me 20%. Aktualisht është shpallur gjendja e emergjencës dhe janë kërkuar 100 milionë dollarë për të zgjidhur krizën e këtyre personave, që dita ditës po shtohen.

Rreth 800 persona jetojnë përgjatë shtretërve të lumenjve dhe janë të rrezikuar vazhdimisht nga përmbytjet. Një grup i madh jetojnë edhe në qendër të qytetit, nën ura apo përgjatë linjave hekurudhore.

/ Top Channel

1460767808_foto2.jpg

1460767839_foto11.jpg

1460767875_foto3.jpg

1460767883_foto4.jpg

1460767933_foto6.jpg

1460767941_foto7.jpg

1460767950_foto8.jpg

1460767969_foto9.jpg

1460767982_foto10.jpg

1460767992_foto12.jpg

1460768011_foto13.jpg
 
Titulli: Kryeqyteti i të pastrehëve në SHBA...!

Disa qenkan si poca jo sikur jetojne ne tilla kushte :D
 
Titulli: Kryeqyteti i të pastrehëve në SHBA...!

Po ç'ju duhet Los Anxheles juve? Domosdo qe do perfundosh i pastrehe me cmimet e shpive qe s'jane te perballueshme nga dikush me rroge mesatare.
 
Titulli: Kryeqyteti i të pastrehëve në SHBA...!

Une nuk e kam shume iden se cfare mundesish ju krijon Los Angeles ketyre te pastreheve sepse edhe ketu ku jetoj une ka shume tipa te tille.Kjo nuk eshte se shteti nuk ju siguron strehim apo ushqim,por sepse keta jane tipa te alkolizuar ose ju pelqen kjo lloj jete pa rregulla.
 
44 mije Jonio? Tgjith te alkolizuar dhe qe nuk i pershtaten jetes te rregullt?
Kam dyshimet e mia
 
Titulli: Kryeqyteti i të pastrehëve në SHBA...!

44 mije Jonio? Tgjith te alkolizuar dhe qe nuk i pershtaten jetes te rregullt?
Kam dyshimet e mia

Nuk po i ve kush ne medyshje dyshimet e tua,por kshu nga larg duket si nr i madh edhe kur nuk e njeh jeten ketu.Te jesh e bindur se nese duan te punojne keta ka pune plot USA,aq shume sa cdo vit marin emigrant nga cdo vend i botes.

Ps:50 mije perzgjidhen cdo vit qe vijne me llotari.
 
Titulli: Kryeqyteti i të pastrehëve në SHBA...!

Jane rehat keta me kete jete. Pa kredi, pa fatura, pa e ngre alarmin ne ora 7:00 etj.
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top