Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan gjendet në Katar

Kresha

A pretty face can never trick me
Erdogan mori pjesë si folësi kryesor në Forumin SHBA-Bota Islame që zhvillohet në Doha dhe dha mesazhe të rëndësishme.

Erdogan reagoi ashpër ndaj përmendjes së ngjarjeve terroriste së bashku me islamizmin dhe tha: "Konceptin terrori islamik e refuzoj tërësisht".

Asnjë fe e shenjtë nuk e aprovon terrorin, bëri të ditur Erdogan dhe shtoi: "Aq i rrezikshëm sa është racizmi, antisemitizmi e diskriminimi aq e rrezikshme është edhe islamofobia. Edhe islamofobia është një racizëm, një krim njerëzor dhe çdo njeri i mençur dhe i ndërgjegjshëm duhet ti kundërvihet kësaj. Ndërkohë që asnjë organizatë terroriste në botë nuk vlerësohet me besimet fetare të atij vendi, për fat të keq, pas disa ngjarjeve terroriste, 1.5 miliardë myslimanë tregohen si objektivë. Theksoj edhe njëherë se islamofobia është e rrezikshme".

Kryeministri turk bëri të ditur se në Turqi ka 30 vjet që përjetohen akte terroriste dhe i bëri thirrje botës islame për bashkim dhe unitet kundër terrorit.

Kryeministri Erdogan reagoi ashpër edhe kundër atyre që rijnë indiferentë ndaj tragjedisë njerëzore në Gaza./trt/
 
Back
Top