Kryeipeshkvi italian: Brenda 10 vjetve ne te gjithe do te jemi muslimane

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
krishterimi është në rënie të plotë dhe Islami së shpejti do të bëhet feja kryesore në Evropë, paralajmëroi kryeipeshkvi italian.

Brenda 10 vjetëve ne të gjithë do të jemi muslimanë për shkak të marrëzisë tonë, tha Monsinjor Carlo Liberati, Kryeipeshkv Emeritus i Pompeit.

Italia dhe Evropa jetojnë në mënyrë pagane dhe ateiste, ata bëjnë ligje që janë kundër Zotit dhe ata kanë tradita që janë në pajtim me paganizmin, tha ai. E gjithë kjo dekadencë morale dhe fetare favorizon Islamin.

Duke folur për revistën italiane katolike La Fede Quotidiana më 14 janar, 2017, Kryeipeshkvi tha:

Ne kemi një besim të dobët të krishterë. Kisha sot nuk funksionon mirë dhe seminaret janë bosh. Famullitë janë e vetmja gjë që ende janë në këmbë. Ne kemi nevojë për një jetë të vërtetë të krishterë. E gjithë kjo i hap rrugën Islamit. Përveç kësaj, ata, muslimanët, kanë fëmijë dhe ne nuk bëjmë fëmijë. Ne jemi në rënie të plotë.
orginal_1502140448IcZps.JPG


Kryeipeshkvi shtoi se problemi nuk është vetëm imigrimi i muslimanëve. Numri i i emigrantëve nga Evropa Lindore gjatë viteve të fundit po ashtu ka goditur cilësinë e jetës për italianët vendas, tha ai. Ne i ndihmojmë pa vonesë ata që vijnë nga jashtë dhe i harrojmë italianët e varfër dhe të vjetër që ushqehen nëpër plehra, tha kryeipeshkvi.

Ne kemi nevojë për politikat që të kujdesen në rend të parë për italianët: për të rinjtë tanë dhe të papunët. Unë jam një protestues. Po të mos isha prift, unë do të isha atje duke demonstruar nëpër sheshet.”

Ai madje kritikoi Kishën Katolike për dhënien e parave emigrantëve.

Dhënia e parave emigrantëve që enden nëpër qytet nuk është vetëm e gabuar, por moralisht e dëmshme për shkak se ne inkurajojmë sjelljen e tyre dhe ata të mësohen me atë, duke mos e përmendur faktin që ne tashmë po i ushqejmë ata.

Gazeta Impakt
Burimi : IRIC/ ML
 
Last edited by a moderator:
Back
Top