Love
βeℓℓe â๓e
Emri: Manushaqe اeliku
Vendodhja: Orikum, Vlorë
Vjeç: 34
Mblidhte hekurishte, nënë e dy vajzave të mitura, nënë e një djali 13-vjeçar lypës në Tiranë, dhe gjashtë muajshe shtatëzënë.
Shkaku i vdekjes: Masakruar me sëpatë nga i shoqi.
Data: 10 Dhjetor, 2012.
***
Emri: Rudina Iljazi
Vjeç: 28
Vendodhja: Korçë
Në muajin e katërt të shtatëzanisë.
Shkaku i dhunës: Goditur në kokë, me dëmtime në tru, nga i shoqi. Sipas mjekëve fëmija është jashtë rrezikut, ndërsa nëna ndodhet në reanimacion.
Data: 12 Dhjetor, 2012
***
Emri: Asinja Kuthja
Vendodhja: Fier
Vjeç: 49
Nënë e divorcuar me dy fëmijë.
Shkaku i vdekjes: Therrur me thikë në hyrje të pallatit nga persona ende të paidentifikuar.
Data: 12 Dhjetor, 2012.
____
Emri: Jeta
Vendodhja: Shqipëri
Vjeç: E pacaktuar
Shkaku:
Data: Zgjidh një ditë.
Burimi: peshkupauje
Brenda 48 oreve kane ndodhur makabritete te tilla..
A duhet të na bëjë përshtypje?
A s'bën më përshtypje?
A çfare dreqin na bën përshtypje?
Kjo mënyrë paraqitjeje (pa detaje*, apo analizë, apo fjalë të ndjera) është thjesht për të thënë që Dhuna ka emra.
*gjenden kudo në shtyp.