Kriza, “Guardian”: Greqia nxjerr në shitje ishujt

redi-

Anëtar i Respektuar
ATHINE- E përditshmja angleze “Guardian” zbardh planin e Greqisë për të shlyer borxhet e për të dalë nga kriza. Sipas asaj që shkruhet në artikullin kushtuar Greqisë, shteti helen ka vendosur të nxjerrë në shitje disa nga ishujt e saj më të bukur në mënyrë që të shlyejë borxhet e mëdha ndaj Bashkimit Europian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

E përditshmja britanike nënvizon se në planin e shitjes është edhe një pjesë e konsiderueshme e ishullit Mykonos, i cili është një ndër destinacionit kryesore të turistëve të huaj dhe vendas.

Territori i cili është në pronësi të shtetit duket se do ti jepet për shfrytëzim një manjati të huaj që ka planifikuar ndërtimin e një resorti turistik mahnitës.
Territore të tjera që do të nxirren në shitje gjenden në ishullin e Rodit. Sipas gazetës angleze, edhe Roman Abramovich, pronari i skudrës së Chelsit, është i interesuar për të blerë njërin nga ishujt grekë.

Greqia ka në tërësi 6000 ishuj, pjesa më e madhe e të cilave janë shumë të vegjël dhe të pabanuar nga njerëzit. Ndërkohë vetëm 227 ishuj shfrytëzohen për turizëm dhe janë territore të banuara.

Sipas “Guardian” disa ishuj kushtojnë vetëm 2 milionë euro, aq sa kushton një shtëpi në lagjet e qytetit të Londrës.
(e.n/guardian/BalkanWeb)
 
Titulli: Kriza, “Guardian”: Greqia nxjerr në shitje ishujt

Cfare jane keto lajme koti ncncnnc se ku i gjejne keto lajme me kaq siguri sa i publikojne se kuptoj .... gazeta si gjitmone dhe median e njohim tani qimen e ben tra
 
Titulli: Kriza, “Guardian”: Greqia nxjerr në shitje ishujt

nuk e besoj se greket do shesin ishuj sepse jan te trashe dhe mendojne akoma se ishujt jan toke buke,

une shpresoj qe qeveria greke ti vere ne shitje ishujt dhe pastaj do kete ndonje lufte civile ne greqi ku ne shqiptaret dhe turqit do te perfitojme nga rasti ti pushtojme.
 
Back
Top