Kriza greke, Sarkozi-Papandreut: Shpëtimi i Greqisë obligim i BE

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
45196_2.jpg

PARIS- Të ndihmojmë Greqinë të dalë nga kriza e borxheve është një obligim moral dhe ekonomik i Europës. Kanë qenë këto fjalët e presidentit francez Nikola Sarkozi në përfundim të takimit të zhvilluar sot në Paris me kryeministrin grek Jorgos Papandreu.

Sipas kreut te Elizeut, dështimi i Greqise do të ishte dështimi i të gjithë Europës. Kryeministri grek zhvilloi sot një ditë bisedimesh me liderët e BE-se lidhur me këstin e rradhës që Greqisë i nevojitet për të evituar falimentimin.

Ai tha se Athina është e hapur që të presë vëzhguesit Europianë dhe të vendeve të tjera për të parë sakrificat që po bëhen për të ndryshuar Greqinë.

Papandreu u takua me Sarkozi pas nje takimi qe pati me kreun e Keshillit Europian Herman Van Rompuy dhe liderë të tjerë Europianë në Varshavë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)
 
Back
Top