Violetta
>> KS- AL. etnike <<
Marrëdhëniet ndërnjerëzore bazohen tek besimi. اdo njeri dëshiron t’i besojë njeriut që ka përballë. Dëshira për të qenë i besueshëm dhe i ndershëm pasqyron menjëherë pohimin se të gjithë janë të ndershëm dhe të besueshëm. Por kur shohim marrëdhëniet e njerëzve vëmë re një përsëritje të fenomeve hidhëruese të cilat tregojnë mospërputhjen në mes fjalëve të thëna dhe veprave. Kriza e besimit në mes njerëzve ndonjëherë lind dhe nga keqkuptimet.
Shprehja e ndjenjave dhe mendimeve në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe dëgjimi i bashkëfolësit duke bërë pyetje të drejta pakëson mundësinë e keqkuptimit. Por ajo që të shqetëson më tepër është mashtrimi i të tjerëve në mënyrë të vetëdijshme. Ja disa nga mashtrimet që hasim më shpesh: Marrja borxh dhe moskthimi i tij, dhënia e çekut pa asnjë kërkesë. Keqpërdorimi nga personi i autorizuar. Pasqyrimi i disa cilësive të cilat personi nuk i ka para se të martohet. Tradhtia e njërit prej bashkëshortëve duke krijuar lidhje jashtëmartesore. Mashtrimi i klientit nga ana e shitësit i cili thotë një çmim më të lartë se i vërteti, fsheh mangësitë e mallit dhe peshon mangët. Nëse pronari i shtëpisë nxjerr nga shtëpia qiraxhinjtë me pohimin se do ta shesë apo do të jetojë vetë aty por në të vërtetë kërkon t’ia japë dikujt tjetër me qira më të lartë. Dalja e qiraxhiut nga shtëpia pa paguar qiranë. Nëse qiraxhiu duke përdorur të drejtat që ka ndaj pronarit të shtëpisë nuk paguan shumën e caktuar. Nëse sipërmarrësi, marangozi, rrobaqepësi e të tjerë sillen kundër marrëveshjes së bërë duke vjedhur nga malli i të tjerëve. Në lloje të tilla mashtrimesh në fillim krijohet një marrëdhënie e besueshme dhe më vonë ky besim keqpërdorohet.
Shembujt janë të rëndësishëm
Në përgjithësi mashtrimi është një problem moral që shfaqet me të mësuarin social. Një moral i bukur arrihet vetëm me marrjen e vlerave shpirtërore dhe me vetëkontrollin e personit. Dhe kjo fillon që në ditët e para të jetës, duke pare sjelljet e mira të nënës dhe babait të cilat konsolidohen me sjelljet e bukura të mësuesit dhe të shokëve në jetën shoqërore. Personi i zgjedh shokët nga mjedisi që i është servirur. Në çdo lloj mashtrimi personi kërkon mbështetje nga njerëzit që e rrethojnë. Mbështetja vjen ose nga familja (ambienti familjar) ose nga rrethi shoqëror. Nëse një problem i tillë në sjellje shihet edhe tek drejtuesit e familjes që janë nëna dhe babai apo nëse një sjellje e tillë merret si diçka krejt normale nga ana e familjes atëherë ky fenomen sjell pasoja negative. Një fenomen tjetër i përhapur është dhe pranimi mashtrimit nga shokët si një sjellje krejt normale.
Humbësi i vërtetë është vetë mashtruesi
Personi i cili mashtron të tjerët jeton me frikën e mashtrimit nga ana e të tjerëve. Ngaqë është mësuar të mashtrojë nuk mund t’i besojë askujt. Përsa i përket kësaj teme edhe mashtruesi edhe i mashtruari mbajnë përgjegjësi. duke menduar për mashtrimin e njerëzve përreth sjellja e personit vlerësohet. Atëherë kur njerëzit të bëjnë paralajmërimet e duhura duke treguar se nuk mashtrohen dhe kur personi ta pësojë nga gabimet e tij , lloje të tilla sjelljesh do të pakësohen.
Kërkohet mature morale
Për të mos mashtruar të tjerët personi duhet të arrijë një mature morale. Personat që nuk e arrijnë një mature të tillë për hir të interesave dhe dëshirave të tyre mashtrojnë edhe nëse duhet të paguajnë një çmim apo të dënohen. Përshtatja ndaj një rregulli moral në vendin ku nuk ndodhet asnjë njeri përbën nivelet më të larta të zhvillimit moral. Dhe kjo arrihet me edukatën e bazuar në respekt dhe jo në force.
ثshtë e mundur të jesh i besueshëm
Njeriu zhvillohet dhe maturohet gjatë gjithë jetës. Njeriu duhet të përpiqet të ndryshojë sjelljet negative të marra në fëmijëri të cilat janë përforcuar nga ndikimi i ambientit. Për të ndryshuar në fillim duhet të pranojë që sjellja nuk është morale pastaj të kërkojë sesi ta ndryshojë atë. Për të shpëtuar nga ndikimi negativ mund të ndryshojë shoqërinë dhe në këtë mënyrë shpëton nga vesi i mashtrimit të të tjerëve.
psikologji