Krishtlindjet në Los Anxheles

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Los Anxhelosi njihet për motin e butë si në verë, edhe gjatë sezonit të Krishlindjeve. Shumë banorë dhe vizitorë habiten nga zbukurimet e festave dhe dritat shihen në mbarë qytetin. Elizabeth Lee visitoi disa nga pikat më tërheqëse të këtij sezoni.

281D2971-6420-4DB6-82F5-0070B7CBB958_w640_r1_s.png

Që nga tingujt, tek pamjet, Krishlindjet për shumë njerëz janë pak më të hareshme, më me ngjyra dhe më gazmore në jug të Kalifornisë.

“Festat këtu janë më të veçanta pasi të gjithë janë më të ngohtë dhe mikëpritës siç e shihni me gjithë zbukurimet dhe çdo gjë tjetër. ”

Nga rruga Rodeo në Beverly Hills, deri në Grove në Los Anxhelos, këto pika janë transformuar me drita ku vizitorët mund të kënaqin shqisat e tyre me çdo gjë që sjellin Krishlindjet.

“Më duket sikur jam në Disneyland me gjithë dritat dhe këngët.”

“ثshtë mbushur, ka shumë familje dhe është kënaqësi.”

Dhe kënaqësia për shumë fëmijë është vizita në shtëpinë ku mund të dalin në fotografi me Baba Vitin dhe tregimet e tij për Krishlindjet.

Një tjetër pikë tërheqëse është kjo pemë e bardhë krishlindjesh. ثshtë më shumë se 30 metra e gjatë dhe ka më shumë se 10 mijë ornamente të bëra me dorë.”

Për vizitorët e huaj, ajo që i bën krishlindjet të veçanta në këtë qytet shkon përtej zbukurimeve për festat.

“Këtu ka shumë njerëz nga vende të tjera.”

Shumë turistë thonë se koha e ngrohtë këtu e bën udhëtimin më të këndshëm, përfshi këtë çift nga Spanja.

“ثshtë mrekulli pasi nuk është ftohtë dhe mund të ecësh përreth.”

Koha mund të jetë e ngrohtë për të dalë me mëngë të shkurtëra, por Krishlindjet sikur nuk shijohen pa dëborë.

“ثshtë kënaqësi. Janë Krishlindjet, kështu që të jetojmë pak.”

Për shumë vizitorë të rinj dhe të vjetër Krishlindjet në Los Anxhelos janë vështirë të harrohen.
Z.amrikes
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top