Krimi horror në Tiranë, zbulohen detaje të reja nga vrasja e të moshuarës. 20 të shoqëruar
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen makabre të Fatime Hidës, ngjarje e zbuluar mbrëmjen e djeshme në fshatin Mihajas të Bërzhitës.
Gruaja 74-vjeçare është gjetur e lidhur këmbë e duar dhe kishte ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe mësohet se ishte grabitur. Ajo pak ditë më parë kishte shitur disa bagëti dhe grabitësit duket se e kanë marrë vesh dhe kanë shkuar për ta grabitur.
Siç kanë dëshmuar të afërmit e viktimës, ajo jetonte e vetme, pasi kishte ngelur e ve që në rini. Gruaja nuk kishte fëmijë, ndërsa jetonte me blegtori.
Të afërmit kanë treguar se ajo ishte grabitur edhe 2 vite më parë, ku i ishin marrë 2 milionë lekë, por policia nuk kishte bërë asnjë gjë. Ka qenë kryeplaku i fshatit që ka vënë re mungesën e saj.
Për median ai ka thënë se nuk e kishte parë të nxirrte bagëtitë nga vathi dhe për këtë arsye kishte shkuar në banesën e saj, duke e gjetur të vdekur./syri/