Krijohet partia italiane që dëshiron të rigjallërojë fashizmin

Love

βeℓℓe â๓e
U depozituan pranë Ministrisë së Brendshme simbolet e partive italiane që do të paraqiten në zgjedhjet e ardhshme politike, në program më 24 dhe 25 shkurt.

alba-dorata-italia-620x367.jpg


Mes tyre është paraqitur edhe “Alba Dorata”, partia e frymëzuar nga Agimi i Artë, lëvizja ekstremiste greke. Ajo do të paraqitet në rrethet e Lazios dhe Piemontes në të dyja dhomat e Parlamentit.

Sekretar i kësaj partie është Alessandro Gardossi, 44 vjeç e që më parë ka qenë aktivist i lëvizjes fashiste ‘Forza Nuova’ dhe më pas i Lidhjes së Veriut. Aktualisht kjo forcë politike paraqet formacionin më ekstremist të së djathtës italiane.

Lideri i kësaj lëvizjeje shprehet se pranon mbështetje nga te gjitha krahët politike, mjafton që të mbështesin programin e tyre; kthimin tek lireta, luftën kundër mbizotërimit të bankave, luftë kundër privilegjeve te politikaneve dhe një sërë idesh që mbështeten në ato të shtetit social të Musolinit.

Për sa i përket emigracionit ata shprehen se “jemi tepër të rrënuar për të ndihmuar të tjerët”. E, në faqen e tyre të internetit mbizotëron fotografia e anijes Vlora, simboli i eksodit shqiptar të fillimit të viteve nëntëdhjetë.
G.Shqip
 
Back
Top