Krijimet letrare ~Tetor 2024

Voto krijimin që të pëlqen më shumë


  • Totali i votuesve
    18
  • Poll closed .

Anna*

Typing...
Mod
Fijet e së shkuarës

Në heshtjen e një dite që po shuhet
kujtimet vallezojn, të lehtë si gjethe
pëshpërimat e një kohe që nuk kthehet
një jehonë që kurrë nuk tretet

Në shtigjet e rrahura, këpucë të konsumuara
momente gjallërie, çiltërsi femijërie
Aroma bukës së ngrohtë, zëri i një miku
e qeshura që ngroh dhe zemren më të ftohtë

Lojrat në oborr, dielli shëndrin
Magjia e një vere duket e pafund
Rigjej hijet e njerëzve që kam dashur,
në çdo refleks një shpirt i gjallë

Kështu në kujtime gjej forcën time
një diamant i çmuar, një përqafim në mendime
Çdo moment i kaluar një mësim i marë
një ftesë drejt të ardhmes me zemër të bardhë


Hapat.

...Diku ne disa kujtime te largeta i njihja ata hapa.
Hapa te qete plote potence, dukeshin sikur kishin nje komunikim te vaket me dyshemene.Ndoshta ishte i vetmi komunikim qe u kishte mbetur atyre hapave,pas udhtimeve te tyre neper rruget e jetes. Cudi,thashe me vete,se si hapat tone i leme ne te djeshmen,i braktisimin , c'do hap eshte nje frymarrje e jetuar,nje kujtim i kaluar ,nje faqe libri i shkruar.
Ujrat e jetes i lajne,u zbehin dhe shpesh i bejne te duken si mirazhe mortore.
Pastaj ujrat bejne punen e tyre sic dine ta bejne me se miri vetem ato,kthjellohen,lulzimi behet i dukshem dhe jeta pret hapat e rinje ,nje tjeter broshur vrapimi,nje tjeter kenge,nje tjeter dashuri,nje tjeter britme lumturie ose dhimbje.
Por me rendesi per ujerat e jetes eshte rinovimi,te tjere hapa shprese,jete dhe kaltersie.
Ah,me ne fund u degjua emri im , ne fundin e atij korridori qe ndricohej me pak drite,rradha juaj zonje. kisha rreth dy ore qe prisja per dorzimin e disa faturave. dhe ketu si puna e hapava vdes dhe ngjallesh duke pritur ne rradhe.
I lashe hapat,lashe ne mes dhe kafen me mendimet ne kohe.
Duhej te plotesoja nje formular ,por sigurisht te dhenat ne te skishin lidhje me hapat.
Jeta s'te pret,rrebeshi i intensitetit ste len shume hapsire te mendosh mbi hapat,por,por...do ju kthehem ne nje tjeter moment ,te shoh ne cilin park,ne cilen stine do ulen per te kuvenduar rreth rrugtimeve te tyre ne kete jete....


Ishte vjeshtë

Trokitja e parë e vjeshtës që erdhi indiferente duke mbajtur me duar petkun e saj të argjente, mori me vete ATË.
Ai s'kundërtshtoi dhe natyrshëm u bë gati të nisej...
Mbylli në çantën e shpinës dhe kujtimet e me të mbi supe iku pa e kthyer kokën pas qofte edhe për të pare sa furishëm binin gjethe nga pemët e thata...
Ai iku...
Ishte vjeshtë atë ditë..
Një vjeshtë e trishtueshme sa vetë trishtimi.
Ai s'u kthye pas, as të më fshinte lotët që ashtu të pabindur kërkonin të rendnin pas tij.
Stuhia e dashurisë reshti..
Përrenjetë e premtimeve ranë...
Fyelli i fjalëve të ëmbla heshti..
Rrufetë e puthjeve s'dihet ku vanë....

Unë s'munda...
Unë s'munda ta ndiqja,s'munda ti thoja se e doja shumë shtegtarin tim vjeshtak.
Ishte vjeshtë kur ai iku...
Qielli gri kërkonte të dinte destinacionin e tij..
Ndersa gjethet e thata si pikëpyetje të pakuptimta ranë nder këmbë.
Ai i shkeli pa mëshirë, pa e kuptuar se dikur,të strukur mes tyre, kishte shkelur pa mëshirë dhe shpirtin tim.
Dashuria e tij ishte si manaferrë,u nxitua të më lërë dhe grisi duart në këtë vjeshtë .

Ishte vjeshtë,ishte vjeshtë kur ai iku.....!!



Ne hijen e fushes

Ne perendimin e diellit kur dritat e arta lekunden mbi barin e gjelber, nje siluete e forte shfaqet. Qendron atje me nje qendrim te palekundur si nje mal i vjeter qe sfidon ererat. Fytyra e tij permban histori, secila rrudhe tregon nje beteje te fituar, nje vendim te marre.
Duar te forta te zakonshme mbajne nje gjethe, simbol i qetesise ne stuhite e jetes. Askush nuk flet por te gjithe e ndiejne. Ai eshte aty si nje kujdestar i fushes duke mbrojtur sekretet e natyres. nuk ka nevoje per ze sepse prania e tij ben qe ajri te ngushtohet.
Kur njerezit kalojne ata heqin dore nga zhurma e botes. E kuptojne se ndonjehere fuqia nuk ka nevoje per fjale ajo flet me veprime. cdo hap qe ben eshte nje thirrje per respekt nje thirrje per te kuptuar se e verteta eshte aty ne thjeshtesine e momentit.





*Duke ju falenderuar për pjesëmarrjen e shpall të hapur konkursin.
Ju mirëpresim me votat dhe pse jo të diskutojmë sëbashku rreth krijimeve 😊
 
Shume te bukura krijimet.
Isha mes te pares dhe te 3-tes.
Por me la shije me te mire per jeten,e para.
Ndaj dhe vota ime shkon per krijim e pare.
Urime te gjithe pjesemarresve!
 
Sa shum nostalgji ndër vargje
Me qetësi do votoj dhe mbase ti analizoj.
Faleminderit @Anna* për punën tëmde dhe kohën e dedikuar
Një bravo të madhe krijuesve
 
Po shume te bukura, anna ka parqit gjithmone poezi te bukura, po une per krimtari letrare zone se ke pyt murin per te mor vesh
lool Po qe me pelqejn:lol:
Unë e kuptoj që ti mundohesh me deviju kërkimet ose zhbirilimet 😂
Gjithsesi këtu bëhet fjalë për një konkurs me krijimet e të gjithë antarëve, në këte rast janë vetëm 4 🥹 por rëndësi ka që shyqyr i kemi dhe këto 4 krijues.
Tani mirë që nuk krijoni por të paktën analizoni ose votoni 😂
 
Unë e kuptoj që ti mundohesh me deviju kërkimet ose zhbirilimet 😂
Gjithsesi këtu bëhet fjalë për një konkurs me krijimet e të gjithë antarëve, në këte rast janë vetëm 4 🥹 por rëndësi ka që shyqyr i kemi dhe këto 4 krijues.
Tani mirë që nuk krijoni por të paktën analizoni ose votoni 😂

Une jam duke u martu ti thua zhbirilimetlool

Te gjitha me pelqejne sic e thash kush o e jotja
lool
 
E kuptojne se ndonjehere fuqia nuk ka nevoje per fjale ajo flet me veprime. cdo hap qe ben eshte nje thirrje per respekt nje thirrje per te kuptuar se e verteta eshte aty ne thjeshtesine e momentit.
Votova krijimin numer 4.
Më goditi thjeshtësia e këtyre vargjeve, kaq thjesht dhe kaq fuqishëm.
Bravo të gjithve
 
Kush fitoi? 😁
 
A ka noj voteee tjeter,se mbyllet sot konkursiii.:p
Oooo @Anna* po trokasin fituesittt,2 po su thye ballotazhi.
Dog Dancing GIF
 
@Anna* ku je,te shpallesh keto 3 krijime fituse. Ahahahah
 
Qënka balltazhi nam fare mi, kë me thirr me e thy içik
E me stabilizu podion???? 🤔🤔🤔
 
Ore po kjo Viki @Plusbellelavie që se paska hedh asnje votë e asnjë mendim mbi krijimet
 
Viki Eshte me pushime dhe pa muze qe pas *perjashtimit* nga ish drejtusja .😄
Per @Anna* do i hedh nje sy dhe do votoj .
A ka kohe ti lexoj ? Kur mbyllet ?!
Ka kohë deri afër mesanatës
Tani jepi mundesin drejtueses së re
Duhet me msu me i lan inatet e kota menjan, bëhet fjalë për virtual e dashur, nuk po vritemo me asnji, jeta ka halle shum dhe ti shtojm vetes siklete të kota sja vlen.
Vivi e lascia vivere e il mondo ti sorride
 
Viki Eshte me pushime dhe pa muze qe pas *perjashtimit* nga ish drejtusja .😄
Per @Anna* do i hedh nje sy dhe do votoj .
A ka kohe ti lexoj ? Kur mbyllet ?!
Dhe sic e shef praa,stu lutem me per interes forumi.
E shef Viki,mesou ti marresh te mireqena ftesat dhe kujdesin kur tregojme ndaj teje apo anetarve,jo se ne u bejme lajka anetarve se u duam per aktivitet.
Por respekt reciprok.
Voto e kometo,merr fryme lirshem .
 
Ka kohë deri afër mesanatës
Tani jepi mundesin drejtueses së re
Duhet me msu me i lan inatet e kota menjan, bëhet fjalë për virtual e dashur, nuk po vritemo me asnji, jeta ka halle shum dhe ti shtojm vetes siklete të kota sja vlen.
Vivi e lascia vivere e il mondo ti sorride
Ne fakt un i kam te ndara real e virtualitet ndryshe nga shume ktu .😄
Do gjej kohe ti lexoj e votoj se kshu kot se jap voten .

Sa per inate e kam tregu veten sa inatcie jam dhe ti e kushdo ktu e di shume mire qe kjo ndjenje te un nuk ekziston.
Thjeshte kur te thumbojn dhe te ulin vlerat te iken deshira me kontribu kaq .😄
 
Dhe sic e shef praa,stu lutem me per interes forumi.
E shef Viki,mesou ti marresh te mireqena ftesat dhe kujdesin kur tregojme ndaj teje apo anetarve,jo se ne u bejme lajka anetarve se u duam per aktivitet.
Por respekt reciprok.
Voto e kometo,merr fryme lirshem .
Ti ske fol per intérese?!
Po e le me kaq se e tregove dhe ti fytyren e vertete .
Mbremje te bukur !
 
Ne fakt un i kam te ndara real e virtualitet ndryshe nga shume ktu .😄
Do gjej kohe ti lexoj e votoj se kshu kot se jap voten .

Sa per inate e kam tregu veten sa inatcie jam dhe ti e kushdo ktu e di shume mire qe kjo ndjenje te un nuk ekziston.
Thjeshte kur te thumbojn dhe te ulin vlerat te iken deshira me kontribu kaq .😄
Te gjitha thumbohemi me hir a me pahir, dhe ti e bën, por e don virtuali këtë me sa kam kuptuar, sepse ndryshe mjalti nuk del 😂
Futi nje gotë verë dhe çdo gjë kalon
Lexoi sepse jan shum te bukura krijimet
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top