Krijimet letrare~Mars~2024

Krijimet letrare~Mars~2024

  • Totali i votuesve
    22
  • Poll closed .

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Pershendetje te nderuarit e mi!
Ja ku jemi perseri sebashku ,me nje teme muaji te brisht dhe te fuqishme ne te njejten kohe;
Femra-nena,motra shoqja, mikja.

Tema e muajit ishte;

Mars - Forca e femrës - temë e lirë.

1-Kur flet shpirti.

Sa here te shoh syte, aty gjej veten
Ne shpirt te mbaj, e m'behesh fryme
Buzeqeshja jote, ma ndez zemren
Dhe zhduk erresiren, aty ku mbinë

Dhe thur endrra, per ty per jeten
E si nje lule, pranvere te kam
Cdo dit i them Zotit faleminderit
Se me ty ne jet, e lumtur jam

E ndjej se qielli, m'eshte zemeruar
Se gjithe universi, m'u bere ti
Nuk shoh me qiellin, se ma ke vjedh zemren
O drita e syve te mi

2-Buzëqeshje Maskuar.

E kur loti fshihet nën buzëqeshje

Syt veshur dhembsuri

E kur dhimbja prehet në heshtje

Fjalët burojn veç dashuri

Veç atëherë të kesh të qartë

Ky njeri diçka fsheh

E marrtë dreqi ,e marrtë

Njëherë dhimbjen s'mësoj ta shpreh

Ky njeri që të bën të qeshësh

Dhimbjen pas ty ta largon

Njëherë shpirtin po t'ja prekësh

Lotët lumë do i burojnë

Sepse ndodhë nuk shohim shpesh

Por gjykojmë në pamje të parë

Pas fytyrës që vetëm qesh

Fshihet një shpirt i thyer, e i vrarë

3-Jam femër.

Jam grua.
E brishtë dhe e thyeshme si gotë kristali.
Jam nënë e fortë dhe e aftë t'i mbledh të gjitha copëzat e të nis e të rinis jetën që cdo natë ëndërroj të kem.

Jam pulëbardhë që fluturimthi e dërgoj veten atje ku dua të jem.
Në lirinë time të përjetshme.

Jam lule aromë ndjellëse
E ndonjëherë gjemb .

Jam lot, mungesë,mall.
Forcë,krenari,prehje.
Jam shpresë,dëshirë,dashuri.
Jam femër!

4-Je ti Nënë.

Ti ndjeva dhimbjet nën lëkur
Ti ndjeva fjalët për ndihmë pa thën kurr
Ta ndjeva shpirtin e një nëne tek digjej
kur drita e syve të tu për jetën po pëpiqej
Ato sy që sti pash një herë të lyer
por nga lotët të tharë e të gërryer
Atë shikimin tënd të dhemur
betejat e jetës përballuar pa trembur
Kam mall për duart e tua tek më ledhatojn
flokun, shpirtin e mendimet mi trazojn
Ti më ushqeve me forcë, përkushtim
dashuri, dhëmsuri e bekime moj nëna ime

Nëse dikush do te më pyes
Cila është për ty një grua e fort?
Je ti nëna ime!

5-Ne duart e kohes.

Ne duart e kohes gjendemi,si foshnje e por sa lindur...
ngadale njihemi me te,si femije ngjeshur me pafajsi.
Ne duart e dashurise buzeqehsim , qajme kur na lendon,
E prape e duam se pa te nuk jeton.
Ne duart e lendimit derdhim lot, ndjejme se dhimja ka errsire ,dhe fryme smarrim dot.
Por koha na tregon driten , shikimin na kthen ne diell,keshtu kepusim nje lule dhe ndjejme pranvere.
Ne duart e gezimit lindim endrrat , koha lulezon ,shpirti merr ngjyra ylberi ne ujrat e ti vallzon.
Ne fund pasi kemi mbushur bllokun me kujtime, lutemi dhe per pak dite.
Sikur perjetesia te ishte vetem nje dite.
Pajtueshem me shpirtin ne nje avashtesi pjalmi,koha na kthen ne kujtime te saj.
Dhe keshtu diku ne nje hapsire tjeter ,ndoshta nuk do jemi me ,as thjesht vegime.

Keto ishin vargjet tuaja drejtuar keti konkursi.
Ju falenderoj perzemersisht per mbeshtetjen tuaj.
Jane vargjet tuaja qe na japin mundesine te trokasim cdo muaj me dicka te re per ju. :))
Perqafime per te gjithe dhe muaj te mbare paci!!
 
Redaktimi i fundit:
10 vota te kisha, 10 here dyshin do votoja.
 
Sa shum fjalë të ndjera për gruan, nënën ♥️
Bravo krijuesve, të gjitha të bukura
Me qetësi do e hedh votën time
 
Kete muaj prisja shume shkrime. Kisha nje parandjenje se do kete vershim vargjesh. Pse mos te kishte? Kishte arsye, shume arsye 🤷‍♂️🤦

U befasova nga varferia e temes 😐 gjate vikendit do kem kohe me i lexu, perkunder pritjes se madhe 🤔
 
2 dhe 4 super krijime 🤗
Votova 4 ,sepse ishte shumë i ndjerë si shkrim për mua😊🤗

Ju lumt pena dhe suksese të gjithëve 🤗
 
Tu bo 🧐 kritike letrare pizite 🤗

Kur flet shpirti

E shkruar lehte, e kuptueshme dhe me nje çiltersi qe te kenaq. Jane nga keto poezite e bukura e thurur nga shpirti i nje femre dhe rimat brenda saj shpalosin lumturine e saj. Dhe ku ka nje gje me te bukur se kur nje femer ndihet e lumtur.

Ne fakt une po prisja qe kete muaj teme qendrore te jete nena dhe femra por kjo poezi me beri nje kontrast ku ne muajin kur femra pret te jete teme qendrore del nje shpirte femre, hjeq vemendjen nga vetja, dhe na shpalose lumturine e saj perkrah nje mashkulli.

Nje bravooo nga une, per momentin. E bukur, dhe magjepse megjithate do lexoje dhe tjerat ne vazhdimesi per te vendose voten e shenjet 😊
 
Sa i detajuar je më Kitrra, lum ne që të kemi 🤗
 
Sa i detajuar je më Kitrra, lum ne që të kemi 🤗
Pse mo cfare ka bere tash pafajesia ime 😊 Lum qe jemi te gjithe ketej 🤗 u knaqa tu msu cdo dite nga nje gje te re 🤗
 
Nje pershkrim i bukur per nenen. Ne shumicen e saj poezia permban veti reale te shpirtit te nje nene dhe fshehtesi te shpirtit te saj por ne titullin e saj dhe ne disa raste, por ne vecanti ne titullin kujtoje se ka nje gabim. Une kujtoje dhe shprehe mendimin tim se nena nuk ka buzeqeshje te maskuar. Ne secilen gjendje tone, dhe atehere kur jemj gabim dhe bejme gjera qe lendojne nenen them se buzeqeshja e saj dhe shpirti, eshte plote deliresi dhe çiltersi. Nenat ne shumicen e rasteve dhe kur i lendojme na duan, e vuajne ne shpirte dashurine per ne, me tere deliresine e tyre sa dhe vesa e mengjesit do ja kishte lakmi.
Megjithate poezia eshte e bukur dhe suksese per shkrimtarin.
 
Jam femër.

E kuptoje qe nuk jemi profesionist dhe kete poezi do mundohem me trajtu, kuptohet me aq sa une kam mundesi por jo domosdoshmerisht kjo perbene ndonje rendesi, nen paragjykimin se e ka shkruar nje dore femre 🙂

Pse kam pershtypjen se e ke shkruar duke u ngutur, disi nen presionin e Neves per ti derguar dicka per temen. Me nje kujdes pak me te vogel dhe me nje qetesi pak me te madhe, nje dore qe ka shkruar keto rreshta do munde te bente dhe me bukur, dhe me te fuqishme kuptimin. Megjithate asnjehere seshte vone per tu kthyer dhe ri shkruar ato qe kemi bere.
Suksese 🤗
 
Engjulli im.
Vargje me rime por shume e hapur. Dicka shume e lehte per ta kuptuar se kujt i eshte dedikuar, ndoshta dhe ne titull pa le me ne strofen e pare. Mendoje qe poezia por dhe lexuesi do me shume enigme, do me shume thellim, do me shume kuptime mes rreshtash gje qe sikur te perdorej nga shkruesi do te dilte bukur.

Lexova te tera dhe konsideroje se ne mendjen time me shume la gjurme Kur flet shpirti 🤗

Suksese cupa e cuna 🤗
 
Nje bravo te 6 pjesmarresve me krijimet e tyre, lexohen fjale shpirti dhe ndjenja plot dashuri, forcë.
Duke e gjetur veten shum në ato rreshta të krijimit 2 e votova, ndoshta do ti kisha vën një titull tjetër, rreshta që më preken në zemër.
 
SQARIM
per opinionin forumor lexuesdashes,

Poezia qe u hoq nga gara ishte imja. Kisha pak dyshime se munde te jete postuar ne forum nder vite por nuk kam qene ne dijeni se munde te kete qene ne gare per tu krahasuar me tjera. Po te kisha siguri se ishte ne gare ne vitet e mehershme nuk do e veja ne konkurence.

@NeVertiti faleminderit qe e largove se rregulli eshte rregull dhe te gjithe duhet ta respektojme.

Suksese te gjitheve. Shihemi muajve tjere.

Me respekt,
kitrra 123
 
Perse Kitrra e bere kete ?
 
Perse Kitrra e bere kete ?
Jemi njerez, bejme gabime, shkelim rregulla, megjithate duhet t'i respektojme njerezit kur jemi bashke me ta ne nje komunitet, kudo qofte kjo.
 
Jemi njerez, bejme gabime, shkelim rregulla, megjithate duhet t'i respektojme njerezit kur jemi bashke me ta ne nje komunitet, kudo qofte kjo.
Kuptoj , por nese forumi ka rregulla qe vertet duhen respektuar , do duhej te ishin te parat qe do u referoheshim perpara se te bejm log in !
Ashtu si bazat e nje besimi cfaredo , qe ka 10 rregulla(ligje) baze qe duhen zbatuar dhe pastaj vijne lutjet e faljet dhe adhurimi ndaj zotit !
Une e shoh kaos boten forumore dhe per me teper kaos shpirteror , sesa mendor ...mgjse ketu jemi me mendime te shprehura nga tastiera dhe s besoj se duhet te perfshijme shpirtin ne te tilla formate !
Mbase e kam une gabim !
 
Punk1, kjo cfare keni shkruar permban shume per tu thene por une nuk do e vazhdoje ketu sepse jemi ne temen e krijimeve dhe ata qe kane shkruar krijime presi t'i lexoje dikush. Megjithate ato cfare ke shkru ti ja vlejne per tu diskutu gjere e gjate ne ndonje teme te re.
 
Po ku ti diskutojme o Kitrra , te tema e cifteve ? 🤣
Mos e vrit mendjen shprehu ku te mundesh , se maksimumi do angazhohet pak me shume stafi per te spostuar postimet 😛
 
Per mua gjinia e ashtuquajtur "e dobet" ka qene dhe eshte shpirterisht me e forte se gjinia e ashtuquajtur "e forte", rrjedhimisht votoj 3-shin
 
10 vota te kisha, 10 here dyshin do votoja.
E mire e mire , vec shejtani se e ka pas venin aty😅

Une votova te paren.
Fillimi eshte shume i bukur, per ato 3 4 rreshta te fillimit dhe rreshtin e fundit me beri autorja tia jep voten!
Pergezime per keto fjale o shpirt i bukur qe i ke thurre keto fjale🙂

Ne pergjithesi me pelqyen te gjitha vargjet e tere autoreve te forumit.
 
Une e gjeta kush ka shkrujt ate te fundit ;p
Dhe e votojjjjj
 
Pergezime te gjitheve...
Dhe pse me pelqyen te gjitha, 2 me beri per vete direkt.
Pra, 2 dhe fitofte me i miri/a.!
 
Sa jetime po më duket krijimi pa vota, te mos kisha votuar do tja jepja nje votë se po më dhimet.
 
Engjulli im.
Vargje me rime por shume e hapur. Dicka shume e lehte per ta kuptuar se kujt i eshte dedikuar, ndoshta dhe ne titull pa le me ne strofen e pare. Mendoje qe poezia por dhe lexuesi do me shume enigme, do me shume thellim, do me shume kuptime mes rreshtash gje qe sikur te perdorej nga shkruesi.
Engjulli im ishte qe do votoja. Ma rrembeu zemren .
Po meqe nuk Eshte me nuk po votoj fare .
Jo se sjan te bukura Por nuk ngjit .

Sidoqoft i lumt Peña dhe mendja kush i solli krijimet e Fitofte ma i/e miri/e krijim .
 
Sa jetime po më duket krijimi pa vota, te mos kisha votuar do tja jepja nje votë se po më dhimet.
dhe mua me dhimbsen krijimet me 1 vote,pa le ma pa asnje votee. :( :P
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top