Krijimet Letrare-Dhjetor 2022

Mera

Antarë i Respektuar
Përshëndetje antarë të dashur ,duke ju falenderuar nga zemra për krijimet tuaja ju uroj sa më shumë suksese ♥️♥️♥️♥️♥️♥️♥️♥️♥️♥️♥️♥️♥️♥️
Krijimet për këtë muaj janë këto më poshtë :

1)Ngrohtësi dritash

Dritat shumë ngjyrëshe shkëlqenin,darka kishte marr buzëqeshje festash.
Nga ato darka që cdo gjë të duket e bukur,plot jetë dhe me vlerë.
Magjia e rrugëve të mbushura me njerëz,dyqane që gumëzhinin nga biseda të ndryshme. A`thua bota për një moment pushoj së pasuri halle, a`thua lotët e saj u bën lotë gezimi dhe cdo kush në atë botën e tij me drita, rrezaton si një llambë e vogël festash.
Tentellat e dritave mbulonin pothuajse cdo gjë.
Me të drejtë Dhjetori ,quhet muaj i dritave.
Dhe atë pemën e harruar për një vit rresht në cepin e rrugës,sonte e kishin zbukuruar,i kishin dhënë jetë, nëpërmjet llambave me ngjyra fliste me cdo kalimtar duke ju thënë:- mirëmbrëma,paqësisht duke i`u ndricuar bollshëm syt e tyre mbushur me shkëlqim.
Ndihej me fat dhe ajo ,që më në fund dikush i dha rëndësi në këtë fund viti,ashtu si ne,kur dikush na bën ndonjë dhuratë,na bën te ndihemi mirë,na njeh vlerat, apo na gjendet afër në një moment vështirësie . Nga këtu kuptojmë se sa njerëzor jemi, dhe se sa njerëz me ndjenja njerëzore na gjenden afër.
Dhe ne për njeri tjetrin ,jemi një llambë shpirti , të paktën kështu duhet te jet,ose kështu thuhet në Bibël apo në Kuran .
Erdhi ora e një kafeje.
Kafja e mbushur plotë kafedashës sonte,plus dritat dhe llambat, si aksesor mikpritës i japin një shije jete me ngjyra kafes.
Ah, këto llampat që na ndriçojnë dhe nuk ankohen në asnjë sekond,po mendoja me vete,dhe pse harxhojnë energjin e tyre duke na ndriçuar . Parimisht dhe njerzit duhet te veprojne ne te njëjtën formë.
Më në fund porosita një kafe shqeto , në këtë darkë me drita,nje kafe sheto ne vend te sheqerit dritat me ngjyra.
Dritë dhe mbarësi këto festa për ne dhe për ju.
Dritë dhe mëshirë për atë në nevojë,dritë dhe mbarësi për ata që kanë humbur rrugën .
Dritë dhe dashuri për çdo familje ,ku ne zemrën e një tavoline qëndron gjithnjë një llambë ndezur, duke pritur pjestarët e saj deri ne perjetësi. Kjo quhet tavolina e dashurisë njerëzore!



2) Një lule në dimër

Dhjetor kaq i çuditshëm
nuk e di ç'më ka gjetë
Është diçka krejt logjikshëm
në mes të dimrit kaq të nxehtë?

Jo dhjetori jasht dritares
por ky mbrenda meje
Si n'oborrin e parajsës
nji lule bukur nisi çelje

Që me ju t'jemë i sinqertë
Unë emrin, jo nuk ja di
Kush e dashuron vertetë
si quhet lulja s'ka rëndësi

Por disi duhet t'a thërras
lule e bukur në lëndinë?
Kuturu dot nuk bërtas
të mërzis edhe komshinë

Me kujdes do i shërbej
se me fat jo nuk luhet
Për të Hënën do e rrëmbej
romantike dua të quhet.

Nuk më duhet jo më tepër
gjersa dimrin ma bën pranverë
Kjo është ëndërr e kthyer vepër
Është një fat që t'vjen në derë




3) Femijeria

Sa i dua femijet,jane qenia me e lezetshme me e pafajshme ne kete bote. Kane ate fytyren e embel qe kur te shikojn zhytesh thelle dhe shpesh te vjen ti perqafosh... me kujtohet kur isha femije, me lodhnin duke me thene se sa jam rritur,te behem e mbar, e une gjithemon desha te kunderten,mos rritem kurre... ndonse nuk e dija se cfare me pret ne te ardhmen e dija se kjo eshte dicka qe s'kthehet kurre,desha ta shtrengoj aq fort si nje nene foshnjen e saj ne gji dhe mos e leshoj. Ishte koha me e sincert e imja, isha bote ne vete sikur nuk prekja ne toke fare, kisha endrra,fantazi te bujshme qe disaher merrja aq vrull per te shkruar libra e pastaj vrulli sikur zbeheshte kur e merrja lapsin,nuk kam kete talent une,jo...
Une vetem krijoj nje bote te tere,por vetem ne mendjen time,smundem ta shpreh me laps, smund ta vizatoj,as ta them...e ngjyrosa femijerin me lloje lloje ngjyrash, e shkruajta dhe e ruaj ne mendjen time, eshte nje liber qe vetem une mundem ta shfletoj dhe ta sodis...eshte Femijerija ime,qe kur permallohem,kthehem dhe e shijoj ne endrrat e mija...



4) Shpresë

Uffff,u lodha.
Pffff,sa ters....
E marrtë e mira,gjithshka po më ecën keq.
Isha e lodhur,e përgjumsh.....
Isha e rraskapitur....
Kisha gati dy javë që endesha sa lartë e poshtë për një punë.
E lija numrin ku të mundesha..
Shikoja dyer që më mbylleshin para syve.
Njerëz që më shihnin me përbuzje,disa madje imitonin lëvizjet e mia apo mënyrën sesi unë flisja.
Gjithmonë i kam urryer njerëzit e pasjellshëm.
Sidomos ato që sillen keq,kur deri dje kane qenë vetë në vendin tim.
Po ndjehesha vërtetë keq.
U dorzova më në fund.
Të bëhet çfarë të bëhet,nuk është fundi i botës.
Vajta në shtëpi,të përgatisja diçka për të ngrënë.
Kur papritur marr një telefonatë...
E dashur letrat e tua janë dorzuar në vendin e duhur.
Të hënën të presim për intervistën....
U hodha nga qejfi dhe fillova duke kërcyer nëpër shtëpi.
Aq shumë u gëzova,saqë harrova tiganin në zjarr.
Por isha e lumtur se gjeta një punë.




5) Ylli im

Dikur shihnim yllin bashkë..tani të shoh si yllin më të bukur. A duhet të jem xheloze për hënën që të mban në gjirin e saj ? Normalë kam qën unë e priviligjuara...
A duhet të mendoj tashmë që më ke lën të vetmuar?
Nuk jam xheloze …thjeshtë mendimet e mia dua ti mbash vetęm ti. I pushtetshëm deri në përjetësi.
Urime o ëngjëll i përjetshëm i shpirtit tim.
Sot është përvjetori yt ..e un nuk jam me ty …ama që të dy e dim se në çdo lloj bote jemi të pandarë me njëri tjetrin . Ne kemi qën dhe do të mbetemi një. Festo dhe buzëqesh edhe për mua. Shkëlqe si gjithmon o ylli im i bukur .
E di ? Te gjithë më pyesin se pse i adhuron yjet…. ? Pse nuk flë kurrë pa shkëlqimin e tyre?
Por asnjë se di që aty je ti edhe unë nuk flë pa puthjen tënde.
O admirim i përjetshëm ylli im plot shkëlqim ..kam shumë mall për ty ylli im.



6) Melodi shpirti

Me gjak e ndertova murin
Te cilin doja te mbrohesha
Nuk mund te shikoja pertej murit
Por ama zemren e kisha te qete.
Perqafimi me dukej sikur fole e frikes
Dhe deshira,
Si nje horizont i hapur
Ne bregun e psheretimave
Ku leshonte ze
Si melodi engjejsh
Kur i kendojne diellit ne lindje,
Dhe behen nje jehone e bukur
Bashke me rrahjet e zemres
Kur i kendojne dashurise.
Me gjak e ndertova murin
Aty ku fsheh oret e varfera
Me fjale te ngopura vuajtje
Me psheretima lotesh
Qe mbartin idhnueshem te djeshmen
Porsi shpirti frymen.
Kur vijne momente te veshtira
Qe urrejne vendimet tona
Pse gabuam
Dhe vaditem shpresen
Qe e mbollem ne toke te helmuar.
Duke ju lutur kenges se zogjve
Me shpirtin tim mos te qajne..




7) Fjalë shpirti


Sa e padrejtë kjo jetë

Një tjetër Krishtlindje pa ty

Një tjetër vit pa ty

Sa dhimbjet shtohen

Cdo ditë

Cdo ditë të kam në mendje

Kujtimet me ty s'vaniten

Mbyllë syt për të të patur pranë meje

Mundohem të të përjetoj si dikur

Si kur ishim të vegjël

Ishim kaq te pafajshëm dhe naivë ndaj jetës

Kishim në dispozicion kaq pak vite bashkë

Sa e padrejtë kjo jetë

Më mungon zëri yt

Më mungon mendimi yt në përditshmërin time

Sa a padrejtë kjo jetë




8) Dhjetor

I fundit muaj
po më tingëllon ndryshe…
Ka një melodi melankolie,
Aromë dhembshurie.
Sapo ndjej freskinë e flladit pranveror,
apo ëmbëlsinë e shpirtrave të gjerë.
Po aty,
ndjej edhe ftohtësinë e zemrave të ngurta,
mungesën e përqafimit të lënë përgjysëm.
Përzier të gjitha ndjesitë në Një!
Ky Fundvit,
erdhi ndryshe…
Por fundin do e ketë të njëjtë!
Me padurimin e fëmijës,
të gjithë do të mblidhen rreth sofrës.
Shtrënguar duarsh me të dashurit e tyre.
Ky muaj dimri ndonëse n'a gjeti ndryshe,
në brendësi frymon shpresë,
për më të bardha ditë!




9) Monolog

Dikush më kërkoj të shkruaj dicka te shkurtër filozofike për jetën. Nuk dija cfarë të shkruaja. S'kam shkruar kurrë filozofi dhe pse dashur padashur në të përditeshmen tonë, ne bëjm filozofi. Ashtu pa e kuptuar.
Nuk dija c'përgjigje ti jepja e jo më të shkruaja por kjo kërkesë më futi thellë në mendime.
Po mendoja sa shume të lodh jeta. Raskapitje, stres, zhgënjime ...etj etj.
Jemi gjithë kohën duke kërkuar . Nese nuk e kemi e duam. Kur e marrim duam akoma më shumë. C'kuptim ka kjo?
Nëse mëson fort, të kërkojnë të mësosh akoma më shumë. Nëse punon fort, të kërkojnë të punosh akoma me shumë. Ne e mbingarkojmë trurin, mendjen tone.
Përse?
Dikur, diku kam lexuar që perëndite na kan zili se ne jemi te vdekshëm. Në moment mu dukë qesharake por më vonë nisa të kuptoj!
Po vërtet. Nëse je i vdekshëm mund të hidhërohesh, stresohesh, lëndohesh por, janë dhe të kundërtat pasi ecin paralel të dyja. Që dmth, nëse nuk e di cfarë është e liga, si do mund të dish cfarë është e mira?
Mendova se e gjithë kjo rendje papushim gjithë jetën tonë gjithmonë në kërkim të diçkaje është e kot. Ështe e kot pasi ne nuk po jetojmë si te vdekshëm si dhe jemi. Nuk mendojmë se kjo mund te vi nga momenti në moment. Tani, sot, nesër......
Nëse do ta dinim se kur do ishte momenti dhe ora ecën me shpejtësi marramendëse kuptohet. Tik tak, tik tak... A do kishim kohë te merreshim me këto qe rendemi pas tyre?
A do kishim kohë te urrenim?
A do kishim kohë të lodhnim veten, ta stresonim, ta sfilisnim deri në ekstreme?!
Mendoj se jo!
Pra cfarë është jeta? Ndoshta këtë se di.
Por si do mund ta jetoj atë i lumtur?
Këtë mendoj se po. E di!
Do jetoj si i vdekshëm. Sikur momenti im mund të vi dhe sot. Mund të vi dhe nesër. Kjo do më jap paqe. Do më jap dashuri. Do më bej të jem i kënaqur me cfarë kam ,pa kërkuar më shumë.
Sepse mendoj që pikërisht ky është celësi i një jete të lumtur. A do mund t'ja arrijë plotesisht kësaj? Këtë se di...



10) Dhjetor i shpresës

Ditët e ftohta e të acartë
Gjithë vendin kanë pushtuar
Bardhësia e dhjetorit
Tej për tej ,çdo gjë ka mbuluar
Ja qytetet plot ndriçim
Si një kartolinë në dhjetor ngjajnë
Edhe pse ka pas mjerim
Në çdo cep për çdo shtëpi ,
të zbukuruar plotë drita e kanë
Sikur çdo muaj të ishte kështu
Plot ndriçim dhe zemrat plot
Nuk do kishte mjerim, dhe as trishtim në botë
Të gjithë gëzojmë
Nuk ka lot ,por veç shpresë
Edhe pse acar dhe stuhi
Lumturia qiellin ndezë
Se ndiejmë këtë ftohtësi
ngrohtësia na ka pushtuar
Më mirë do bëhet ky Vit i Ri
Kështu themi duke shpresuar
Të bashkuar nëpër tryeza
me familjarët nëpër shtëpi
Me tradita brez pas breza
e presim dhe këtë Vit plot dashuri




11)Bashkë me Erën

Ndërsa bëj përpjekje titatinike duke u kacavjerrur, në dritaren e madhe të dhomës së ndenjes për të mbuluar ç'do cep të saj me dritëzat e vogla festive.
Them për të disatën herë me vete,

"Kjo nuk është një punë për burra"

Por pa mbaruar mirë sentencën e kësaj "bindjeje" time, Era shkund perdet dhe për pak sa nuk më rrëzon nga karrigia.
Më tepër se sa frika e të papriturës, apo lëndimit aksidental diçka pa emër ma sëmbon shpirtin.
Kurrsesi trishtim, apo analogjitë e tij. Ai s'ka nevojë për alibi. Të zë për fyti dhe bëhet zot i qënies tende.
Jo. Kjo është diçka tjetër, kjo mban aromën tënde perqark si një aureolë. Po, po kjo është melankoli...
Kjo je ti, që s'je. Dhe si për inat më fanepsesh e qartë duke mbushur dhomën me bukurinë tënde që ja kalon njëmijë dritave. Por sapo zgjas dorën, ti me një rrotullim fustani a tisi të hollë mjergulle të bardhë, largohesh var kokën prapa dhe qesh paturpësisht si një djallushe. Duke më kujtuar që s'je tjetër veç se një mirazh.
Po po ti. Por nuk do të quaj me emrin tënd, po me atë që u bëre simbiozë duke më prishur qetësinë.

Do të të quaj Era.

Fishkëllima e çajnikut në zjarr më zgjon për një çast, pasi teksa e heq, avujt që dalin nga ai formojnë sërish portretin tënd.

"Jam mallkuar!"

Definitivisht kjo nuk është koha për çaj. Së bashku me Erën kap pijen e parë, që më ze dora. Tingulli i njohur i gurgullimës së zbrazjes në gotë, së bashku me këngën në sfond që u kujdesa të vë e cila I përngjet, fiks momentit dhe emrit tënd, më çarmatosin. Tashmë ke shpartalluar ç'do barrierë dhe portë të shpirtit tim.

Je aty.

Aq sa jam gati të bëj be mbi ç'do shenjtor të gjallë a të vdekur, se po ndjej prezencën tënde fizike.
Të marr për dore, ulemi në sofën tënde të preferuar. Dhe shfletojmë albumin tonë të fotografive. E ndërsa shoh vëndet ku kemi qenë, syrin ma vret bardhësia e vendeve ku nuk mundëm të shkonim. Zbrazëtia e atyre kuadratëve më trishton, e kap menjëhere kuptimin e vështrimit tënd përgjerues...

Dhe si me magji e gjej veten me kokën e zhytur në një kapele qesharake. Pas krahëve kam kullën Eifel.Ndihem si një turist idiot i lumtur. Por ti vjen më shtyp hundën dhe më puth, duke më rregulluar për blicin e aparatit që mban në duar.

Sa shumë vende, sa shumë kujtime...

Dhe ja ku e gjej veten në Tokyo, në një park plot me qershi, me turinj të varur. Ndihem i përdhunuar në burrërinë time, pasi ti më ke veshur një bluzë që njësohet me lulet e qershive. Por nuk ngurron të më pëshpërisësh në vesh fjalë mikeluese, skuqem si një virgjëreshë... oh çfarë arome dehëse.
Aroma jote....
Por sakaq kujtohem, ti nuk je realisht ketu.
Ti nuk je më.
Përse erdhe?! Apo ti veshësh fytyrës sime melankoline në keto ditë festash? Njerzit e e pëlqejnë melankolinë vetëm kur e shohin të pikturuar. Dhe mua ndjesia e mëshirës më kall krupën.

Përse erdhe?
Apo mos vallë....
Jo, jo. Nuk guxoj ta mbaroj mendimin.

Era nuk mund të robërohet kurrsesi!
Ti je e lirë, le ta mbaj melankolinë si dekor festiv ketë fundvit. Ma merr dorën, më ço në shtërngatën dhe fortunën tënde më të egër. Mjaft që më pas të më puthësh dhe përkundësh, me flladin tënd pranveror me aromë marramendese.





Këto ishin krijimet për këtë muaj 🤗🤗
Lexim të këndshëm dhe mos harroni të votoni krijimin e preferuar 🤗🤍🤍
Me dashuri për ju
Beba♥️
 
Redaktimi i fundit:
O sa bukur! 🥰
11 krijime!
Urimeeee!
Do i lexoj sapo t'jem ne pc.
 
Last edited by a moderator:
un thash do kesh mbledh nja 50 krijime meqe tkan dal tomthat venit tu kerku krijime 🤣🤣

Po mir mir nuk qenkan keq 11 cope

Kur tjem naj nate roje do i lexoj :p
 
Last edited by a moderator:
un thash do kesh mbledh nja 50 krijime meqe tkan dal tomthat venit tu kerku krijime 🤣🤣

Po mir mir nuk qenkan keq 11 cope

Kur tjem naj nate roje do i lexoj :p
Mi kan borxh ata që nuk më sollën🤣🤣🤣edhe ti bashkë me ta 🤣
 
Redaktimi i fundit:
wowwwww sa shume :)
Suksese bebe!
Bravo anetar!
Kur te kem kohe do i lexoj! :love:
 
Ah sa bukur kte here
Kshu me lexim vrull nk gjeta gabime😆
aman shif pak. tgjithe me e-ne me 2 pika qenkan shkruar, hahaha
ose i ka rregullu bebja se di
 
I lexova dhe shpirti im i veshi fjalet per tu ndjere njejte.
Dhe cdo krijim eshte i bukur, shume🤍
Uroj suksese per kedo🤗
 
Me nje lexim perciptazi te shpejt me ran ne sy,
Po vecoj dmth 1, 4, 6, 9
Por kjo ishte vezhgim kshu sa me thon.
Ju lumshin dockat te gjithve.
Gezuar nga une 🍻

P.S edhe @Bebw Jo mo kshu surprizash, rri rri qit naj patate nga furra. Kshu biskote me fal 🤣
 
Votova 10ten-
me kujtoi vjershat e femijerise.
ja na erdhi viti i ri,
sa jam i gezuar,
porsi une dhe cdo femi
pret per t'a festuaaaar...
 
Kerkojme nje redaktor paga e knaqshme.
Te interesuarit te kontaktojn ktu.

(Amon aq shum kemi nevoj per nji sa duket edhe ke njoftimi)
 
Vota ime ishte mes krijimit;

2) Një lule në dimër
~dhe~
11)Bashkë me Erën

Por 11-bashke me eren me kujton penen e klasikve.
Merr voten time.

Tek e lexon udhton,hyne ne ate pershkrim aq spontan dhe te gjalle .
Urime!
 
Por do rikthehem dhe me krijimet e tjera,jane vertete shume te ndjera dhe te bukura.
 
Me nje lexim perciptazi te shpejt me ran ne sy,
Po vecoj dmth 1, 4, 6, 9
Por kjo ishte vezhgim kshu sa me thon.
Ju lumshin dockat te gjithve.
Gezuar nga une 🍻

P.S edhe @Bebw Jo mo kshu surprizash, rri rri qit naj patate nga furra. Kshu biskote me fal 🤣
Mos u tall me mua ti 😂
Meme Read GIF

gjthss gabime ka plot lool
po kot aman per gallate 😁
Ato jan për t'i shtuar aktivitetin konkursit 🤣
PS: tani s'bëj dot më rrëmujë si më parë 😂mi ka fut këmbët Nevi në një këpucë 🤣
 
Kerkojme nje redaktor paga e knaqshme.
Te interesuarit te kontaktojn ktu.

(Amon aq shum kemi nevoj per nji sa duket edhe ke njoftimi)
Po pse kështu në ajër do bësh kritik ti 🤣
Ndize shkrepsen 🤣🤣🤣
 
yyyyyy sa shume krijimeeeee . 😍
Nuk mund te jap asnje mendim pa i lexuar po ju lumshin dockat kush mori pjese .
Frika e ruan vreshtin Dhe gersheret e bébés paskan dhen rezultat mesa duket 🙉😬🤣

Pertej shakave jam shume e lumtur qe ky konkurs vazhdon akoma dhe me fuqishem se me pare kte fundviti .🤗
Ah sa bukur kte here
Kshu me lexim vrull nk gjeta gabime😆
Edhe ti vetem nje gabim ke ber nk-nuk 😌😬
P.s a te dhash te tema antarit do korrigjohen ato gabime fale teje ?🤣🤣
 
Uaaa sa shum, bravo Forumsa , me duket se lexova dhe nje poezi te @Lauri 😍
Ja me qetesi i lexoj te gjitha dhe votoj
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top