Krijimet e muajit Tetor 2020!

Vajza

🪡
Shiko fotografinë 1758002

Krijimet e muajit tetor 2020!
Pershendetje forumista, dhe Ja ku jemi perseri bashke me krijimet tona. Ju uroj lexim te mbar. Mos harroni te komentoni + te votoni.

1.Gjysmë Heroi

Gjysma vargjesh pa fytyrë,
Vdekur fjala nëpër tym.
Gjysma jetësh në torturë,
Gjurmë plumbi në një mur.
Gjysma botësh pa ide
Vrasin shiun që në re!
Gjysma rrugësh pa trotuar,
Stiva njerëzish nëpër shkallë.
Gjysma mbetjesh pa ricikluar,
Skalisin pikërisht ndotjen e munguar.
Gjysma duarsh mbi kokë,
Truri hesht po thyen thonjtë.

Gjysma fytyrash pa vargje,
Vdes njëra, po mbet’ një lagje.
Gjysma tmerresh në një jetë,
Lëmsh varresh gjer te retë.
Gjysma idesh pa një botë,
Penëthyese në Qiell e Tokë.
Gjysma trotuaresh të vetmuara,
Presin notat, fallcetot e sforcuara.
Gjysme riciklimi kur s’ka mbetje,
Shkuma e detit I përthith me etje.
Gjysmë kokash pa dy duar,
E rrëzojnë po s’e ngrenë trurin e uruar.

Gjysma lindjesh pa perëndim,
Gjysma e dehur, tjetra e pirë.
Gjysmë teksi pa melodi,
Muzg I vrenjtur, një melankoli.
Gjysmë mendimi pa nje zë,
Shkel një dyshim,po një tjetër vë.
Gjysmë autori pa balonë,
Shtyn erën drejt në dhomë.

Gjysmë artisti pa një penë,
Gjysmë jete pa një venë!
Gjysmë arti I mbivlerësuar,
Gjysmë jete e harruar.
Gjysmë mjegulle pa mbarim,
Gjysmë ushtari pa fitim!
Gjysmë njeriu pa ideal,
Gjysmë skeleti pa një varr.
Gjysmë prindi pa femijë,
Gjysmë mendje pa flori.
Gjysmë mozaik I paplotësuar,
Gjysmë mendimi I pamenduar,
Gjysma e gjysmës së njeriut,
Thikë e shpatë në der’ të komshiut.
Gjysmë lutjesh pa fole,
Cilën nga këto gjysma plotësuam ne?

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

2.Monolog

Nate e gjate , heshtje e shurdhet, vetmi mbytese, trishtim i fshehur...dhe ja ku ndodhemi perseri brenda "4 mureve te vetvetes tone".
Sa e cuditshme qe je e dashur vetja ime, diten e kalon ne moskokcarje ndersa naten zhbiron disa kujtime ndoshta jo te padeshiruara por te pa vlera per te zhdukur buzeqeshjen tende. Ankohesh pastaj nga pagjumsia, jo jo e dashur ...duhet me doemos te kesh vullnet qe ti hedhesh gjerat pas.
Perse duhet te mendosh per kaq shume gjera?!
Perse vazhdon te flesh me te kaluaren dhe zgjohesh ne agoni me te tashmen ?!
Kaq shume pyetje pa pergjigje , kaq shume net pa gjume...jam e lodhur, me degjon?!
Dua te fle, po po te fle ndoshta per muaj me radhe dhe kur te zgjohem dua qe e gjitha kjo te jete nje enderr ,e trishte, por e paperjetuar ne realitet. Jepi fund tani udhetimit tend ne te shkuaren , fshije trishtimin dhe vendos grimcat e lumturise prane njera-tjetres ne menyre qe te plotesojne tablone rrezellitese te rrezatimit tend.
Se kupton qe eshte e kot te kapemi pas te shkuares ?!
Asgje nuk mund te kthehet pas ,askush nuk mund ti rikthej gjerat qe shkojn.
Hajde tani ,shkoj vone ...e vazhdojme biseden perseri neser ,e keshtu me radhe deri sa te te bind qe asgje nuk zgjate pergjithmone .
Mbylli syte dhe mos mendo asgje ,neser do te jete ndryshe...

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

3.Strehëz

Shiu i parë i vjeshtës, erdhi i paftuar,i furishëm. Më gjeti të papregatitur ....pa çadër e plot mall.
Bulzat e tij më pushtuan të gjithën.
Gjethet e arta të këtij Tetori të rëna në tokë që aq bukur harmonizohen filluan të shpërfytyrohen nga pellgjet e ujit.
Qielli u pushtua nga ngjyra gri e diku majave të maleve mbulohet me pelerinën e ylberit.
Ashtu strukur nën një strehëz, rrëmova për numrin e taksisë e për dreq dilnin veç lapsa, make up që unë i dija të humbur.
Unë e kam me nxitim,po ti o shi pse po nxiton?
Kush ta paska sjellë në majë të hundes që kërkon të zbrazesh i gjithi? Apo po kërkon të mbarosh detyrën tënde misionare e ti lësh vend dritës së Diellit?
Leqë mire e ke dhe unë kam mijëra pikëpyetje në kokë dhe presin përgjigje, zgjidhje.
Eh, o shi, shpirti i njeriut është si një kënetë; nëse nuk e kapërcen shpejt atë, rrezikon të mbytesh në të.

Teksa shiu përplasej fort në rrugë, njerëz me çadra që lëviznin ç'rregullisht kryq e tërthor,ashtu dhe kujtimet e mia morën arratinë.

U bashkua një kalimtar në strehë seç mërmëriti diçka,por nuk ma fitoi vëmëndjen.
U zgjata e ngrita kokën lart, u përzien lotë e shi.
Ti shi,je bereqet për tokën, po lotët e mi a vlejnë për atë dhe ata?!
Nuk më ka parë askush të lotoj,e s'mund të ja jepja luksin as këtij të panjohuri që na kishte bashkuar i njëjti hall,(shiu)
Doza e shiut u ul, u bë i lehtë, dielli dukej që do dilte punë minutash.
I shkunda piklat nga floket, mblodha veten dhe i lashë të gjitha kujtimet e lotët në atë strehëz.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

4. Pika loti…

Lot qe vershon marre
ne faqet e thara
zemres se shkelur
te kalbur e te vrare.

Lot qe kerkon cjepurr,
buzqeshjen ta ndal,
e lodhur, e dobesuar
qe nga buza e fikur nuk do te dal.

Lot qe mundon shpirtin
ta hudhi tutje ne ferr
ta perpije, ta mbledh ,
ne nje grusht te pa vler.

Lot qofsh i mallkuar
qe u fale pa guxuar
me grise kujtimet
me grise mua!
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

5.Flutura të vrara...

Të dehur prej erë-lisave
të pjesës së mbetur,
si ishull pa udhë,
atje, në pyllin e djegur të ëndrrave,
engjëjt e fluturave të vrara të kraharorit tim,
diç miklojnë...
Eh!
Ka krijesa që shkelin brenda brinjëve,
pa lënduar flatrat...
Ç'them kështu?!
Nuk kam besuar tek ringjallja!
Kurban të së ardhmes,
kam flijuar veten
dhe nëna, s'dua të mësojë ateizmin tim.
Në kohën kur gushti
djeg netët e veta
e vjeshta puthet me ardhjen,
begati e frymtë
si shportë frutaplotë,
tërheq fletëkalendarin.
Ke ardhur...
Ku banojnë gjysmat,
kur tymnajat tregojnë,
që ëndrrat frymë nuk marrin?
Në u ngjallshin,
të fal brendinë e medalionit
të varur në gushën e hënës,
në çastin e harkimit,
në të përtejmen e syve...
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

6.Ti që nuk u rrite kurre..

Sa e merzitur jam!
Une nuk doja te jem pjese e botes tënde.
Bota jote ishte zhytur ne ujra te turbullta.
Ti asnjherë nuk bërë perpjekje
dilje nga aty..
Nuk doja te ndez shkendi
Dashurie.
Per dikë,që mendon se është
Qendra universit!?
..Nuk doja te besoja se ke rëne në humnere.
Ti që nuk u rrite kurre..
e që mbete femije i lazdruar tani e sa vite qe te njoha.
Ti që krijove nje aisberg mes nesh!
Po po,nje aisberg nga ata qe krijohen ne ujrat e atlantikut,ku nje herë e një koha..një anije gjigande
u fundos..
Duke lëne kujtime aq te hidhura.
Ti qendron i ftohtë.
E unë,pa dashje hyra në ato ujra!
Me shprese se dhe ty dot terheq nga aty.
Un hyra në botën tënde të errët
Une doja ta shkrija atë akullin qe kishe krijuar ti.
Ti bëre nje qarje ne zemren time.
ku e fundose në fund të oqeanit.
Sa e trishte ndihem sonte.
Dua të harroj çdo kujtim ,që me lidhe me ty.
Dua ti mbyll syt,dhe të ëndrroj se një dite
do shkrihet ai akull dhe perzihet me ujrat e ëmbla.
Por sa hap syt?
un shoh që Ti,
Çdo ditë e me shumë
mundohesh të mos e kapin rrezet e diellit ate akull.
Ti mund te mos shkriheshe kurr.
Ti mund te fundosesh dhe shum anije tjera..
Por nje dite!
Një diell do ngroh aqë shumë.
Sa ti do shkrihesh ,dhe do mbetesh
Nje kujtim i hidhur..
Per shum viktima.
Ti që nuk u rrite kurr...!?
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

7.Ndalu...!

Ndalu nje cast e kujto cfare te beri te lotosh dhe pse fillove lotet te urresh.
Kujto kush te lendoi ,sepse aty fillove njerezit te urresh
Kujto kush dhimbjen ta dhuroi e ti shpirtit ia veshe si petk te praruar ,per te fshehur buzeqeshjet e hidhura , lendimet , peshen e fajit.
Kujto perse botes kaq shume i fal dhe prej saj merr copeza grimcash si ushqim per shpirtin ,por perhere e pangopur ndihesh
Kujto kush pjese te ligesive te beri e boten e pafajshme brenda teje shkaterroi
Sa ligesisht bota shpirtin tend mekoi…

Por ti nuk ndalesh te kerkosh miresi tek kushdo qe takon, shkendijat e tua perpiqen te ndezin zjarre te shuara, e sapo ato i ndez rikthehesh ne cepin tend e shpinen gjithckaje i kthen.
Perse?
Je e lodhur dhe kerkon te flesh e keshtu te harrosh se je duke u tretur nga dhimbja qe brenda vetes mbart?
Shpirti yt shkelqen permes syve te tu , buzeqeshjeve plot rrezatim , puthjeve te embla qe vjedhurazi ke falur
Sa shume i ke falur kesaj bote e asgje mbrapsht s’te ktheu , rende pas dashurive te cmendura dhe te mohuara dhe kurre nuk braktise!
Ti fale boten brenda teje sepse te mesuan se dashuria eshte melhem per shpirtin ….

Por, ndalu nje cast …
A nuk kupton se ne gjithe kete maraton ke humbur veten?
Endrrat e tua i ktheve ne vegime te mjerueshme
A kupton se zgjodhe boten perpara vetes?

Ndalu e dashur ndalu dhe riktheju uni-t tend
Ndalu dhe gje ritmet e tua te sigurta , te cilat te japin paqen e munguar
Jepi zemres tende mundesine te rrah e lire e pa pengje brenda saj …por lere te jetoj pa pritur askend dhe pa ndjere per askend
Mundesh?
Gjeje forcen per hir te paqes qe syte e tu plot shkelqim reflektojne ,sepse lirine dhe dashurine e ke brenda saj, brenda vetes tende dhe harro ligesite qe shpirtin te ndrydhin….dhe jeto e dashur , jeto per veten tende!
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

8.Buzë Detit.

Është ende herët dhe unë jam zgjuar.
Jashtë është akoma errësirë,por nuk mé rrihet në shtrat.
U zgjova dalëngadalë dhe po ecja në majë të gishtave,për të mos zgjuar të tjerët.
Mora trikon e parë që gjeta në dollap,lidha flokët dhe doja të dilja buzë detit.
Edhe pse është ora 04,e mëngjesit e kam të nevojshme një xhiro.
Vendosa kufjet në vesh,e një melodi më nevojitej në ato momente.
Ndjehem konfuze me veten,në lidhje me ndjenjat e mia.
Edhe pse jam e rritur,sërish ngatrrohem me ndjenjat.
Në njërën anë është zemra e cila më thotë se duhet të jem e lumtur.
E në anën tjetër mendja,e cila më kritikon se lumturia nuk ekziston.
Po qëndroj buzë detit,dhe po pres të jem e qartë me veten.
Pse gjithmonë unë do të bëj luftë mes shpirtit dhe arsyes.
Pse duhet të ndodhë diçka e tillë?.
Zemra thotë dashuro,mos ki frikë.
Mendja më bërtet të mos gaboj sërish.
Ktë herë do marr shembull mendjen.
Ndoshta nuk do jem e lumtur,por do të jem me këmbë në tokë.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

9.Pse...

Pse të jetosh?
Pse të punosh?
Pse shkojmë larg?
Pse të provosh t'i bësh të gjitha?

Tani duhet t'i bëjmë pyetje vetes
Pse jo?
Pse të mos provojmë sa aftësi kemi?
Pse të mos provojmë se cfarë njeriu mund të bëhemi?

Mjaft me pyetje Pse!
Unë mund të marr vendime,
Unë mund të ndërtoj një plan,
Unë mund t'i bëj ëndrrat e mia realitet,
Mund ta ndryshoj veten time...
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
 
Last edited by a moderator:
Po mos te kisha lexuar te paren, vota ime di kishte shkuar per pesen

Komplimente te gjithve ?
 
I lexova dhe sinqerisht ka aq shume gabime ortografike dhe gramatike , sa edhe pse mund te jene copeza te bukura , ia prishin gjithe bukurine ato lemshet e bera
Dhe te vjen keq kur mendon se ne ato rreshta keni shprehur nga vetja , dhe jane tuajat ..dreqi e hengert pak vemendje kushtojini se jane tuajat!

Ndjese per irritimin me siper, por te vjen keq sepse ai qe i lexon lodhet qe ne rrehstin e dyte

ja ti bej edhe nje analize meqe i lexova me kujdes....

1.Gjysmë Heroi

Gjysma vargjesh pa fytyrë,
Vdekur fjala nëpër tym.
Gjysma jetësh në torturë,
Gjurmë plumbi në një mur.
Gjysma botësh pa ide
Vrasin shiun që në re!
Gjysma rrugësh pa trotuar,
Stiva njerëzish nëpër shkallë.
Gjysma mbetjesh pa ricikluar,
Skalisin pikërisht ndotjen e munguar.
Gjysma duarsh mbi kokë,
Truri hesht po thyen thonjtë.

Gjysma fytyrash pa vargje,
Vdes njëra, po mbet’ një lagje.
Gjysma tmerresh në një jetë,
Lëmsh varresh gjer te retë.
Gjysma idesh pa një botë,
Penëthyese në Qiell e Tokë.
Gjysma trotuaresh të vetmuara,
Presin notat, fallcetot e sforcuara.
Gjysme riciklimi kur s’ka mbetje,
Shkuma e detit I përthith me etje.
Gjysmë kokash pa dy duar,
E rrëzojnë po s’e ngrenë trurin e uruar.

Gjysma lindjesh pa perëndim,
Gjysma e dehur, tjetra e pirë.
Gjysmë teksi pa melodi,
Muzg I vrenjtur, një melankoli.
Gjysmë mendimi pa nje zë,
Shkel një dyshim,po një tjetër vë.
Gjysmë autori pa balonë,
Shtyn erën drejt në dhomë.

Gjysmë artisti pa një penë,
Gjysmë jete pa një venë!
Gjysmë arti I mbivlerësuar,
Gjysmë jete e harruar.
Gjysmë mjegulle pa mbarim,
Gjysmë ushtari pa fitim!
Gjysmë njeriu pa ideal,
Gjysmë skeleti pa një varr.
Gjysmë prindi pa femijë,
Gjysmë mendje pa flori.
Gjysmë mozaik I paplotësuar,
Gjysmë mendimi I pamenduar,
Gjysma e gjysmës së njeriut,
Thikë e shpatë në der’ të komshiut.
Gjysmë lutjesh pa fole,
Cilën nga këto gjysma plotësuam ne?
Shume gjysma qe bejne nje te plote !
Pershkrim i nje shekulli te mundishem ...
Aktualitet? histori? gjendje?
Se di cfare ka dashur te trasmetoj autori/autorja , por mua me erdhi si nje shuplake fytyres ,si nje thirrje per ndergjegjesim.
Ndryshojme dot nga ato gjysmat e pershkruara?
2.Monolog

Nate e gjate , heshtje e shurdhet, vetmi mbytese, trishtim i fshehur...dhe ja ku ndodhemi perseri brenda "4 mureve te vetvetes tone".
Sa e cuditshme qe je e dashur vetja ime, diten e kalon ne moskokcarje ndersa naten zhbiron disa kujtime ndoshta jo te padeshiruara por te pa vlera per te zhdukur buzeqeshjen tende. Ankohesh pastaj nga pagjumsia, jo jo e dashur ...duhet me doemos te kesh vullnet qe ti hedhesh gjerat pas.
Perse duhet te mendosh per kaq shume gjera?!
Perse vazhdon te flesh me te kaluaren dhe zgjohesh ne agoni me te tashmen ?!
Kaq shume pyetje pa pergjigje , kaq shume net pa gjume...jam e lodhur, me degjon?!
Dua te fle, po po te fle ndoshta per muaj me radhe dhe kur te zgjohem dua qe e gjitha kjo te jete nje enderr ,e trishte, por e paperjetuar ne realitet. Jepi fund tani udhetimit tend ne te shkuaren , fshije trishtimin dhe vendos grimcat e lumturise prane njera-tjetres ne menyre qe te plotesojne tablone rrezellitese te rrezatimit tend.
Se kupton qe eshte e kot te kapemi pas te shkuares ?!
Asgje nuk mund te kthehet pas ,askush nuk mund ti rikthej gjerat qe shkojn.
Hajde tani ,shkoj vone ...e vazhdojme biseden perseri neser ,e keshtu me radhe deri sa te te bind qe asgje nuk zgjat pergjithmone .
Mbylli syte dhe mos mendo asgje ,neser do te jete ndryshe...
E shkuara duhet te jete pjese e jona deri aty ku te mos harrojme kush jemi e nga vijme , e cfare kemi bere per te qene keta qe jemi.
Te kapesh pas saj e mos lejosh te ecesh para , eshte nje faj i rende qe ben gjithkush (perfshi edhe veten)
ne shume fjale me duket sikur i kam shkruar une , :p me kane vjedh stilin me duket lool
Gjithsesi nje gjendje si dejavu per shumekend

3.Strehëz

Shiu i parë i vjeshtës, erdhi i paftuar,i furishëm. Më gjeti të papregatitur ....pa çadër e plot mall.
Bulzat e tij më pushtuan të gjithën.
Gjethet e arta të këtij Tetori të rëna në tokë që aq bukur harmonizohen filluan të shpërfytyrohen nga pellgjet e ujit.
Qielli u pushtua nga ngjyra gri e diku majave të maleve mbulohet me pelerinën e ylberit.
Ashtu strukur nën një strehëz, rrëmova për numrin e taksisë e për dreq dilnin veç lapsa, make up që unë i dija të humbur.
Unë e kam me nxitim,po ti o shi pse po nxiton?
Kush ta paska sjellë në majë të hundes që kërkon të zbrazesh i gjithi? Apo po kërkon të mbarosh detyrën tënde misionare e ti lësh vend dritës së Diellit?
Leqë mire e ke dhe unë kam mijëra pikëpyetje në kokë dhe presin përgjigje, zgjidhje.
Eh, o shi, shpirti i njeriut është si një kënetë; nëse nuk e kapërcen shpejt atë, rrezikon të mbytesh në të.

Teksa shiu përplasej fort në rrugë, njerëz me çadra që lëviznin ç'rregullisht kryq e tërthor,ashtu dhe kujtimet e mia morën arratinë.

U bashkua një kalimtar në strehë seç mërmëriti diçka,por nuk ma fitoi vëmëndjen.
U zgjata e ngrita kokën lart, u përzien lotë e shi.
Ti shi,je bereqet për tokën, po lotët e mi a vlejnë për atë dhe ata?!
Nuk më ka parë askush të lotoj,e s'mund të ja jepja luksin as këtij të panjohuri që na kishte bashkuar i njëjti hall,(shiu)
Doza e shiut u ul, u bë i lehtë, dielli dukej që do dilte punë minutash.
I shkunda piklat nga floket, mblodha veten dhe i lashë të gjitha kujtimet e lotët në atë strehëz.
perse valle perpiqeni te perfshini kaq shume figura letrare ,por ne fund nuk lidhen njera me tjetren?
Se di nje perhumbje fjalesh mes shiut ,cadres, dhe diellit
se di por nuk e kapa thelbin , nese ishte pershkrim i nje dite vjeshte , apo nje pershkrim i gjendjes se autorit...

4. Pika loti…

Lot qe vershon marre
ne faqet e thara
zemres se shkelur
te kalbur e te vrare.

Lot qe kerkon cjepurr,
buzqeshjen ta ndal,
e lodhur, e dobesuar
qe nga buza e fikur nuk do te dal.

Lot qe mundon shpirtin
ta hudhi tutje ne ferr
ta perpije, ta mbledh ,
ne nje grusht te pa vler.

Lot qofsh i mallkuar
qe u fale pa guxuar
me grise kujtimet
me grise mua!
E lezetshme edhe pse ate fjalen qe kam bere me bold se kuptoj
loti kur del cliron enegjerite negative , apo dhimbjen ...por nuk eshte shkaktar i saj
mgjth me pelqen

5.Flutura të vrara...

Të dehur prej erë-lisave
të pjesës së mbetur,
si ishull pa udhë,
atje, në pyllin e djegur të ëndrrave,
engjëjt e fluturave të vrara të kraharorit tim,
diç miklojnë...
Eh!
Ka krijesa që shkelin brenda brinjëve,
pa lënduar flatrat...
Ç'them kështu?!
Nuk kam besuar tek ringjallja!
Kurban të së ardhmes,
kam flijuar veten
dhe nëna, s'dua të mësojë ateizmin tim.
Në kohën kur gushti
djeg netët e veta
e vjeshta puthet me ardhjen,
begati e frymtë
si shportë frutaplotë,
tërheq fletëkalendarin.
Ke ardhur...
Ku banojnë gjysmat,
kur tymnajat tregojnë,
që ëndrrat frymë nuk marrin?
Në u ngjallshin,
të fal brendinë e medalionit
të varur në gushën e hënës,
në çastin e harkimit,
në të përtejmen e syve...
Te gjitha krijimet , ngjajne sikur jane nje zinxhir i frikshem i njera tjetres lool

me pelqen medaljon i henes :)

6.Ti që nuk u rrite kurre..

Sa e merzitur jam!
Une nuk doja te jem pjese e botes tënde.
Bota jote ishte zhytur ne ujra te turbullta.
Ti asnjherë nuk bërë perpjekje
dilje nga aty..
Nuk doja te ndez shkendi
Dashurie.
Per dikë,që mendon se është
Qendra universit!?
..Nuk doja te besoja se ke rëne në humnere.
Ti që nuk u rrite kurre..
e që mbete femije i lazdruar tani e sa vite qe te njoha.
Ti që krijove nje aisberg mes nesh!
Po po,nje aisberg nga ata qe krijohen ne ujrat e atlantikut,ku nje herë e një koha..një anije gjigande
u fundos..
Duke lëne kujtime aq te hidhura.
Ti qendron i ftohtë.
E unë,pa dashje hyra në ato ujra!
Me shprese se dhe ty dot terheq nga aty.
Un hyra në botën tënde të errët
Une doja ta shkrija atë akullin qe kishe krijuar ti.
Ti bëre nje qarje ne zemren time.
ku e fundose në fund të oqeanit.

Sa e trishte ndihem sonte.
Dua të harroj çdo kujtim ,që me lidhe me ty.
Dua ti mbyll syt,dhe të ëndrroj se një dite
do shkrihet ai akull dhe perzihet me ujrat e ëmbla.
Por sa hap syt?
un shoh që Ti,
Çdo ditë e me shumë
mundohesh të mos e kapin rrezet e diellit ate akull.
Ti mund te mos shkriheshe kurr.
Ti mund te fundosesh dhe shum anije tjera..
Por nje dite!
Një diell do ngroh aqë shumë.
Sa ti do shkrihesh ,dhe do mbetesh
Nje kujtim i hidhur..
Per shum viktima.
Ti që nuk u rrite kurr...!?

Si nje perkthim i google translate
sinqerisht me duket si nje tekst i marre diku e perkthyer ,por perkthyer keqaz :(

7.Ndalu...!

Ndalu nje cast e kujto cfare te beri te lotosh dhe pse fillove lotet te urresh.
Kujto kush te lendoi ,sepse aty fillove njerezit te urresh
Kujto kush dhimbjen ta dhuroi e ti shpirtit ia veshe si petk te praruar ,per te fshehur buzeqeshjet e hidhura , lendimet , peshen e fajit.
Kujto perse botes kaq shume i fal dhe prej saj merr copeza grimcash si ushqim per shpirtin ,por perhere e pangopur ndihesh
Kujto kush pjese te ligesive te beri e boten e pafajshme brenda teje shkaterroi
Sa ligesisht bota shpirtin tend mekoi…

Por ti nuk ndalesh te kerkosh miresi tek kushdo qe takon, shkendijat e tua perpiqen te ndezin zjarre te shuara, e sapo ato i ndez rikthehesh ne cepin tend e shpinen gjithckaje i kthen.
Perse?
Je e lodhur dhe kerkon te flesh e keshtu te harrosh se je duke u tretur nga dhimbja qe brenda vetes mbart?
Shpirti yt shkelqen permes syve te tu , buzeqeshjeve plot rrezatim , puthjeve te embla qe vjedhurazi ke falur
Sa shume i ke falur kesaj bote e asgje mbrapsht s’te ktheu , rende pas dashurive te cmendura dhe te mohuara dhe kurre nuk braktise!
Ti fale boten brenda teje sepse te mesuan se dashuria eshte melhem per shpirtin ….

Por, ndalu nje cast …
A nuk kupton se ne gjithe kete maraton ke humbur veten?
Endrrat e tua i ktheve ne vegime te mjerueshme
A kupton se zgjodhe boten perpara vetes?

Ndalu e dashur ndalu dhe riktheju uni-t tend
Ndalu dhe gje ritmet e tua te sigurta , te cilat te japin paqen e munguar
Jepi zemres tende mundesine te rrah e lire e pa pengje brenda saj …por lere te jetoj pa pritur askend dhe pa ndjere per askend
Mundesh?
Gjeje forcen per hir te paqes qe syte e tu plot shkelqim reflektojne ,sepse lirine dhe dashurine e ke brenda saj, brenda vetes tende dhe harro ligesite qe shpirtin te ndrydhin….dhe jeto e dashur , jeto per veten tende!
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Shperthim i nje momenti si nje bombe e kurdisur
8.Buzë Detit.

Është ende herët dhe unë jam zgjuar.
Jashtë është akoma errësirë,por nuk mé rrihet në shtrat.
U zgjova dalëngadalë dhe po ecja në majë të gishtave,për të mos zgjuar të tjerët.
Mora trikon e parë që gjeta në dollap,lidha flokët dhe doja të dilja buzë detit.
Edhe pse është ora 04,e mëngjesit e kam të nevojshme një xhiro.
Vendosa kufjet në vesh,e një melodi më nevojitej në ato momente.
Ndjehem konfuze me veten,në lidhje me ndjenjat e mia.
Edhe pse jam e rritur,sërish ngatrrohem me ndjenjat.
Në njërën anë është zemra e cila më thotë se duhet të jem e lumtur.
E në anën tjetër mendja,e cila më kritikon se lumturia nuk ekziston.
Po qëndroj buzë detit,dhe po pres të jem e qartë me veten.
Pse gjithmonë unë do të bëj luftë mes shpirtit dhe arsyes.
Pse duhet të ndodhë diçka e tillë?.
Zemra thotë dashuro,mos ki frikë.
Mendja më bërtet të mos gaboj sërish.
Ktë herë do marr shembull mendjen.
Ndoshta nuk do jem e lumtur,por do të jem me këmbë në tokë.
Jepi ze zemres, por mos harro te marresh e mendjen me vete .... :)

9.Pse...

Pse të jetosh?
Pse të punosh?
Pse shkojmë larg?
Pse të provosh t'i bësh të gjitha?

Tani duhet t'i bëjmë pyetje vetes
Pse jo?
Pse të mos provojmë sa aftësi kemi?
Pse të mos provojmë se cfarë njeriu mund të bëhemi?

Mjaft me pyetje Pse!
Unë mund të marr vendime,
Unë mund të ndërtoj një plan,
Unë mund t'i bëj ëndrrat e mia realitet,

Mund ta ndryshoj veten time...
Shume vetsiguri qe ato pse-te ta thyejne ne mes
Nje perplasje me veten midis Dua dhe Duhet :)

PS: Votoj 4 ,sepse mu qaka e mua tani :P
 
Flutura te vrara:, krijimi numer 5 me pelqeu.
E votova.
 
I lexova dhe sinqerisht ka aq shume gabime ortografike dhe gramatike , sa edhe pse mund te jene copeza te bukura , ia prishin gjithe bukurine ato lemshet e bera
Dhe te vjen keq kur mendon se ne ato rreshta keni shprehur nga vetja , dhe jane tuajat ..dreqi e hengert pak vemendje kushtojini se jane tuajat!

Ndjese per irritimin me siper, por te vjen keq sepse ai qe i lexon lodhet qe ne rrehstin e dyte

ja ti bej edhe nje analize meqe i lexova me kujdes....

Shume gjysma qe bejne nje te plote !
Pershkrim i nje shekulli te mundishem ...
Aktualitet? histori? gjendje?
Se di cfare ka dashur te trasmetoj autori/autorja , por mua me erdhi si nje shuplake fytyres ,si nje thirrje per ndergjegjesim.
Ndryshojme dot nga ato gjysmat e pershkruara?

E shkuara duhet te jete pjese e jona deri aty ku te mos harrojme kush jemi e nga vijme , e cfare kemi bere per te qene keta qe jemi.
Te kapesh pas saj e mos lejosh te ecesh para , eshte nje faj i rende qe ben gjithkush (perfshi edhe veten)
ne shume fjale me duket sikur i kam shkruar une , :p me kane vjedh stilin me duket lool
Gjithsesi nje gjendje si dejavu per shumekend

perse valle perpiqeni te perfshini kaq shume figura letrare ,por ne fund nuk lidhen njera me tjetren?
Se di nje perhumbje fjalesh mes shiut ,cadres, dhe diellit
se di por nuk e kapa thelbin , nese ishte pershkrim i nje dite vjeshte , apo nje pershkrim i gjendjes se autorit...

E lezetshme edhe pse ate fjalen qe kam bere me bold se kuptoj
loti kur del cliron enegjerite negative , apo dhimbjen ...por nuk eshte shkaktar i saj
mgjth me pelqen

Te gjitha krijimet , ngjajne sikur jane nje zinxhir i frikshem i njera tjetres lool

me pelqen medaljon i henes :)

Si nje perkthim i google translate
sinqerisht me duket si nje tekst i marre diku e perkthyer ,por perkthyer keqaz :(

Shperthim i nje momenti si nje bombe e kurdisur

Jepi ze zemres, por mos harro te marresh e mendjen me vete .... :)

Shume vetsiguri qe ato pse-te ta thyejne ne mes
Nje perplasje me veten midis Dua dhe Duhet :)

PS: Votoj 4 ,sepse mu qaka e mua tani :p
Edhe pse ne thelb qendron cdo kritike ,jam e mendimit qe nese sju terheqin me mire mos i lexoni perderisa eshte vendos qe mos te korrektohen shkrimet sesa ti vrasim me kritika.
Gjithkush sjelle nje pjese nga vetja, dhe ashtu e ndjen sic edhe e ka shpreh.
Te jesh e bindur qe shume veta frenohen,sepse u duket sikur paragjykohen per ato dy rreshta qe shprehin.
Bota e internetit ska lene kend pa cenuar ne gramatike.
Mendimi im ky si gjithmone.
Te citova ty mqs te lexova per bindjen time qe kam mbi ty per vleresimet qe do jepje por mund te citoja kedo qe ben kritika.
 
Shumë dëshprim, plotë melankoli , pak entuziazëm .... sikur të kisha një pishin afër me siguri do tentoja një " lloj vetvrasje " ?
Sa për editorim , kjo konfirmon se akoma duhet punë .... edhe pse mesazhi është sublim.
Akoma jo për të ekspzuar në një "vitrinë nderkombtare" ?
Ju përgëzoj ?
 
Edhe pse ne thelb qendron cdo kritike ,jam e mendimit qe nese sju terheqin me mire mos i lexoni perderisa eshte vendos qe mos te korrektohen shkrimet sesa ti vrasim me kritika.
Gjithkush sjelle nje pjese nga vetja, dhe ashtu e ndjen sic edhe e ka shpreh.
Te jesh e bindur qe shume veta frenohen,sepse u duket sikur paragjykohen per ato dy rreshta qe shprehin.
Bota e internetit ska lene kend pa cenuar ne gramatike.
Mendimi im ky si gjithmone.
Te citova ty mqs te lexova per bindjen time qe kam mbi ty per vleresimet qe do jepje por mund te citoja kedo qe ben kritika.
Gabimet ortografike mund te evitohen ,mjaft ti perkushtojne pak kujdes.
Eshte gjynah qe nje shkrim i shkruar apo konceptuar bukur te humbasi per gabime te tilla
Nejse ndjese kerkoj e une ,por nuk ishte kritike imja, ishte irritim
 
Vota ime shkoj per nr 1 "Gjysme Heroi" ,me ngjiti direkt sa e lexova ❤
Suksese te gjitheve ,shkrimet jan te bukura ?
 
Edhe une do votoj per me te bukuren kur te jem ne humorin e duhur per ti lexuar ?
 
Të bukura dhe kuptimplota të gjithat.
Suksese ?
Votën time mori 3. Strehëz. Një perlë mes guaskave tjera.
Mbase kthehem sërish me komente për secilin krijim ?
 
Meqe kjo @Vajza ka rene ne gjume letargjik , po ju bej nje thirrje te gjithve

Placi ne vend nese nuk votoni dhe komentoni te tema me e bukur e ketij forumi

Mos me beni tju bej apel!
 
Faleminderes shefe per apelin. ?
Ju tjeret degjuat...

Votoni votoni, mos harroni dhe te komentoni dhe ti lexoni.

❤️❤️❤️
 
Mua me goditi mesazhi i te pares ne fakt. Ndonese jo simpatizante e atij lloj vargu ama me erdhi si mesazhi i poezise e nolit: javes lumenjve.
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top