Krijimet e muajit Qershor 2020

Monique

With or Without u
Pershendetje forumiste,

Qershori erdhi dhe bashke me te edhe krijimet tuaja si cdo muaj.
Dua tju falenderoj fort te gjitheve qe keni qene pjese e ketij konkursi per cdo muaj dhe uroj te jeni e ne vazhdim

Dhe le ti japim start ketij muaji :)

1. Te fundit here!

Nje dolli te fundit le ta ngreme sot , le te gjerbim aty dhimbjen e shkuar , te sotmen e me lot ne sy le te themi Gezuar!..
Gezuar per nje fillim te ri , si per ty po aq e per mua.
Ndoshta do jemi larg , jo aq sa per te harruar cfare ishim , as per te mbajtur inat per ditet e shkuara , as per t’u harruar!
Le te jete kjo dolli e fundit per ndjesite qe i lame te fshehura skutave , puthjet qe mbeten ne ajer e te praruara germave , perqafimet e munguara dhe ne kete dolli le te jemi te dy…
Edhe pse me s’do shihemi ne sy dije se endrrat i kemi trazuar dhe heshtjen e zbritem ne toke si stacioni i diteve qe do te vijne.
Ishim te pafuqishem te ndryshonim rrjedhen , te pamundur per te dhene me te miren , mbyllem cdo dyer e dritare si dy frikacake dhe lejuam friken te shtrinte krahet e saj duke u larguar.
Por , do mesojme te jemi secili ne endrrat e tij, ndoshta ne krahe te tjere duke enderruar, duke deshiruar per vibrime zemre, per ngrohtesine qe s’ditem e s’deshem ta falnim…
Do merzitemi ne nje dite me shi qe s’mundem, por ndoshta ne nje jete tjeter, ne nje tjeter dimension do dime te jemi ata qe donim fort.
Do perqafohemi atje per te shuar mallin qe dogji ditet e shkuara
Do puthemi fort per te kuptuar se sa shume nga vetja kemi mohuar.
Do jemi bashke vetem atehere kur gjumi te na marri dhe neper endrra do me kerkosh , do te kerkoj dhe asnje hezitim s’do kemi te jemi te perhumbur ne pranine tone.
Do harrojme krenarine qe frymen na morri , zemren na helmoi..
Do shihemi ne sy dhe me nje buzeqeshje do harrojme e do urojme – Gezuar per nje fillim te ri!
Ate ku sdo jemi me as une , as ti….

2. Ndodh edhe keshtu

Ulur diku ne nje vend te ngjashem me deja vu-ne, qe i bente shoqeri ne cdo cep qe hidhte veshtrimin.
Buzeqeshja ne fytyre, syte e mbyllur, mendja e dehur nga cdo kujtim.
Vendos duart mbi barin e thate dhe i lejon vetes ate pak qetesi.
Nostalgjine qe aq fuqishem te godet e te mban mberthyer me çastet me te embla.
Te dhuron momentet me perfekte aq shume te deshiruara duke ecur rrugeve te saj.
Dhe me keto mendime, hapi syte fiku ate cigare te fundit, buzeqeshi serish….

Shihemi asnjehere!

3. Bota ime, nuk je ti!

Një ditë me diell përhumbur,
papritur veten pyeta,

çfarë ka vlerë më shumë në këtë botë?
u tulata të përgjigjem por mëkatet nuk më lanë,
Dashuria, -thashë pa zë, por ti nuk e njohe dot.

I buzëqeshur po mendoja, me sytë në horizontin mbi lumë
“Njeri, bota s'është jotja”, ke humbur prej saj shumë!

E më pas i lodhur u shtriva, mbi tokën e gjelbëruar,
tek ndjeja gravitetin që tërhiqte, shpirtin e trazuar.

Shpresë i dhash vetes, me një ëndërr...

Ndoshta me përpin e më nxjerr përtej perëndimit,
të prek yjësinë në lëkurën e qiellit,
vetëm tre sekonda të njom buzën e etur,
fare pak më duhet të ngjall dashurinë e vdekur.

Si pa shpëtim i kthehem ekzistencës,
me një fije shpresë lënë tek ty perëndim,
dëshirë a dashuri hakmarrëse,
këtë nuk e mesuam dot as unë e as ti,

në fund vendosa ti kthehem botës sime,
asaj që nuk ishe dot ti.

4. Je ti

Je ti
Dashuri e vertete
Ndjenje e rikthyer
Magji qe fundamentin e mbreterise sime e perforcon.
Ender e plotesuar
Me forme te perkryer
Qe dita dites sa me shume me lumturon.

Je ti
Ne thellesi te zemres
Rritesh e transformohesh
Si krimbi në flutur me ngjyrat e ylberit pas rreshjeve verore.
Ne thellesi te shpirtit
Qendron e fortifikohesh
Si gurri ne fund te detit me fortesi perrallore.

Je ti
Nen lekuren time
Ndjell kokrriza pa ndalim
Qe me dridhje ekstazike trupin ma zbukuron.
Nen vetedijen time
Ndjell dashuri deri ne amshim
Si llava e vullkanit te shperthyer qe kurre nuk do ndalon.

Je ti.....

5. Nate Tetori

Përpara shumë kohësh në një natë të ftohtë dhe me shi lindi një vajzë , ku jeta i kishte përgatitur plot supriza..

Urime zonjë , në këtë jetë sollet një vajzë të shëndetshme.
...Jo , nuk mundet ajo te jetë fëmija ime ! Ju lutem doktor e dua djalin tim, më sjellni djalin tim. (Ndërkohë qante dhe e mohonte vajzën ) .
Ah mjera unë cfarë do t'i them burrit.. (fliste gruaja ne vete).
Burri i shqetësuar dhe në ankth priste dhe levizte nga një cep te tjetri , deri sa me në fund kur e pa doktorin dhe mbrapa tij infermierja me beben ne krahë. I ndriten sytë dhe pa hezituar tha : Me jepni djalin ta shoh dhe ta perqafoj.. deri sa e perkëdhelte beben e degjoj infermieren : Urime Zoti ju bekoj me një vajzë.
Për një moment kaploi një qetësi , burri e uli kokën dhe e largoi vajzën nga vetja, dhe e perkedheli me një shikim urryes.
Shpresë dhe pritje 9 muaj ,dhe e lindur si një zhgënjim në një natë tetori.
E padeshiruara ne gjirin e nënës , dhe e mohuara ne prehrin e babës. Ashtu siç koha kalonte ,rritej dhe vajza ,ku ditelindjen e festonte bashke me shiun.
Ashtu si një gjethe e zverdhur dhe e këputur nga pema e saj e jetonte jetën e mohuar dhe e padëshiruar.

6. Bota ime

Shpesh here pyes :"E njeh ti boten time...?"
Je munduar ndonjehere ta kuptosh?
Po mua a je munduar ndonjehere te me kuptosh?
E ndjen ndonjehere si rreh zemra ime?
E kupton ndonjehere perse rreh zemra ime?
Je perpjekur ndonjehere te kuptosh c'te tregon cdo rrahje e saj?
Eh pra nuk e kupton
Bota ime është e thjeshte.. Jam une ne një sfere kristali!
Une një krijese e brishte, plot ndjenja te pastra!
Une një vajze e llastuar, e qeshur, e thjeshte, e dashuruar me jeten !
Une e veshur me difektet e mia, duke perkulur perfeksionin ne cdo skaj.
Une ku cdo tik-tak i zemres time rreh per te falur dashuri.
Une e cuditshmja, që vlereson cdo te keqe dhe adhuron cdo te mire.
Une naivja ,une feminorja e cilter ...une dhe vetem une ne kete bote timen te kristalte, ku me shume dukem si suvenir zbukurues i realitetit gri.
Une dhe Bota ime!
Bota perfekte!
Eh pra…
Gjithcka varet nga mendimet e zemrave tona. Lumturia,shpresa,besimi dhe gezimi gjendet ne secilin prej nesh....
Toleranca është virtyti !
Falja dhe pendesa është madheshtia ...Keshtu pra ... varet nga kendveshtrimi që e shikojme dhe menyren se si zgjedhim te jetojme.
Une kam zgjedhur që boten time ta "vesh" plot me ngjyra ,shprese dhe ngrohtesi, sepse "bota ime" është qenia ime!

7. Plage e nurte

Plagë mbështjellē me plagë,
edhe ti
Me pluhur të nurtë,zbukuruar
Burim,ku koha ngjyen diell
Pranverë me flladtrazim,gatuar
Zgjatem, në krahë të të marr
Thërrmuar,sic jam thyer
Kujdes-thotë vetja-me ngadalë
Si prek një dhimbje,pa lënduar?
Njësoj,si të kurosh një flutur të rënë,që do kurim në krahë.
Kur,koha është bërë dimër,
i vesh netët me të bardha,
Lë merakun zgjuar
Kërkoj udhë për një lëndinë,
që çelet prej buzëve të tua
Bëj të mbështjell eshtrat,
kur fle shqetësuar,
Të mund frikën e jo-ve të tua
Nuk të ka ndodhur,dhimbjen
ta duash?

8. Vetes

Ti nuk e kupton,
kurrë nuk ke dashur.
Përpiqem une të bind,
ty o zemër e kalbur.

Nuk mundem më kështu,
nuk mundem më me frikë.
Sa do që jam përpjekur,
nuk ka fund me thikë.

Shpresoja do më kuptoje,
pse dreqin jam lënduar?!
Di që lotët nuk mi lexon,
shpirtin më kanë helmuar.

Ti nuk e kupton,
kurrë nuk ke dashur.
Kurrë mos e kuptofsh,
veten tënde s'ke dashur.

9. Yll apo skllav

Yjtë në qiellin e lagur
Shndrijnë më pak se kurrkund.
Shtegtojnë në shkretëtirën e shtangur,
Dhe veteveten nuk gjejnë asgjëkund.

Marrin frymë, po s’jetojnë
Varin veten në qiellin pa re.
Po dritën prapë e lëshojnë,
Edhe pse s’ka jetë mbi dhe.

Krijojnë shembëlltyra mijëra vjecare,
Bërtasin kotësisht kur s’kanë zë.
Të tjerët rrugëtojnë pa kokëcarje,
Edhe pse qielli nuk I nxë.

Plagosen per vdekje nga drita,
ngjyra u vjell papritur.
Me teper I frikeson erresira,
Se lideri i paditur.

Ua maskojne muskulin e vetem
ate qe gjaku ua ka cjerre.
Skllav linden, skllav fjeten
Zoti paste meshire!

10. Nene

Nene ti shkove ne tjeter bote
e ketu ti me le mua
me sun ta degjoj me
fjalen bir te dua

Te morri zoti ty moj nene
e me la mua pa ty
merzitem shume moj nene
që nuk mund te shoh ne sy
Shpesh mendoj per ty nene

Kur afrohem te varri yt
syte me mbushen plot me lot
nene ti me le mua
e shkove ne tjeter bote

Te gjithe me shikojne moj nene
ndoshta ju dhimbsem une
Oj nene te gjithe e kane ditur
se te kam dashur shume

Kur flej naten nene
veq per ty mendoj
do te doja te kem prane
dhe fytyren tende ta ledhatoj

11. Bota ime

Jo rralle here bota me duket e vogel,
e padukshme,
me njerez te vegjel që mbajne maska te medha,
me fjale gjigande me peshe sa një pupel,
Shpirtra që shiten per një grosh boshllek.
Gra e burra te veshur me kostume e kollarisur me permasa me te medha se trupi i tyre.
Tavolina te shtruara me stil e finese, per syte që s'njohin ç'është bukuria.
Nxitimthi,
Mbyll dritaret e dyert nga dinosauret e xhungles se eger.
Ne qofshke te një ode te vogel mblidhen tok sebashku i madh e i vogel,
Ngrohtesia e gjyshes me perrallat e darkes mbjell dashuri ne zemrat e medha,
te gjera sa oqeanet.
E qeshura e femijes si rrebeshi i shiut pranveror, mbulon tavanin sikur te ishte mbushur me yjet e një nate vete ne qiell te hapur.
Qepallat e njoma mbyllen pa ze ne krahet e mi,
Duart e tij rrenqethshem me shtrengojne te ngrihem.
Permallohem per cdo kend që e kam aty, Prane meje!
Bota ime... qenka e Madhe!
E stermadhe!
Sa universi...

Kujtese: Duke filluar nga muaji Korrik , krijimet tuaja dergojini ne posten e @Vajza

Faleminderit edhe njehere...
 
Redaktimi i fundit:
Më pëlqyen të gjitha por ajo NATË TETORI më rrëmbeu votën
Urime dhe suksese

Ps: monique më vjen keq që sdo e drejtosh në muajin pasardhës. Si di arsyet por qofte e shpejtë marrja në dorë e kësaj teme pasi durimin tënd se ka askush. Të përshëndes ty në veçanti?
Vajza suksese dhe paç këmbënguljen e Monit?
 
Prsh,si funx kjo tema
Ç krijohet
Poezi a çf shkrimesh?
 
Vota shkon per krijimin 9?.
Krijimet jane shume te bukura qe te gjitha pa perjashtim .❤
Suksese te gjithe ju qe keni marr pjese ?
 
Shume te bukura shkrimet.
E gjeta veten tek 1, Te fundit here ❤

Suksese te gjithve.
 
Nivel i mire edhe kete muaj! :)

Percjellin emocione, jane te plotesuara artistikisht dhe me figura letrare, ka profesionalizem.

Do doja te zgjidhja me shume se 1 ne fakt per te votuar.

Votoj nenen sepse eshte e thjeshte si krijim por ama percjell nje nga ndjenjat me te pastra si gur themeli te njerezimit.

Ju lumte pena dhe mendja te gjitheve!

????

P.s. Mon do ndjehet mungesa jote tek ky konkurs. Shpresoj te rikthehesh shpejt.

Vajza suksese! :)
 
Urime te gjithe derguesve.
PEr mua eshte krijimi 8-te,Vetes"-ai qe me rrembej,ka nje rrjedhshmeri spontane,te thjesht dhe domethense!
 
Kam mbetur pa fjale. Vertet krijime te bukura. Jane fjale nga zemra, fjale prekese dhe me fjalor te pasur. Bravo! Me pelqejne te gjitha shkrimet por do votoj me vone pasi duhet te rilexoj dhe te bindem ke duhet te votoj ??
 
Pika nr. 5 bëhet fjalë për mohimin e një dhurate më të cmuar nga Zoti që është Femra. Ky budallik ekziston në mentalitetin tonë shqiptar. Nëna është ajo femër që më lindi, një femër kam motër, një femër do ta marr për grua dhe një femër do të më thërrasë BABA.
Kështu që vota ime shkon për Natë Tetori ?
 
Redaktimi i fundit:
Ndosht Keto komente nuk jane vendimtare sepse jam para gjumit
1. Te fundit here!

Nje dolli te fundit le ta ngreme sot , le te gjerbim aty dhimbjen e shkuar , te sotmen e me lot ne sy le te themi Gezuar!..
Gezuar per nje fillim te ri , si per ty po aq e per mua.
Ndoshta do jemi larg , jo aq sa per te harruar cfare ishim , as per te mbajtur inat per ditet e shkuara , as per t’u harruar!
Le te jete kjo dolli e fundit per ndjesite qe i lame te fshehura skutave , puthjet qe mbeten ne ajer e te praruara germave , perqafimet e munguara dhe ne kete dolli le te jemi te dy…
Edhe pse me s’do shihemi ne sy dije se endrrat i kemi trazuar dhe heshtjen e zbritem ne toke si stacioni i diteve qe do te vijne.
Ishim te pafuqishem te ndryshonim rrjedhen , te pamundur per te dhene me te miren , mbyllem cdo dyer e dritare si dy frikacake dhe lejuam friken te shtrinte krahet e saj duke u larguar.
Por , do mesojme te jemi secili ne endrrat e tij, ndoshta ne krahe te tjere duke enderruar, duke deshiruar per vibrime zemre, per ngrohtesine qe s’ditem e s’deshem ta falnim…
Do merzitemi ne nje dite me shi qe s’mundem, por ndoshta ne nje jete tjeter, ne nje tjeter dimension do dime te jemi ata qe donim fort.
Do perqafohemi atje per te shuar mallin qe dogji ditet e shkuara
Do puthemi fort per te kuptuar se sa shume nga vetja kemi mohuar.
Do jemi bashke vetem atehere kur gjumi te na marri dhe neper endrra do me kerkosh , do te kerkoj dhe asnje hezitim s’do kemi te jemi te perhumbur ne pranine tone.
Do harrojme krenarine qe frymen na morri , zemren na helmoi..
Do shihemi ne sy dhe me nje buzeqeshje do harrojme e do urojme – Gezuar per nje fillim te ri!
Ate ku sdo jemi me as une , as ti….

Te jem e sinqerte vetem dy vargjet e fundit e bejne poezi ne opinionin tim. Kjo per shkak te struktutes qe ke perdorur. Vargjet jane aq te gjata saqe marrin kontektstin e fjalive qe nuk perfundojne dot asnjehere. Kjo e beri pakez te lodhshme ne kendveshtrimin tim. Ndoshta kete doje t'i sillje lexuesit: lodhje per ditet e gjata te dashurise se perjetuar. Ndoshta nqs e kthen ne nje poezi me strukture do ta bente me te lehte e ndoshta nqs e kthen ne proze do te ishte e tretshme. Gjithsesi ti i ke marre dy vota, cka tregon se te tjere e kane pelqyer krijimin tend! Te pergezoj per kete dhe per fjalet e perzgjedhura qe mbi te gjitha jane fjale zemre.

2. Ndodh edhe keshtu

Ulur diku ne nje vend te ngjashem me deja vu-ne, qe i bente shoqeri ne cdo cep qe hidhte veshtrimin.
Buzeqeshja ne fytyre, syte e mbyllur, mendja e dehur nga cdo kujtim.
Vendos duart mbi barin e thate dhe i lejon vetes ate pak qetesi.
Nostalgjine qe aq fuqishem te godet e te mban mberthyer me çastet me te embla.
Te dhuron momentet me perfekte aq shume te deshiruara duke ecur rrugeve te saj.
Dhe me keto mendime, hapi syte fiku ate cigare te fundit, buzeqeshi serish….

Shihemi asnjehere!

E vogel. Paqesore. Shto nje presje para "fiku" sepse po hapja syte per 3 minuta mos ishte fiku si frut lool lool lool lool lool . Eshte e embel, po i shkon me teper proza sesa poezia. Ka simbole ketu dhe me pelqen kjo gje. Fjalet jane te perzgjedhura dhe te falenderoj per ndonje kuptim te figrushem qe u ke dhene sepse fjale te medha boshe nuk kane kuptim. Kam nje sugjerim per menyren e riorganizimit: pergjysmoje vargun dhe pjesen tjeeter coje ne varg te ri. Te siguroj qe duket me mire.
 
Kush tha qe jane poezi?
 
Kush tha qe jane poezi?
Po flas per te paren: vete struktura nuk sugjeron qe eshte proze pastaj perdoret rima. Nuk jane paragrafe te mirefillte dhe perdoren figura te sintakses poetike si pershembull anafora. Une dhashe thjesht opinionin tim si lexuese, gjithcka tjeter eshte e drejte e penes se autorit/autores.
 
3. Bota ime, nuk je ti!

Një ditë me diell përhumbur,
papritur veten pyeta,

çfarë ka vlerë më shumë në këtë botë?
u tulata të përgjigjem por mëkatet nuk më lanë,
Dashuria, -thashë pa zë, por ti nuk e njohe dot.

I buzëqeshur po mendoja, me sytë në horizontin mbi lumë
“Njeri, bota s'është jotja”, ke humbur prej saj shumë!

E më pas i lodhur u shtriva, mbi tokën e gjelbëruar,
tek ndjeja gravitetin që tërhiqte, shpirtin e trazuar.

Shpresë i dhash vetes, me një ëndërr...

Ndoshta me përpin e më nxjerr përtej perëndimit,
të prek yjësinë në lëkurën e qiellit,
vetëm tre sekonda të njom buzën e etur,
fare pak më duhet të ngjall dashurinë e vdekur.

Si pa shpëtim i kthehem ekzistencës,
me një fije shpresë lënë tek ty perëndim,
dëshirë a dashuri hakmarrëse,
këtë nuk e mesuam dot as unë e as ti,

në fund vendosa ti kthehem botës sime,
asaj që nuk ishe dot ti.

Gjeniale! shume shume e bukur! Bravo qe ke perdorur diellin sepse ne ditet me shi, plogeshtia nuk te lejon te mendosh si duhet. Une e kuptoj qe per thelbin e poezise tende dashuria ka vlere te gjithesishme ,po si nje jo e dashuruar une them se ka vlere jeta. lool lool. Normal qe nuk e njihte dot zerin e brendshem, sepse ajo nuk i perket botes sate. Ndoshta nuk e ke perdorur me qellim, po per mua lumi thote shume ne poezi. Lumi eshte simbol i jetes, riperteritjes se saj dhe duket sikur ti po mendon per te ardhmen qe te pret pa ate. Shume gjeniale ketp dy vargje. Po aq shume te pat lodhur kjo dashuri qe nuk e quan dot as dashuri?
"Ndoshta...." Kjo eshte strofa ime e preferuar. Cdo fjale te mban pezull per te hedhur veshtrimin te tjetra. Eshte pikerisht si poezite romantike ku natyra behet pjese e jotja dhe te te udheheq. Shpresoj qe dashuria e ringjallur te jete dashuria per veten. Asaj nuk i jep dot me shume se boten tende,po ajo nuk kuptoi. Mbyllja thjesht gjeniale!
 
Redaktimi i fundit:
Po flas per te paren: vete struktura nuk sugjeron qe eshte proze pastaj perdoret rima. Nuk jane paragrafe te mirefillte dhe perdoren figura te sintakses poetike si pershembull anafora. Une dhashe thjesht opinionin tim si lexuese, gjithcka tjeter eshte e drejte e penes se autorit/autores.
Nuk paragjykoi kush opinionin mbi shkrimet por smund te thuash jane poezi kur nuk jane te tilla.
Gjithsesi sic e the e ti mendimi yt :)
 
Para se te vazhdoj me vone me analizen (sipas gishtave te mi) te krijimeve te tjera, ju kerkoj ndjese te gjithe juve qe mund te jeni lenduar nga ndonje fjale e imja! Ky eshte opinioni im ne fund te fundit dhe une nuk jam as me shume dhe as me pak se nje gjimnaziste keshtu qe nuk eshte domosdoshmerisht profesionale analiza ime. Me falni edhe nje here!
 
Kemi par dhe kritika me te ashpra , thjesht shprehu sic ndjen :) .
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top