Krijimet e muajit Maj 2019

Monique

With or Without u
Pershendetje Miq!

Rikthehemi serish si per cdo muaj ne kete teme kaq te dashur ,per nje pjese te mire.

E pa humbur kohe, ju ftoj te lexoni e te votoni

1. Dhembja qe te vjen pas

Si ta sheroi kete dhembje
qe me mundon dite e nate..
si ti sheroi keta sy,qe me jane ba
mjegull,e nuk shikoi dot,
nje rreze drite!
Zemra ,me asht coptu
e kembet me jane keput,
E nuk hedh dot nje hap.
Jam lidh me litaret e jetes
e nuk depertoi dot,ne kete errsire
qe m’ka za frymen..
Do te doja te mbetesha femij
shume here i tham vetes!
Pse u rrita!? Nuk paska ken
dhembje ajo kur lendoja
gjurin,e kisha frike nga gjaku..
Por dhembja e madh,kenka kur
shpirti lendohet,e nuk gjen dot
barin sherues...
dhemb ky shpirt,dhemb!
eh jeton i ziu njeri ne
naten pa hene,sterr te zez.
Shpresen nuk don ta vras,pret nje
xix drite ne fund te tunelit te duket.
Por kot,drita nuk duket
e tufani i zi i eshte bere shok i jetes.



2. Dhe vjen nje moment........

……..Dhe ja ku vjen ai moment , ku shiriti i finishit keputet, duke shteruar keshtu edhe pikezen e fundit te asaj etje shprese …dhe shiu fillon te bie.
Nje lutje per diellin, sot mos shkelqe, asnje rreze mbi mua mos hidh! Dhe bindet ai ,fjales sime te trishte e me le nen rete e perhimta.
Nje lutje per shiun te nxitonte dhe ne heshtje te ecnim te dy rruges se loteve te mi…sepse sot nevoje te qaj kam.
Sot dhimbjen te dale mbi mua dua te lejoj, me vetedije te plote di se pas atij shiu , do dua te ringrihem si dikur.
Por sot lotet jane streha ime , fytyra ime e vetmja cader teksa shpirti loton.
Brenda atij shpirti ku fshehur kam te gjitha shenjat qe tashme kane krijuar rruget e tyre, gjurme qe mberrijne deri ne zemer e me pas skutave te syve shkelqejne te bekuarat lot!

Dua te qaj sot per cdo gje qe ne kete jete nuk bera mire, per ate qe lendova e mes dhimbjesh rrugen e largimit i tregova, e paqe kurre nuk gjeta ….
Per ate qe iku pa kthyer koken pas , e me la ne rremujen e shkaktuar ne lemshin tim….
Dua te qaj per te gjitha heret kur falje nuk dita te kerkoj e sot me rendon rrebeshi i shiut ,mbi shpatullat e lodhura nga koha.
Per heret qe demtova veten sepse nuk dita te bej kompromise me padrejtesite e me rendojne , sa me rendojne!
A eshte pendesa mesimi me I vyer e a duhet te jete udheheqesi i cdo dite qe pason?
Ndoshta Po…qe e nesermja mos me detyroj ti fshihem vetes perpara pasqyres , qe frike nga vetja mos te kem….e per kete dua te qaj.
Dua te qaj sepse dua te bind veten se lotet jane sherim , se nuk jane per te dobtit, por qe me bejne te jem nje nder ju , te ndjej se edhe une gaboj , e se te qash ne gjithe procesin e saj te ben te ndihesh NJERI!
Harruar veten kemi sy me sy dhe po aq kemi harruar se eshte pikerisht ai shikim paqja me e embel per shpirtin pasi shiu pushon.
Sot dua te qaj, e asnje fjale mos thuaj…vetem eja serisht ne shpirtin tim e paqen e munguar risille serisht…si qielli shiun solli.






4.E serish troket...

Dhe vjen nje mendim te troket papritur,dyert hapen,shpirti pret mendimet dhe qendron i zhveshur perpara nje piedestali qe vjen.
Me veten mendon per te gjitha trokitjet e se djeshmes, sotshmes, te nesermes. E mes tere ketij diapazoni kohe,rendit trokitjet e tua,ato te egrat qe ta lenduan shpirtin, ato te butat qe ta embelsuan , sheruan plaget e tij, ato te dashurise ne te cilat shpirti te lulezoi.
Pastaj zbret me kujdes shkalleve te trokitjes ,i pershendet,i rishikon dhe kupton seleksionimin qe u ben koha.
E pafuqishme tashme per te ndryshuar asnje nga keto trokitje, as per tiu ndryshuar vendin, fillon dhe i vlereson nese gjithsecila mori ,zuri vendin qe i takon.
I shikon dhe shiriti fillon luhet perseri, por tashme pa ndjenje,pa ngjyra mbi ty, ti ndjehesh si i huaj mes trokitjeve te tua te se djeshmes, shiriti luhet si nje film, mes vetes trishtohesh duke menduar, se si trokitjet e mia sme perkasin me, sjane me ato qe te benin te zgjoheshe, te nervozoheshe apo te dashuroheshe.
E kjo pak a shume eshte tabloja e nje komunikimi me te djeshmen tone. Lind pyetja ,ne eshte e drejt kjo lloj vdekje mes nesh dhe te djeshmes...?!
Eh, pak rendesi ka ,me rendesi te kuptojme se si cdo trokitje, mendim, veprim, iken ashtu sic troket dhe hyn në ne.
Me pas duhet ta lesh te shuhet ne te djeshmen, si nje kujtim si nje blitc fotografik ku ti ishe fotografi i ti.
Shpesh udhetojme ne trokitjet e nostalgjise per te rigjetur ndonnje grimce,force apo energji, me pas kupton qe e djeshmja ska me fuqi ne asgje, ajo u plak iku, e sotshmja eshte sallata e rradhes, dhe per te nesermen duhet te mendosh ne cilin frut te jetes do ndalosh te ushqehesh.
Zgjedhja e jotja, trokitja e rastesise ,pranimi perseri i joni.



5. Dhe vjen nje dite

Dhe vjen nje dite
Dhe vjen nje dite
Kur fjalet e ngrira ne shpirtin tim
Kan per tu shkri

Sic shkrin bora maje maleve
Kane per t'vershuar t'palarat
E kan per t'thane
Se une nuk isha nje kurtizane

Dhe vjen nje dite
Kur ti o mbreti trim Ke per t'kuptuar
Se dashnia nuk jane
Meskembet e mija

Por, shpirti im
Dhe vjen nje dite
Kur do t'kerkosh strehim
Ne tempullin tim

Per tu rrefyer deri n'agim
Duke u zvarritur
Per shprese e shpetim


6.Dashuri e vjedhur.

Cfare po mendon tani o nene ? Cila vajze do jem une tani ? Duart e tij me preken mua , buzet e tij ecin qorrazi mbi trupin tim. Kur te dy shihemi tek stacioni ai me therriste Lila, thoshte se dielli i ndryshon syte e mi, i bejne lejla..une mendoja se ishte ai. Me mbante cadren ndersa une kerkoja librin tim te preferuar ne cante. Nganjehere kur era me ngaterronte floket shikimi i tij ishte i babezitur por aspak i lige o nene. Ne darke kur llampa mezi ndriqonte nen mjegullen e qytetit ai me mbante doren e thosh numero yjet me mua, me thoshin shoqet nene, me thoshin mos ki besim, me thoshin ai te vjedh puthjet, me thoshin rrij larg por une sdoja nene. Dora e tij kur me shterngonte mendoja se boten pushtova kur ai me pushtonte. Por jo sonte nene, sonte ai po me terheq floket ndersa ne sy ka nje shkelqim te syve qe se kam pare ne asnje forme mizorie. Kam veshur fustanin e bardhe me tantella qe me qepe diten e ditelindjes nene, tek gjunjet eshte pak i rrenuar por te premtoj ne ate Zot se do ta qendis serisht sikur te jete i ri. Gjunjet jane gervishtur nene thonjet e tij po kalojne tek puplat e mia ndersa me terheqin drejt vetes me force. Kisha vendosur qe sot sdo me perkedhelte me floket qe beja gershet cdo te marte. E marta ishte dita kur ti u njohe me babin e mban mend nene kur me thoje se ai te shoqeronte ne shtepi me biciklete ndersa ti mbaje fundin me duar. Cdo te marte une perkujtoja dashurine tuaj. Sonte ai me terhoqi per dore e tha : ki besim te mua Lila. Ishte hena e plote ate nate, ai sduhej te me thoshte Lila, skishte djell per syte e mi. Vuri radion ne funksion dhe gjeti kengen tone. Ishte kenga Leyla. Leyla sje vetem ti me tha ndersa timbri i zerit i ndryshoi. Me terhoqi per dore dhe me perplasi ne shtrat. Aty bera lidhjen e emrave tane. Ndersa une pak me para luaja me rripat e fustanit ai e terhoqi njerin me aq force sa kitarja qe qendronte ne sfond dhe zeri im nuk degjohej. Te betohem nene u mundova te bertisja,une bertisja dhe pse se degjoja zerin tim, lotet preknin faqet e mia ndersa ai me thosh : sht Lila , ti e di sa i lodhur jam e me kafshonte buzet. Une isha ne shpellen e ujkut ndersa ai kishte prene e tij nen kthetra. Nje pre qe as dridhej e as perpiletej dot ti ikte atij riti makaber ishte nje ekstaze . asaj dhome dhe i thashe sot eshte e marte do festoj dashurine e prinderve te mi. Ti e di ate nate u ngjiza une. Sot diten e marte kur une lidh floket gershet u dhunova. Me thirri serish ne emer por mbylla deren dhe u shemba te shkallet...
 
Last edited by a moderator:
Treshi me pelqeu. :)
Urime te gjithe krijuesve!!
 
Te bukura te gjitha votova :shqip:
 
E serish troket me beri per vete.
 
Krijimet ishin te bukura te gjitha. 3 i skualifikova meqe fillonin dhe vjen serish/nje moment :nanana:. Se bej shaka :). Se di mua 1shi me ngjiti me shume nga te tjerat :engjell:

Suksese te gjitheve! :hi:
 
votova te treten.... e pafjale...!!
 
5 me pelqeu dhe tek ajo e shkunda voten. ;)
 
Muaji maj kishte shume krijues e secili shkrim ka percjell nje emocion lexuesit ne ate cast ..dhe vjen nje dite qe te gjithe te njihemi me emrat qe fshihen pas secilit krijim:

Maj kishte dy fituese

Arfenilla me Dhembja qe te vjen pas
&
Nicktjeter me Dashuri e vjedhur


Urime te dyjave!!


Krijiesit jane te radhitur si me poshte:


1. Dhembja qe te vjen pas.. - Arfenilla

2. Dhe vjen nje moment- Monique

3. E pafjale – Soulmind

4. E serish troket... - Nevertiti

5. Dhe vjen nje dite – Kitrra123

6. dashuri e vjedhur - nicktjeter


Falenderoj secilin krijues per kohen, per copezat qe na kane dhuruar ne anteprima per zbukurimin e kesaj teme dhe te gjithe lexueset.

Une zgjodha per secilin nga ju nje kurore te thjeshte me luledele ..
Zgjodha pikerisht kete per tu kthyer ne disa caste, ne disa dite jo vetem nga tema e tille por gjithashtu ishte nje menyre e thjeshte per te vene ne dukje mendjen nga e cila rrodhen keto krijime..
Bera kete zgjedhje duke ju kurorezuar virtualisht ju pershperis secilit nga ju FALEMINDERIT
 

Attachments

  • photo34148.jpg
    photo34148.jpg
    47.1 KB · Shikime: 72
  • photo34149.jpg
    photo34149.jpg
    90.6 KB · Shikime: 74
Redaktimi i fundit:
Urime e dashur Arfe!!...:))

Urime Nick!! :))

Urime dhe te gjithe krijuesve te tjere!!
 
Redaktimi i fundit:
E nioha menjehere shkrimin e Monit...Ate e pikshin e ngordh si une hahahaha (me pelqeu shume)

suksese fituesit...
mendoj se kjo tem eshte nje nder me te mirat qe ka forumi...

sa keq qe nuk i lexova me pare keto shkrime...te kisha votuar edhe une...
 
Ua s'me besohet qe paskam votu Arfen. Haha. O Arfe si ka mundesi qe kemi 6-7 vjet ketu dhe akoma se dalloj dot stilin tend? Bravo! Sh e bukur poezia ??
urime dhe Nicktjeter!

Edhe ne te tjeret urime :p
p.s. Nevi& Jana: Ju keni shije letrare :D if you know what i mean! ?
 
Ua s'me besohet qe paskam votu Arfen. Haha. O Arfe si ka mundesi qe kemi 6-7 vjet ketu dhe akoma se dalloj dot stilin tend? Bravo! Sh e bukur poezia ??
urime dhe Nicktjeter!

Edhe ne te tjeret urime :p
p.s. Nevi& Jana: Ju keni shije letrare :D if you know what i mean! ?


Po shyqyr mi se nuk e ke dite .se nuk do me votoje:jastek:

flm per voten shpirt:kis:

 
Redaktimi i fundit:
Sinqerisht du te ju falenderoj gjithve per urimin dhe voten tuaj...

ndihem shum e nderuar se jam ne mesin e krijusve te forumit .ku Un; afer tyre jam si nje pik uje ne mes nje oqeanit..
siq jan Nick,Soul,Nev;Jana,Kitrra,Moni,e shum e shum emra tjer se vertet i japin nje imazh te mrekullushem keti konkursit..

Respekt per gjith antaret:thank:

 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top