Vajza
🪡
Pershendetje te dashur anetar/e e ketij formati, ja ku jemi perseri bashke me krijimet te shokeve/shoqeve tona.
Ju uroj lexim te kendshem.
Shiko fotografinë 1750437
1.Jeto
Çmënduri sikur zjarri
ka kapluar këtë zemër.
Lodhet e rreket
për një tekë tjetër.
Pa u tharë akoma,
buza kërkon të njomet.
Sikur mos të mjaftonin të çarat
Sikur flet, tregon që nuk lodhet.
Thonjë që ngulen,
e të shkulin prej shpirti fjalën.
Sikur të vjedhin arsyen
E nuk i gjejmë dot daljen.
Sytë, të vërtetën
as që duan ta shohin
I kënaqen momentit,
vetëm lotët njohin.
Nuk pyetet një i çmendur
sa jetë ka për të jetuar,
di që ate që ka
një herë ka per ta jetuar.
2.Eja mes krahesh
Më zgjo njëherë nga mes krahët
qoftë mbasdite
mesnatë a drekë
aq sa për të thënë
mirëmengjes
dhe ëndrrat në kujtim
le të shndrrohen.
Eja me cdo kohe se ..
U lodha duke i helmuar vetë!
E di si ështe
të jesh bërë mburojë
lules së sapo celur të ftoit
në acarët e pa kontrolluar të prillit
dhe në vjeshtë mes pëllëmbëve
as një ftua të mos kesh?
Të mbështes në përthyerjet
e bryllta delirin
dhe të pranosh
që është i mirë vertet
e zgjatjet për të puthur frymën
të mi ushqesh me diell...
Eja mos u vono....dhe
Pastaj lërmë me heshtjen
ti tregoj për shndrrimin
e ngjyres se syve
per puhizat e kënaqësise
se flokëve ne gishta
per trokthin e zemres
nëpër frymë të shpejtuar
që miklojne thërritjen jetë.
Por një mirëmëngjes mos ma kurse
Eja dhe ma thuaj dhe pa asgje !!!!
3.Ty!
Sot po te drejtohem ty ….
Ty qe padrejtesisht me mesove te te dua me cdo gabim tendin e ku te miat dot si pertype
Ty qe me dhurove lumturi e timen e more pas si nje cante shpine , per te ikur larg
Ty qe nga frikerat e mia vetmine ma zhduke , e sot te vetmen dhurate ate me ke lene
Te drejtohem ty…a dite te me doje ndonjehere?
A dite te me doje ashtu sic vetem ti di te duash?
Apo edhe une isha nje nder ato qe me pare kishe njohur , e brenda tyre kishe shperthyer mijra fishekzjarre e me pas si krateri i nje vullkani, i braktise?
Me thuaj, mos isha shume per ty? Apo kurre e mjaftueshme?
Ne mes rrefenjash qe koha tregoi per ne , te ka treguar sa shume te doja? Sesi nuk ngurrove per asnje moment te therrmoje ate “boten” e forte brenda meje dhe nxorre ne pah cdo dobesi timen? Po te nesermen qe therret fort ,por jo me emrin tend? Valle ti rrefeu?
Ty …ty te drejtohem
Ty qe perhere mendove se ishe nje kaprico momenti per mua, e se diku diku cdo gje do fashitej , si puhiza ne nje mbremje gushti e pluhurin e rruges vertit neper ajer.
Ty qe shpesh me vishje me petkat e lojtareve te frikshem e prisje me endje levizjen e rradhes si ne nje fushe shahu
Ty qe melodite e mia i ktheve ne zhurma rrebeshesh , e kurre nuk pyete cfare kenge degjoj tani…
Me thuaj a dite ndonjehere te me duash edhe pse sot jam nje kalimtare e huaj , ne rrugetimin tim ?
4.Eja në ecjen time
Eja në ecje, eja në ngecje,
Se që moti i jam falë të vërtetës.
Eja e më kthe vrullin,
E këmbëve të tërhequra zvarë në shkretëtirë.
Eja e më kthe dritën,
E bebëzave të hapura në erësirë.
Eja e më kthe lutjen,
E duarve të shprazura në hapësirë.
Eja e më kthe buzëqeshjen,
E ngecur që moti në fytyrë.
Eja në ecjen time…..
5.Sepse ne kishim frik...
Ne ishim
shume afer njeri tjetrit.
Po aq,
dhe shum larg.
Ne benim plane te takoheshim
te flisnim te grindemi te perqafoheshim
Por planet,
nuk ja thonim njeri tjetrit.
Ne xhelozonim
njeri tjetrin!
“urrenim,, madje dhe dashuronim emrat e njeri tjetrit!
Kishim frik ti thonim sekretet e zemres!?
Ne ishim bere
per njeri tjetrin!
dashurin e kishim ne shpirt
Por prap,
kishim frik,
ne brendesin ton.
Ne ishim fundi i nje fillimi,
qe nuk kishte filluar
Asnjehere!
Sepse
Ne kishim frik..
6.Eja...
...eja tek dita shtrine duart drejte muzgut,hena buzqesh, deti relaksohet ,i cliruar nga dielli i diteve te ngrohta verore.
...eja ne duart e nje endrre qe te pret ne cdo perendim, te puth ne c`do lindje te diellit te hershem.
... eja,eja pa u menduar,pa u rrokatur ne mendimet qe na ndajne.
...eja ne c`do vale qe puth bregun,ne cdo rreze qe perthyet mbi kaltersi.
...eja, se shpirti yt e di,se si shpirti im te falet vetem ty.
...eja ,ti vetem eja o kaltersi.....
7.I dashur bir,
Bir I Universit tim! Kur diellin e thërret gjeli, zgjohem pranë teje, të kap doçkën për të ndjerë mishin e njomë dhe strukem sërish e lehtësuar në gjumë. Të përkëdhel ashtu me mollëzat e gishtëve flokët brunë dhe papritur më shkojnë duart tek cullufet që të lëpijnë sytë. Nuk ke faj, ajo e gjelbër e thellë marros, gjunjëzon njerëz dhe shigjeton retë për të hedhur zemra. Ti je vetëtima e kësaj natyre!
T’I heq ngadalë instiktivisht dhe mollëzat e mia gjurmojnë cdo pjesëz të fytyrës sate me frikën mos ta ka vjedhur dikush. Ëmbëlsi e artë në cokollatë, vdes për ty. Vyshkem para tulipanëve të tu si bletë, pa iu thithur nektarin. Përvelohem përpara gjuhëve të tua të flakta si një letër e papostuar. Ngrihem, lartësohem si lapidar mbi qiellgervishës për të të mbajtur fort larg, larg egërsisë, mallkimeve dhe luftrave. Ushtari im I vogël…
Bir, artistikisht bëhem gur, shkëmb, akull, armë, fjalë, penë, nënë e babë, bëhem kushdo që prindërit e mi nuk u bënë dot për mua. Bëhem ajsbergu që çan pluhurat nga flokët e tu. Bëhem era që të puth faqen mijëra herë. Bëhem mjeku yt, kur zemra të është thyer. Shpirti im. Po a do të ekzistosh vallë?
Ekzistencializmi I pirndërve të mi shërbeu për të anashkaluar ekzistencën time. Kam dëgjuar si njëri më fyente përpara miqve e tjetri më tradhëtonte cdo fjalë në momentin e gabuar. Kam dëgjuar versione të jetës së tyre pasi unë të largohesha e imagjinata tirrte versionin e tyre pa mua. Kam qenë pa mbështetje, pa vetëbesim dhe pa....
Gjumi më kaploi sytë dhe diku më hodhi larg këtyre vargmaleve tona: tek jeta e vërtetë, tek jeta boshe, ajo e paplotësuara ku gjysmat thërrasin cereqet dhe nuk plotësohet mozaiku. I mungon dashuria me siguri. Jo ajo dashuri romantike, as ajo tjetra që kuzhunierja e rastit po përmend si përbërës në emision, jo, jo mungon dashuria e ndjenjave prindërore. I mungon përkujdesja e fytyrës me mollëzat e gishtave, I mungojnë puthjet, I mungojnë fjalët magjike.
Po përdorin dhunë, po përdorin sharje që t’I zëvendësojnë dashurinë, shpirt. Po I hedhin pisllëk dhe e servirin sipas modeleve drusore përpara turmës dhe turma brohoret…Sa mirë që të kam larg, sa mirë që nuk e sheh këtë marrëzi ku fajin e merr viktima dhe viktimizohet agresori. Sa mirë që botën time e ke pushtuar ti dhe së bashku do të pushtojmë Botën mizore. Sa keq që luftë nuk ka, por lufta po ndillet. Sa keq që nuk kam ku të ndaj brengat.
Biri im, ti që ende nuk ke lindur, pa ardhur ende në jetë do mësosh që ka një kapo, por një bos sipër tij. Do të mësosh që zinxhirët sa më shumë të vrasin, aq më shumë ndërsehen. Do të mësosh që ekziston arma, murtaja, HIVI, Covidi. Ekziston korrupsioni, injoranca, pështyma, vrasja, sherri, anarkia. Ekziston xhelozia, paraja, varfëria, pushteti. Bir, ekziston edhe ndergjegjia. Këtë bota nuk ta mëson. Nqs je I ndërgjegjshëm për sëmundjen, nqs e njeh dhimbjen nuk ia ngjit tjetrit për të skalitur xhelozi, nuk sherrohesh me armë për pushtet duke vrarë, nuk injoron injorantët, por u bën të ditur fushën tënde. Po ta dish se inteligjenca nuk është fjala, është veprimi.
Biri im, ti që nuk rritesh kurrë. Ti që do të rilindësh pemët e thara me planet e tua afatgjata. Ty që natyra të dha përparësi gjinore, ty që të dha forcën dhe jetën, dua të të them: Mos më harro! Kur pas shirave, varrin tim ta mbysë bari, eja ta korresh me doçkat e tua. Kur fytyrën time ta mbysin rrudhat, mos harro ta puthësh. Kur sytë më pikojnë lot, mos harro t’I fshish. Tullace apo flokëdendur, e shkathët apo e ngathët, e paditur dhe plakë gjithologe, unë jam sërish nëna jote.
Mirëmengjes!
8.Eja
Njashtu
Siç valë e detit vjen
E shuan etjen
E bregut të përtharë
Njashtu
Siç rrezja e hënës bjen
E shndritë errësirën
Anë më anë
Njashtu
Siç dallëndyshja kthehet
E shuan mallin e folesë
Nën çati
Njashtu
Siç shiu bjen
E shuan zjarrin
Në shkretëtirë
Njashtu
Eja, dhe TI
N'kët natë
Më ndrit errësirën
Më shuaj
etjen,
mallin,
zjarrin
Eja