Kreu marëdhënie me dhunë me të miturën, Arrestohet mësuesi 62 vjeçar

Arfenilla

Themelues i Forumit
msuesi.jpg
Një mësues i shkollës 9-vjeçare në fshatin Kryekuq të Divjakës është arrestuar nga policia pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur dhe shpërdorim detyre. 62-vjeçari Demir Hoxha, sipas hetimeve paraprake dyshohet se kryente vazhdimisht marrëdhënie seksuale me dhunë në ambientet e shkollës me një nxënëse 12-vjeçare.
Denoncimi është bërë nga familjarët e nxënëses së dhunuar seksualisht me inicialet A.K.. Mësuesi, banorë i fshatit Zharnec është vënë në pranga nga policia dhe çështja e tij do t’i kalojë Prokurorisë së Lushnjës për hetime të mëtejshme.
“U bë ndalimi i shtetasit Demir Hoxha, i datëlindjes 28.03.1953, lindur ne Gramsh dhe banues në fshatin Zharnec, Divjakë, me profesion mësues. Ndalimi i këtij shtetasi u bë për arsye se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në mënyrë të përsëritur me shtetasen e mitur A.K., duke shfrytëzuar detyrën si mësues kujdestar i saj në shkollën 9-vjeçare, ngjarje kjo e ndodhur në ambientet e kësaj shkolle”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ballafaqimi me kamera të fshehtë
Në ambientet e policisë në Komisariatin e Lushnjës ka pasur një ballafaqim mes mësuesit të arrestuar dhe nxënëses së abuzuar. Demir Hoxha ka pyetur 12-vjeçaren se përse u ka treguar prindërve duke thënë se në rast se do të kishte mbetur shtatzënë do ta dërgonte në spital për të abortuar. “Pse u tregove prindërve? Nëse do të kishte mbetur shtatzënë do të dërgoja në spital të abortoje”, i është drejtuar 62-vjeçari nxënëses së mitur.
Historia
Ngjarja është zbuluar nga nëna e 12-vjeçares pasi e mitura e ka pyetur nënën e saj sesi mund të ngelesh shtatzënë. Interesimi i 12-vjeçares për këtë gjë, ka bërë që nëna e saj të dyshojë dhe të kërkoj nga vajza t’i shprehë shqetësimet e saj. Pas insistimit të nënës, e mitura A.K., ka rrëfyer për abuzimin që mësuesi kujdestar kryente me të.
Pasi prindërit e saj kanë kryer denoncim në polici, 12-vjeçarja ka dëshmuar në prani të psikologut. Nga dëshmia e saj mësohet se mësuesi Demir Hoxha kishte abuzuar dy herë më të. Abuzimi i parë seksual ka qënë në muajin shkurt të këtij viti dhe rasti i dytë më 29 maj brenda ambienteve të shkollës 9-vjeçare.

Reagimi
Drejtori i shkollës 9-vjeçare në një reagim mbi ngjarjen e ndodhur shprehet se, për mësuesin e arrestuar nuk ka pasur denoncime më parë. Vasil Rrushi duke e cilësuar ngjarjen tronditëse, thotë se mësuesi në fjalë njihej si njeri i rregullt. “Në 43 vite nuk kemi dëgjuar të ndodhë diçka e tillë”, është shprehur Rrushi. Drejtori i shkollës ka treguar më tej se mësuesi Demir Hoxha jepte mësim në ciklin fillor, ndërsa familja e nxënëses së abuzuar ishte e ardhur nga fshatrat e Gramshit.B lajmi
 
Titulli: Kreu marëdhënie me dhunë me të miturën, Arrestohet mësuesi 62 vjeçar

ncncnc, thote mire Arian Cani : Ta vrasesh eshte pak
 
Titulli: Kreu marëdhënie me dhunë me të miturën, Arrestohet mësuesi 62 vjeçar

Vdekt ishalla! Cjane keta monstra kshu pupu u prish dynjaja
 
Titulli: Kreu marëdhënie me dhunë me të miturën, Arrestohet mësuesi 62 vjeçar

mos ma nxirrni foton e ktij sepse ma shpif
 
Titulli: Kreu marëdhënie me dhunë me të miturën, Arrestohet mësuesi 62 vjeçar

Sikur po u kalojm vendeve te botes me keto pisllaqe ne shqiptaret,edhe pse kemi qen Popull. i paster
 
Po ne shqiperi vazhdon te jete seksi tabu dhe aty ku ka tabu aty ka dhe me teper shthurje ,imoralitete ,perversitete, etj etj
 
C'tabu more cun, eshte pedofili eshte semundje jo tabu seksuale. Te besh seks me moshe madhore ath po mund te flasim edhe per manjakeri apo nenprodukt te tabuse seksuale por te flasesh per perdhunim dhe abuzim me te mitur eshte veper penale denohet me ligj por varja kesaj, demi qe i shkakton atij/asaj femije eshte i pariparueshem per tere jeten.
 
Kètij i rëntë kolera sa me pare , kafsha .
 
Jam krejt dakort me ty Marla :D Komenti im ishte ne rrjedhe te komentit te Afernilles per pjesen "kemi qen popull i paster" , por jo se e kisha si qellim te thoja qe ai thjesht nuk gjeti nje te moshes se tij dhe kapi dhe i morri gjysmen e jetes asaj vajzes se vogel . Ky fytyra sdiskutohet qe eshte i semur dhe meriton kurimin e duhur 'varjen ne litar'
 
Titulli: Kreu marëdhënie me dhunë me të miturën, Arrestohet mësuesi 62 vjeçar

Sikur po u kalojm vendeve te botes me keto pisllaqe ne shqiptaret,edhe pse kemi qen Popull. i paster

c'lidhje ka shteti ne degjenerimin e nje individi, qe me shume gjasa mund te jete i smure?
perversitetin apo pedofiline nuk ja induktoi "shteti i paster " ,por problemet e tija psikologjike...

edhe kto tema na mjafton qe i lexojme neper gazeta...edhe ne forum duhet me pa kta surreter qe nuk di pse teorine e evolucionit e besoj krye kput

njeriu prejardhjen e ka prej majmuni :P
 
Normal qe ti vrasesh esht pak...Tortura deri ne piken e fundit te jetes qe e mesojen dhe te tjeteret...
 
Titulli: Kreu marëdhënie me dhunë me të miturën, Arrestohet mësuesi 62 vjeçar

C'na i beni lajm kta monstra....edhe fytyren e ktij kemi mangut.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kreu marëdhënie me dhunë me të miturën, Arrestohet mësuesi 62 vjeçar

Sikur po u kalojm vendeve te botes me keto pisllaqe ne shqiptaret,edhe pse kemi qen Popull. i paster

Ashtu është, më të paster kanë qenë përpara......
 
Titulli: Kreu marëdhënie me dhunë me të miturën, Arrestohet mësuesi 62 vjeçar

Po ne shqiperi vazhdon te jete seksi tabu dhe aty ku ka tabu aty ka dhe me teper shthurje ,imoralitete ,perversitete, etj etj

Nuk ka te bej ajo them un. Kenej nga jam un nuk eshte tabu dhe ka me shume manjak seksual.
 
Titulli: Kreu marëdhënie me dhunë me të miturën, Arrestohet mësuesi 62 vjeçar

Ju thafte dermanit deri ne rrenze....mu si plake labe mallkova :P
 
Nuk mund te them qe e ke gabim ,por ketu ne shqiperi flitet qe mund te jene deri ne 40000 manjak te ketij lloji , duke llogaritur me numrin e popullsise qe USA ka nese sgaboj 100 here me shum se neve pra te jet diku tek 310-320 milion njerez ,ndersa shqiperia vetem 3 milion . Dhe i bie qe per cdo 1 manjak shqipetar ne USA te jene 100 te tille , pra me shifrat qe thashe une i bie qe ne USA duhet te jene 4 milion manjak . Sbesoj se ekzistojne keto shifra ne USA . Ne shqiperi ka mesatarisht 35-40 raste ne vit qe zbulohen ,qe i bie diku tek 1 rast cdo 10 dite , a thua qe ne USA tek kete 10 raste pedofilie cdo dite ?
 
Me labe akoma si shprehje do ishte :jallaaa ,te mbifte ne ball ore maskara :P
 
Titulli: Kreu marëdhënie me dhunë me të miturën, Arrestohet mësuesi 62 vjeçar

Rrofte vendi manjakve Pleqt e shqipnis kan pjerdh,rrijn e mendojn at shprehjen ku asht plaku asht gjaku :P
Ti nigjosh pleqt si komentojn femrat lart e posht te ik truni seriozisht.
 
Titulli: Kreu marëdhënie me dhunë me të miturën, Arrestohet mësuesi 62 vjeçar

Nuk mund te them qe e ke gabim ,por ketu ne shqiperi flitet qe mund te jene deri ne 40000 manjak te ketij lloji , duke llogaritur me numrin e popullsise qe USA ka nese sgaboj 100 here me shum se neve pra te jet diku tek 310-320 milion njerez ,ndersa shqiperia vetem 3 milion . Dhe i bie qe per cdo 1 manjak shqipetar ne USA te jene 100 te tille , pra me shifrat qe thashe une i bie qe ne USA duhet te jene 4 milion manjak . Sbesoj se ekzistojne keto shifra ne USA . Ne shqiperi ka mesatarisht 35-40 raste ne vit qe zbulohen ,qe i bie diku tek 1 rast cdo 10 dite , a thua qe ne USA tek kete 10 raste pedofilie cdo dite ?

E di qe ke te drejte ti. Sepse un nuk konsiderova ket raportin e popullsis. Futa nji kerkim per sex offenders ne usa dhe shifra me del rreth 800.000 veta (Parents For Megan's Law and The Crime Victims Center - Sex Offender Email Alert - Report Sex Offernders - Report Child Abuse - National Megan's Law Helpline), as 1 milion nuk jan. Kshu qe mbase ke te drejte qe ngaqe seksi eshte tabu ...dalin me shume manjak. Nuk di ca te them tjeter tani pervec se te jap nji nga keto idete e mia gjeniale. Ja psh: 1 dite ne vit ne Shqipri le te quhet dita nderkomtare e seksit dhe te gjith dalin lakuriq dhe bejne seks me te panjohur. Mbase ashtu mund te ulet numri i manjakeve.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kreu marëdhënie me dhunë me të miturën, Arrestohet mësuesi 62 vjeçar

E di qe ke te drejte ti. Sepse un nuk konsiderova ket raportin e popullsis. Futa nji kerkim per sex offenders ne usa dhe shifra me del rreth 800.000 veta (Parents For Megan's Law and The Crime Victims Center - Sex Offender Email Alert - Report Sex Offernders - Report Child Abuse - National Megan's Law Helpline), as 1 milion nuk jan. Kshu qe mbase ke te drejte qe ngaqe seksi eshte tabu ...dalin me shume manjak. Nuk di ca te them tjeter tani pervec se te jam nji nga keto idete e mia gjeniale. Ja psh: 1 dite ne vit ne Shqipri le te quhet dita nderkomtare e seksit dhe te gjith dalin lakuriq dhe bejne seks me te panjohur. Mbase ashtu mund te ulet numri i manjakeve.

Eshte skandal ketu o vllai ,sheh burra dhe pleq qe komentojne cdo goc qe kalon ne rruge ,qoft ajo edhe 16-17 vjece,,, ti kapesh ti fusesh bastunin ku i dhemb me shum
 
Titulli: Kreu marëdhënie me dhunë me të miturën, Arrestohet mësuesi 62 vjeçar

Eshte skandal ketu o vllai ,sheh burra dhe pleq qe komentojne cdo goc qe kalon ne rruge ,qoft ajo edhe 16-17 vjece,,, ti kapesh ti fusesh bastunin ku i dhemb me shum

Mbase duhet nai spastrim etnik. Ta vesh bluzen e Flamurtarit un?
 
Titulli: Kreu marëdhënie me dhunë me të miturën, Arrestohet mësuesi 62 vjeçar

Mbase duhet nai spastrim etnik. Ta vesh bluzen e Flamurtarit un?

hahahhaha duhet hapur patjeter aktiviteti i shtepive publike qe te shfryhen njerezit . HAhahahah jo jo ,vishe kur ta ndjesh se ska fanelle me te bukur se kuq e zi :D
 
Titulli: Kreu marëdhënie me dhunë me të miturën, Arrestohet mësuesi 62 vjeçar

Ato shpit publike mir do i benin atij populli ne fakt.
 
Titulli: Kreu marëdhënie me dhunë me të miturën, Arrestohet mësuesi 62 vjeçar

Seriozisht eshte e domosdoshme ,te pakten te behen njerezit me te bute ,mos ti shohin femrat vetem si vegel seksi . Do i benin nder ketij populli nese do ja hapnin kete biznes
 
Titulli: Kreu marëdhënie me dhunë me të miturën, Arrestohet mësuesi 62 vjeçar

c'lidhje ka shteti ne degjenerimin e nje individi, qe me shume gjasa mund te jete i smure?
perversitetin apo pedofiline nuk ja induktoi "shteti i paster " ,por problemet e tija psikologjike...

edhe kto tema na mjafton qe i lexojme neper gazeta...edhe ne forum duhet me pa kta surreter qe nuk di pse teorine e evolucionit e besoj krye kput

njeriu prejardhjen e ka prej majmuni :P

i semuer edhe njeri i shkolluar interesant !!plus dhe ne moshe per te dal ne penzion !!
pajtohem se nje pjese e madhe nga atje ka prejardhjen ndryshe nuk diskutohet.
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top