Kreu i Komitetit të Jashtëm në Kongresin amerikan: Maqedonia nuk është një shtet, duh

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kreu i Komitetit të Jashtëm në Kongresin amerikan: Maqedonia nuk është një shtet, duhet të ndahet!

744px-Map_of_the_majority_ethnic_groups_of_Macedonia_by_  municipality.svg__2017_02_06_16-1.png


Kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher është një prej njerëzve më me peshë në Dhomën e Përfaqësuesve. Kamera e Vizion Plus ishte brenda në Kongresin amerikan, në zyrën e zotit Rohrabacher pak ditë pasi ai i dërgoi një letër Presidentit të Serbisë Nikoliç, në të cilën, kërkonte që të shqyrtohej mundësia e shkëmbimit të territoreve në veri të Kosovës, si zgjidhja më e mirë. Rohrabacher shkon edhe më tej: Le të ndryshojnë edhe kufijtë e Maqedonisë.

Dana Rohrabacher:
E urrej ta them këtë, sepse kjo do të bëjë që të gjithë të tërbohen me mua, por pse jo dreqi ta hajë… Qëndrimi im është që Maqedonia nuk është një shtet. Më vjen keq por nuk është një shtet. Ata janë kaq të ndarë, sa kurrë nuk do të jenë në gjendje që të shkojnë mirë së bashku. Prandaj, kosovarët dhe shqiptarët e Maqedonisë duhet të bëhen pjesë e Kosovës. Ndërsa pjesa tjetër e Maqedonisë duhet të bëhet pjesë e Bullgarisë apo çfarëdo vendi tjetër me të cilët ata pretendojnë se kanë lidhje. Ideja që do ta mbajmë Maqedoninë gjallë sepse dikush, 30 vjet më parë vendosi që ky është konfigurimi që duhet të dalë nga shpërbërja e Jugosllavisë, nuk çon në një arsyetim që kjo ide të mbahet ende.

Por a do ta mbështesë administrata e Trump këtë ide?

Dana Rohrabacher:
Unë kam ndikim në politikbërësit amerikanë tani. Jam kryetari i Komitetit të Jashtëm në Dhomën e Përfaqësuesve që merret me atë pjesë të botës. Ne do të kemi seanca dëgjimore në muajt në vijim. Një nga çështjet që do të diskutojmë është ndryshimi i kufijve në mënyrë që ata të kenë kuptim dhe të sjellin paqe në Ballkan.

***

Për sa i takon deklaratës së Ramës për Trump gjatë fushatës zgjedhore në SHBA, Rohrabacher shprehet se tashmë, kryeministri shqiptar duhet të pranojë faktin që Trump është President dhe të gjenden mënyrat se si dy vendet mund të bashkëpunojnë.

Dana Rohrabacher:
Trump ka fituar. Ai është President. Tani është koha që të bëhen marrëveshje dhe të mundohemi të shohim se cila është gjëja më e mirë që mund të bëjmë apo përmbushim me këtë njeri si President. Jo të përgjigjemi në mënyrë armiqësore, duke thënë se ne nuk na pëlqen ai apo ai nuk na pëlqen ne. Por të gjejmë diçka që ne mund ta bëjmë dhe që Trump do që ta bëjë dhe le të punojmë të gjithë për këtë.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


tiranaobserver.al
 
Cfareeeeee... ja ka fut kot, ne jemi shtet i vjeter, sa vet Makedoncite... jane populli qe ne kurrize te shqiptarve eshte aty ku gjendet sot, ska faj pse shqiptaret jane budallenj, tani kemi rastin me te mire, prap nuk e treguan veten si duhet... ashtu do bojn,do ndajn e do rrjepin, po mjere populli...
 
Jam kunder ndarjes se Maqedonise.

E kam thene dhe e mbeshtese qe ne cdo kontest te ndarjes se Maqedonise ne do ishim humbesit me te medhenje.
 
ja cndodh per te patur nje mumdesi shperblimi borxhedhensit 100 vjecar... shtete qe lindin me monuse qe te marrin frymen dhe me parasy si te kuajve ku ju tregohet rruga me e mire per to... ec te shtyjme ne... mos humbnera do jet shkretetira dhe sfida te pamundura ne horizont... o bote e lire me praga ekonomie ...meso te ecesh ne kembe deri sa te behen gjunjet me kalla...
 
Back
Top