Kretë:Tenton të vetëmbytet emigrantja me fëmijën e saj në krahë

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Papunësia dhe pamundësia për të mbijetuar ishin faktorët që çuan nënën emigrate të vetëmbytet në det.

Një emigrante nga Polonia(fillimisht u tha se ishte shqiptare),nënë e dy fëmijëve vendosi të vetëmbytet në det ,pasi nuk u blinte dot fëmijëve ushqim për mbijetesë.

42-vjeçarja fatkeqe,nënë e dy fëmijëve,jetonte në qytetin e Iraklios në ishullin e Kretës,Greqi.

Sipas policisë lokale,kanë qenë kalimtarët ata që kanë parë tentativën e emigrantes dhe njërit prej fëmijëve të saj për tu vetëmbytur dhe kanë njoftuar policinë,ndërsa njëkohësisht u futën në ujin e ftohtë të detit dhe i nxorën në gjendje të rëndë.

Gruaja fatkeqe dhe fëmija e saj u transportuan në spitalin e qytetit,ku mjekët thanë se emigrantja zotëron shëndet të plotë dhe vendimin për tu vetëmbytur e mori pasi nuk mbijetonte dot për shkak të papunësisë së madhe të kohëve të fundit.




albnow.com
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top