Krak,trendi i ri i drogave

Guest2

Antarë i Respektuar
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Përveç kanabisit dhe lëndëve narkotike të tjera, një tjetër lloj droge po konsumohet nga të rinjtë shqiptarë.


Kraku, ose e thënë ndryshe marrja e kokainës në formë djegieje me bidon ose me llullë, është trendi më i ri që ka vënë në alarm policinë dhe institucionet e tjera përgjegjëse.

Trendi i ri i përdorimit të krakut konfirmohet edhe nga Shërbimi i Toksikologjisë, ndërsa Top Channel intervistoi një përdorues, i cili tregon pasojat shkatërruese.

“Droga është në modë. Kjo është fatkeqësia më e madhe e shoqërisë shqiptare. Kalimi nga përdorimi i përditshëm i kokainës te kraku vjen si pasojë e konsumimit të lartë të kokainës së pastër. Duke kaluar te kraku, shkatërrimi është total. Nga ana sociale shkatërron këdo që del përpara, është një tajfun i frikshëm, ose ortek që merr gjithçka ka përpara. Të shkatërron nga të gjitha drejtimet, moralisht, besueshmërisht me njerëzit. Shkatërron figurën dhe karakterin tënd, por edhe ekonomikisht. Nëse je konsumator i rregullt i krakut, shkatërrohet edhe miliarderi më i madh që del përpara”, thotë përdoruesi.

Sipas studimeve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi ku konsumohet më shumë krak, ndërsa në Shqipëri, mosha e përdorimit të saj varion nga 25 deri 45 vjeç. Një gram kokainë që përdoret si krak, në Shqipëri kushton nga 8 deri 12 mijë lekë, në varësi të cilësisë.
Top-Channel
 
Last edited by a moderator:
Sa problem rinia e shkret qe skupton cfare i benv etes trupit ne lule te rinis.

Trendy thote,te marresh drgoe?! fatkeqsi.
Duhet tu mungojne shume gjera kesaj rinis se sotshme ,qe mos tu shkoj shume mendja ne konsumim drgrash e gjera qe keta i qujne trendy e lluksi.
Por prindrit e mjere ne keto raste cbejne? Ku jane?
Apo neper punra e pas lekut..pffff
 
Sa problem rinia e shkret qe skupton cfare i benv etes trupit ne lule te rinis.

Trendy thote,te marresh drgoe?! fatkeqsi.
Duhet tu mungojne shume gjera kesaj rinis se sotshme ,qe mos tu shkoj shume mendja ne konsumim drgrash e gjera qe keta i qujne trendy e lluksi.
Por prindrit e mjere ne keto raste cbejne? Ku jane?
Apo neper punra e pas lekut..pffff

Prinderit nuk jane pas lekut e dashur , nuk besoj se ka prinder qe do deshironin te keqen per femijet e tyre...
Por sado ti flasesh nje femije te asaj moshe eshte e pamundur ti vesh fre cmendurise.... :(

Gjithsesi ....qofshin faza pa probleme ...cte thuash me shume
 
Krak,sa emer te lezecem paska :P
Pertej shakas,eshte "tortur" per te gjithe familjen nqs ke nje te droguar ne shtepi..njoh njerin qe i ka shit shtepise,ca ka ..per te blere droge.familja e ka cuar neper qendra reabilitimi,e kane futur edhe ne burg vete familjaret,dhe prape ska hequr dore.dhe jo vetem familjes vete,por edhe fisin nuk lene rehat duke i lyp leke per droge.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top