Kova ka kujtime të mira “kavajase”

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Kova ka kujtime të mira “kavajase”

Vetëm pak minuta pasi është konfirmuar zyrtarisht se përballja e parë për Flamurtarin për sezonin e ri do të jetë me Besën në Kavajë, kanë ardhur dhe reagimet e para nga kampi vlonjat. Trajneri kroat Kovaçiç nuk e ka fshehur që ndeshjen e parë të kampionatit nuk e dëshironte jashtë fushe. Dhe pikërisht duke komentuar ndeshjen e parë të përcaktuar nga shorti i hedhur Kova thotë: “Nuk kemi qënë me shumë fat në hedhjen e këtij shorti. Unë personalisht nuk e dëshiroja në asnjë mënyrë që çelen e kampionatit skuadra ime ta bëjë në një fushë tjetër. Vlora dhe stadiumi i saj të japin emocione dhe të motivojnë për ti bërë një nisje të mirë kampionatit. Tani na duhet të mendojmë që tani të gjejmë mënyrën e duhur që këto emocione të mësojmë ti kërkojmë në ndeshjen e transfertës me Besën”. Kova gjithsesi më pas shton se ka kujtime të mira nga skuadra e Besës. “Unë kam një kujtim shumë të mirë me skuadrën e Besën. Me këtë kundërshtar në një ndeshje të fituar e kam nisur aventurën time në krye të pankinës të Flamurtarit në kampionatin e kaluar. Më kujtohet shumë mirë ishte një ndeshje e bukur dhe me shumë emocione. Kemi fituar më një kundërshtar të fortë për të cilin jam shprehur që ato ditë, por dhe ruaj edhe sot mendimin tim që është një ekip shumë i vështirë për tu përballuar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top