Kosove-Shqiperi, “all stars” miqesore per pavaresi

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Flag-Pins-Kosovo-Albania.jpg
Sporti shqiptar vazhdon te jete prezent ne festen e pervjetorit te shpalljes se pavaresise se Kosoves. Pas kerkeses se Federates Kosovare te Futbollit, homologia shqiptare ka pranuar qe me 17 shkurt 2010 te zhvillohet nje miqesore “all stars”.

Ne menyre me specifike, nje seleksionim me lojtaret me te mire te kampionatit kosovar do te zbrese ne fushe perballe skuadres me futbollistet me te spikatur ne Kategorine Superiore ne Shqiperi.

Vendimi eshte marre ne mbledhjen e djeshme te Komitetit Ekzekutiv ne FSHF, i cili ka ndryshuar edhe datat e çerekfinaleve te Kupes.

“Ekzekutivi miratoi ftesen e marre nga FFK-ja per zhvillimin e nje miqesoreje me lojtaret me te mire te dy kampionateve ne Kosove dhe Shqiperi, me 17 shkurt, me rastin e festes se pavaresise”, theksohej nga organi me i larte vendimmarres ne vend. “Ne kete kuader u miratua edhe ndryshimi i datave te ndeshjeve çerekfinale te Kupes se Shqiperise, qe do te luhen me 10 dhe 24 shkurt 2010”.

Ne anen tjeter, drejtuesit e Federates Kosovare kane marre nje vendim mjaft te rendesishem. Te gjitha te ardhurat nga miqesorja qe do te zhvillohet ne Prishtine, do te kalojne ne ndihme te familjeve te permbytura ne zonen e Nenshkodres.

Lajmi eshte konfirmuar nga sekretari i Pergjithshem i FFK-se, Eroll Salihu, i cili deklaroi: “Kjo ndeshje ka vlera te dyfishta, sepse perveçse do te festohet pervjetori i pavaresise se Kosoves, eshte vendosur qe te gjitha te ardhurat nga kjo miqesore do t’u jepen familjeve te prekura nga permbytjet ne veri te Shqiperise”.
•tch•
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top