Kosovë, pezullohet imami i xhamisë së Prizrenit

1428075781imami-prizrenit-irfani.jpg

“Statiskat tregojnë se më 1455-n, këtu kanë qenë 1 për qind shqiptarët. Në 1389, kur la ardhur Perandoria turke e ka luftuar kundër hungarezëve dhe Car Llazarit, e ka marrë prej shkaut. Me shekuj kemi qenë ndër shkije, e ka marrë prej shkaut e ta ka lënë në dorë ty. Pse erdhe ti o mysliman, unë kam pasë qejf me qenë shka, kështu thotë shkau që flet shqip”.

Kjo është vetëm njëra pjesë e ligjëratës 4-minutëshe të imamit nga Prizreni, Irfan Salihu, lidhur me shqiptarët dhe historinë e Kosovës në periudhën osmane. Por, ndryshe nga herët e tjera, Bashkësia Islame e Kosovës këtë herë nuk ka qëndruar duarkryq.

Nëpërmjet një njoftimi për media bëhet e ditur se, myftiu i Kosovës Naim Tërnava e ka pezulluar nga pozita imamin e Prizrenit, Irfan Salihu, dhe ka nisur ndaj tij masën për komision disiplinor.

Në ligjëratën e tij, imami nga Prizreni i del në mbrojtje marrëveshjes jugosllavo-turke të viteve ’50, për dëbimin e shqiptarëve në Turqi. Ai i quan të paguximshëm historianët për të hulumtuar për historinë e Kosovës, kur i referohet Arkivës së periudhës osmane.

“As Enver Hoxhën nuk e shajnë, as Titon, as Millosheviçin. Po e shajnë vetëm ata myslimanë, që iu ka dhënë disa hektarë tokë dhe i ka sjellë për të jetuar në Kosovë, e i ka bërë sundimtarë të Ballkanit. Kanë sunduar shqiptarët në kohën e Osmanllinjve. Pas atyre masakrave të mëdha, 1/3-ta e popullatës na u shkatërrua. Ata që na kanë mbrojtur veç çohen ateistët edhe i shajnë. Kryqin nuk e shan kërkush, Papën s’e shan kërkush, Rankoviçin po ashtu, sepse janë bërë sebep që dhjetëra-mijëra kanë shkuar në Turqi. Ta kishin ditur gjyshërit tanë që ata janë armiq, s’kishin shkuar vëllezër. Hajde këqyreni me histori, mos bëni akuza të rreme. Nuk guxon të shash Milloshin e Rankoviçin, por shkon e shan veç myslimanët, sepse u bë modë të ofendosh Islamin. Te ne është modë”, ka thënë ndër të tjera Irfan Salihu, ish-imam i Xhamisë “Suzi Qelebiu”.

Vendimi për pezullimin e imamit nga Prizreni është marrë bazuar në nenin 45.1, 45.3 dhe 47.1 të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Kosovës, sipas të cilave Kryesia e BIK-ut drejton punët e veta, mbikëqyr punën e organeve e të institucioneve në territorin e vet. / Top Channel
 
Titulli: Kosovë, pezullohet imami i xhamisë së Prizrenit

hahaha I shalla e disiplinojne kete qenie te shejte dhe te ndershme te zotit te tij qe ka krijuar :p
 
Titulli: Kosovë, pezullohet imami i xhamisë së Prizrenit

hahaha I shalla e disiplinojne kete qenie te shejte dhe te ndershme te zotit te tij qe ka krijuar :p

Te disiplinojne kete?
Edhe ky njelloj si Hoxhe Krasniqi jane pezulluar per ti sherbyer me mire bashkesise muslimane.Te gjitha gojet e liga qe thone lart e poshte se jane pezulluar per arsye se shume shpesh ja fusin si kau peles e kane gabim!
Hoxhe Krasniqi dhe Hoxhe Salihu jane pezulluar per me mire, dmth sherbimin e tyre do e vazhdojne e do shkojne lart e me lart, vetem se per momentin jo aty ku kane qene.
Une personalisht pres qe ndonje e ashtuquajtur organizate e `dijetareve muslimane` nga ndonje cep i botes qe s`kane lidhje fare me Kosoven ti tregojne vellezerve te tyre te BIK se e kane gabim edhe me kete pezullim.
Mua po me lind dyshimi i fuqishem dhe shume i arsyeshem-Mos valle keta te BIK lexojne FV?Sepse te dy keta Hoxhet jane pezulluar pas debateve te nxehta qe jane bere ne forumin tone per menyren e tyre te predikimit :p

PS-Kam edhe nje dyshim tjeter-Lauri me shume mundesi ka miq e shoke ne BIK sepse jane pezulluar dy Hoxhe te cilet kane pasur konflikte te forta me Laurin ne............forum e kam fjalen lol
 
Titulli: Kosovë, pezullohet imami i xhamisë së Prizrenit


Dalin plehrat
politike në Kosovë dhe fyejnë hoxhën i cili paska thënë se në të kaluarën në Kosovë ka pasur vetëm 1 për qind shqiptarë, ndërsa gjatë gjithë kohës heshtin kur janë në pyetje deputetët serb në parlamentin e Kosovës, të cilët vazhdojnë të piskëllojnë se në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë hiq.

Dhe paftyrësia dhe çmenduria vazhdon kundër hoxhallarëve duke kritikuar se ata përzihen edhe jashtë xhamisë, duke mos e pyetur asnjëherë veten me çfarë kompetenca vazhdojnë të përzihen në xhamitë dhe besimin shpirtrorë të njerëzve.

Pse juve ju intereson aq shumë statusi i BFI-së, pse juve ju intereson çfarë flasin hoxhallarët në xhami dhe me çfarë të drejte kritikoni dhe komentoni diçka që nuk është në kompetencat tuaja, të (pa) nderuar analistë, politikan, ekspertë dhe gazetarë, që funksiononi si mashë e serbëve në Kosovë.

B. Seferi
 
Titulli: Kosovë, pezullohet imami i xhamisë së Prizrenit

PS-Kam edhe nje dyshim tjeter-Lauri me shume mundesi ka miq e shoke ne BIK sepse jane pezulluar dy Hoxhe te cilet kane pasur konflikte te forta me Laurin ne............forum e kam fjalen lol

Allahu te bekofte LeV. Vallahi bilahi i ke rene pikes, Lauri eshte profetik ne postimet qe ben ne kete forum mbi keta hoxhallare qe Allahu na ruajt nga ta. Tani rradhen e ka Loverboy, do ta shihni me hekura ne dore edhe kete..;)
 
Titulli: Kosovë, pezullohet imami i xhamisë së Prizrenit

Nuk jam i pajtimit me vendimin e Bashkesise Islame , po edhe me Hoxhen nuk pajtohem me menyren e ligjerimit te cilen e bene .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top