Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kosovarët e dëshpëruar nisen drejt Beogradit

ksoo1.jpg
Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Shumë qytetarë të Kosovës ia kanë mësyrë përsëri Beogradit për të shkuar në vendet e Bashkimit Evropian për një jetë më të mirë. Qytetarët thonë se janë të dëshpëruar dhe nuk ka perspektivë në Kosovë, kështu që zgjidhja e vetme është ikja. Ekipi i albinfo.ch ka qëndruar të mërkurën mbrëma në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë për të kuptuar se çfarë po ndodhë.

Shumë qytetarë kanë ikur edhe më herët nga Kosova dhe janë kthyer, por nuk ndalen së kërkuari fatin jashtë vendit. Ata janë të bindur se ku të shkojnë e kanë më të mirë se në Kosovë. Qoftë edhe në kampe apo kudo tjetër.

Të mërkurën mbrëma janë nisur tre autobusë, një në orën 22:00, 22:30 dhe 23:00, dhe që të gjithë kanë qenë plot me udhëtarë drejt Beogradit. Shumë kërkojnë bileta dhe nuk mund të gjejnë. Ata thonë se posa të gjejnë, menjëherë do të largohen. Kështu thonë edhe në Stacionin e Autobusëve. Në tri-katër ditët e fundit janë shitur të gjitha biletat për në Beograd, dhe kështu nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, duke mos llogaritur valën e kaluar të ikjes. Bileta kushton 15 euro.

“Këtu janë krejt hajna, prej të parit e deri te i fundit. Kam qenë para dy vitesh jashtë. Prej Beogradit në Budapest edhe drejt perëndimit. Nuk kam jam duke punuar. اfarë të bëj këtu. Kam qenë në Francë dhe Gjermani. Edhe atje nuk ka asgjë, por është më mirë se këtu. Kam qëndruar dy vjet, dhe po e shoh si po shkon situata. Sot po shkon një shok, dhe ndoshta në ditët e ardhshme do të shkoj edhe unë”, thotë një qytetar që nuk pranon të dalë me emër para mediave. Si ai ka shumë të tillë, shkruan albinfo.ch.

Një tjetër thotë se i ka humbur shpresat në Kosovë. “Nëse do të kishte rrogë të mirë, askush nuk do të largohej. Këtu nuk ka perspektivë. Pjesa më e madhe e rinisë është e papunë në Kosovë. Shikoni diaspora sa ka kontribuar. Shteti jonë po i tremb investitorët”, thotë një qytetar tjetër.

Kushtrim Gashi nga Fushë Kosova thotë se me mundësinë e parë që i ofrohet do të dalë jashtë. “Kemi dalë edhe më herët. Kam qenë azil në Gjermani. Një vit kam qëndruar. Sa për ushqim kemi pasur. Por, edhe para na kanë dhënë. Nuk është lehtë. Vet i gjashti kam qenë. Po ta bjen punën Qeveria me dalë. S’ka zgjidhje tjetër. Edhe vëllai ka qenë në Gjermani. Edhe atë e kanë kthyer. Kam ardhur me shiku qysh është situata. Nëse mundem, sot isha nis. Këtë natë isha nis. Nëse do të kishim pasur punë, nuk do të ishim larguar”, ka thënë ai i dëshpëruar, raporton albinfo.ch.

“Studioj në Universitetin e Gjilanit. I kam përcjellë pesë shokë. Ata kanë shkuar me taksi drejt Beogradit. Po ikin njerëzit, ku nuk e dinë se çfarë të ardhme kanë. Po ikin pa e ditur se çfarë po i pret. Ka shumë njerëz që mashtrohen e bëjnë shumë dallavere. Por, në Kosovë nuk ka të ardhme. Nuk kemi shtet. Nuk kemi institucione. Nuk kemi qenë asgjë. Kam qenë azil në Francë, por ka ardhur koha më mirë diku tjetër se në Kosovë. Një kilometër me kalu jashtë Kosovës e ki më mirë”, thotë një tjetër qytetar i dëshpëruar për gjendjen e krijuar në Kosovë.

“Me një social 80 euro jetoj. Nëse dëshiron jeto, nëse dëshiron vdis. Gjermani të mban një natë, por atë natë jeton si zotëri, këtu nuk ka asgjë. E di që atje është vështirë, por këtu nuk ka asgjë. Jemi maltretuar disa herë, por prapë do të provoj të dal”, shprehet një person rreth moshës 50-vjeçare.

Shumë qytetarë që ishin në Stacionin e Autobusëve kishin ardhur nga kureshtja të shikonin se çfarë po ndodh. Shumë mendojnë se kufiri në Hungari është i mbyllur, e shumë të tjerë i hapur, por dëshpërimi i qytetarëve është i madh. Ata të zhgënjyer duan me çdo kusht të largohen dhe me mundësinë e parë që u ofrohet, do ta bëjnë një gjë të tillë.shekulli
 

Attachments

  • ksoo1.jpg
    ksoo1.jpg
    48.7 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back