Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Kosovar apo shqiptar?
Soulmind, si i quani JU te Shqiperise ata qe vijne nga Kosova ne Shqiperi...shqipetar apo kosovar? Kur thua se nuk ke gjetur nndonje shqiptar nga Kosova te thote I am Albanian, por paskan thene I am Kosovar??? gje qe dyshoj shume shume, atehere perse valla ka aq pak shqiptar nga Shqiperia qe thone shqiptaret nga Kosova, por thone Kosovaret...
Me vie keq qe e solla kete postime, por vertete me eshte bere dhembje ne shpirte te shikoj dhe lexoj dallime te tilla nencmuese, mendoj se thene popullorqe: Jemi nje molle e ndare ne dy pjese ku njere ane mund te jete me e skuqur se tjetra..., por megjithate eshte e njejta molle, e njejta shije (e idhet apo e embel, sido qe te jete)!
Pershendetje Ylli. Se pari mos u shqeteso per citimin apo postimin, madje mire bere qe te sqarohemi.

E dyta mos e shiko me dhembje postimin tim pasi nuk ishte absolutisht nencmues, perkundrazi.Thjesht dhash nje arsyetim pse ndodh fenomeni ne fjale, qe ne fund te fundit mund te jem dhe gabim, se njerez jemi.

E treta: Une Shqiptaret e Kosoves i quaj Kosovar, pasi te quhesh kosovar s'do te thote qe nuk je Shqiptar, dihet nga te gjithe qe i njejti popull jemi por c'eshte e verteta kemi kufi te ndryeshem, dhe kur u them psh "mikja ime eshte nga kosova", nuk dua te tregoj qe ajo s'eshte shqiptare, por thjesht tregoj rreth lokalicionit te saj, sikurse mund te them "mikja ime nga durresi"
Sa i perket asaj qe kosovaret qe kam hasur thone jemi nga kosova, ti mos dysho fare, sepse une s'kam asnje interes te genjej, dhe madje e kam thene ne kllapa qe nuk shoh gje te keqe fare fare. Ato kosovar per te cilet po flas jane miqte e mi te cilet i dua e i respektoj njesoj sikur miqte nga Tirana apo Gjirokastra apo Kavaja.
Une postova dhe per her te fundit te kjo teme duke thene qe me duket e pavend ky diskutim, pasi....
Aman o z.Ylli, e c'rendesi ka si quhesh, rendesi ka si ndihesh, kur njeriu te njeh nuk i bi mendja me je kosovar a shqiptar, kur dashuria eshte e sinqerte behesh vella me tjetrin, te jete nga te doje ai. Sec kam nje pershtypje qe kesaj pune i eshte fryre me shume sec duhet. Madje e di c'mendoj?? Duke i sjelle keto tema qe ne thelb kane vetvetiu dallimin them se i imponojme vetes edhe ide qe ndoshta si kishim menduar ndonjehere.. Personalisht para kesaj teme se kisha menduar asnjeher pse quhen keshtu kosovaret, dhe rrjedhimisht as mbi arsyet, por pas kesaj teme me futi ne mendime dhe dhash dhe une arsyetimin tim..
Mendoj se u zgjata, gjthss shpresoj qe analiza ime e mesiperme te mos jete keqkuptuar nga askush...pasi ishte sh racionale dhe aspak tendecioze... Te pershendes!