![f.0605154341325_m.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.telegrafi.com%2Ffo%2Fvip%2Ff.0605154341325_m.jpg&hash=c06a5d5be8220b8cafd115828caaa2a3)
Përfaqësueset nga Kosova kanë fituar vendin e parë dhe të tretë në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës “New Voice” që organizohet çdo vit në Bullgari.
Në festival kanë marrë pjesë rreth 100 konkurrentë në pesë grup-mosha të ndryshme, nga vende si Malta, Franca, Ukraina, Rusia, Moldavia, Kroacia, Kosova, Bullgaria, dhe të tjera vende.
Në festivalin e këtij viti ishin dy pjesëmarrëse shqiptare nga Kosova, dhe që të dyja u kthyen me çmime: Ana Kabashi, e cila fitoi çmimin e parë, dhe Donika Shabani, e cila doli e treta, të dyja në grupmoshën nga 18-25 vjeç.
![newvoice-340.jpg newvoice-340.jpg](https://fv.al/data/attachments/118/118139-f1f2822e4008cdd2039901330062eae2.jpg)
Kitaristi kosovar Shefqet Hoxha, i cili edhe këtë vit ishte pjesë e jurisë së festivalit, thotë se vajzat nga Kosova me plot meritë i fituan çmimet.
“Vajzat tona me shumë merita i morën vendet e lartpërmendura, bile Ana Kabashit i mungonte vetëm një pikë për ta fituar Grand Prix, të cilin në vitin e kaluar e fitoi Elhaida Dani (e cila javën e kaluar fitoi spektaklin “The Voice of Italy”)”, tregon Sheki.
“Kriteri bazë është interpretimi i mirë, pasi në këtë festival marrin pjesë vetëm këngëtarët dhe nuk vlerësohen orkestrimet apo kompozimet. Vlerësohen edhe lëvizjet skenike, imazhi, të kënduarit më dinamik dhe, sigurisht, pastërtia e të kënduarit”, shton më tej kitaristi kosovar.
Ai ka falënderuar mbështetjen dhe mikpritjen e bërë nga Ambasada e Kosovës në Bullgari dhe ambasadori Shpend Kallaba. /Telegrafi/
![newvoice-350.jpg newvoice-350.jpg](https://fv.al/data/attachments/118/118140-a14048f9afbf4401f4acb34e6be0758d.jpg)