Kosova në GJND ftoh raportet Beograd-Zagreb

Kresha

A pretty face can never trick me
Paraqitja e Kroacisë në favor të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, pritet t'i ftohë raportet mes Beogradit dhe Zagrebit, vlerësojnë zyrtarët serbë.


Ndërsa zyrtarët kroatë kanë thënë, se nuk ka arsye të hezitojnë për të mbrojtur pavarësinë e Kosovës dhe këtë proces e shohin si "kusuritjen e fundit me të kaluarën e tyre..."

Beogradi zyrtar frikësohet se argumentimi i Kroacisë do të mund të jetë shumë domethënës, pasi Kroacia ishte pjesë e Federatës Jugosllave, respektivisht pjesë e shpërbërjes së saj – kur Beogradi kishte synuar t'i sundonte vendet tjera të ish-RFJ-së.

Sidoqoftë, Kroacia e sheh paraqitjen e saj në GJND në favor të pavarësisë së Kosovës, si kusuritjen e fundit me të kaluarën e saj. Dhe këtë e ka dëshmuar kohë me parë në një intervistë për mediat serbe, kryetari i këtij shteti Stipe Mesiq.

Mesiq ka deklaruar se Kroacia nuk ka kurrfarë arsye që të hezitojë edhe para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të paraqesë arsyet se pse ka marrë vendim për njohjen e Kosovës. "Mendoj se do të ishte hipokrite që paraprakisht ta njohësh e pastaj të hezitosh të flasësh për këtë", ka thënë Mesiq, duke shtuar se kjo paraqitje e Kroacisë në favor të pavarësisë së Kosovës, nuk është drejtuar kundër popullit serb.

Në shtypin serb, zyrtarët e Beogradit kanë vlerësuar se paraqitja e Kroacisë në GJND, që do të ndodhë të hënën, do të jetë "edhe një thikë në shpinën e Serbisë", mu sikur që ngjau me paraqitjen e Bullgarisë, e cila – të premten – mbrojti fuqishëm shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Shefi i delegacionit serb, Dushan Batakoviq, ka deklaruar për mediat serbe në Hagë se Bullgaria, si shumë herë gjatë historisë, "na e nguli thikën në shpinë", duke mbrojtur shkëputjen e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Batakoviq ka thënë se edhe Shqipëria ka qenë më pak antiserbe në GJND sesa përfaqësuesi bullgar, "i cili ka synuar hedhjen poshtë të hipotezave të Serbisë dhe se i ka interpretuar si të gabuara qëndrimet që janë dëgjuar në Gjykatë nga shtetet që kanë mbrojtur interesat serbe".

Sonja Liht, kryetare e Këshillit për politikë të jashtme në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, ka thënë për gazetën Blic se, më mirë do të kishte qenë sikur Kroacia të mos ishte paraqitur fare me dëshminë e saj në procesin për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës në GJND.

Ndërkaq, Ivan Vejvoda, drejtor i Fondit Ballkanik për Demokraci, shpreson se paraqitja e Kroacisë në GJND nuk do t'i prishë sërish marrëdhëniet mes Zagrebit e Beogradit, pasi sipas tij, ato janë parakusht për integrime evropiane. Sidoqoftë, ai mendon se pas një periudhe të shkurtër kohore, marrëdhëniet sërish do të kthehen në suazat e normales.

Sidoqoftë, deklarimet e zyrtarëve dhe analistëve serbë në mediumet e tyre, duket sikur një lloj presioni mbi Zagrebin zyrtar, për të qenë "më i balancuar", respektivisht më i 'butë" ndaj Serbisë gjatë paraqitjes së argumenteve në favor të Kosovës në GJND. /Telegrafi/
 
Titulli: Kosova në GJND ftoh raportet Beograd-Zagreb

Kroatet jane treguar gjithnje realist me Shqiptaret. Duke filluar qe me njohjen e te shkuares se vendit te tyre Ilire apo me proceset e tjera historike sidomos pas shperberjes se ish-Jugosllavise. Vertete qe meritojne respekt per kete.

Serbia e di qe ne GJND ka shkuar per ta humbur Kosoven dhe jo per ta fituar. Keshtu e deklaron edhe nje zyrtar i larte ne nje intervise te dhene javes qe kaloi ne The Economist.

Nuk do te prishen marrdheniet sepse Serbia pastaj rrezikon izolimin ne ballkan.

Vereni dicka, Serbia dhe Greqia, jane dy vendet ballkanike qe kane marrdheniet me te nderlikuara me te gjithe fqinjet e tyre, duke filluar me serbine, Hungaria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kosova, Shqiperia dhe Mali i Zi. Me te gjithe marredhenjet e saj jane te brishta. Greqia ne anen tjeter ka nje rekord te ngjashem mardheniesh te keqia duke filluar me Turqine, me Bullgarine, me Maqedonine, me Shqiperine dhe duke perfunduar me madje Italine. Kjo duhet ti tregoje shume botes, sidomos diplomateve. Por fatkeqesisht diplomacia shqiptare eshte e papergaditur dhe rralle e ngre zerin e saj, qofte edhe per mbrojtjen e te drejtave te shqiptareve.
 
Back
Top