Koreja e Veriut mban stërvitje të madhe ushtarake- ‘Do t’ju fshimë nga faqja e dheut!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Koreja e Veriut mban stërvitje të madhe ushtarake- ‘Do t’ju fshimë nga faqja e dheut!’

14931110839097.jpg


Kim Jong-un dha një tjetër paralajmërim të ashpër për Shtetet e Bashkuara gjatë pjesëmarrjes në një stërvitje të madhe për lëshimin e raketave balistike, shkruan “Daily Star”.
Stërvitja u mbajt për të shënuar 85 vjetorin e themelimit të ushtrisë të Koresë së Veriut.
Një burim ushtarak pohoi se stërvitja masive u zhvillua në rajonin e Wonsan, ku Kim tentoi të lëshonte një raketë muajin e kaluar, shkruan syri.net. Shteti diktatorial vazhdoi gjithashtu kërcënimet e ashpra kundër SHBA-së.
“Nëse armiqtë guxojnë të ndërmarrin veprime ushtarake pavarësisht paralajmërimeve tona të përsëritura, forcat tona të armatosura do t’i fshijnë nga sipërfaqja e tokës nëpërmjet sulmeve të fuqishme parandaluese bërthamore”, tha një deklaratë e forcave të armatosura.
Kim Jong-un kërcënoi gjithashtu SHBA-në se nëse nxiton të ndërmarre një sulm të pamatur, ushtria e tij do t’i jepte dënimin më brutal, nga qiell toka dhe deti
Shqiperia Sot
 
Back
Top