Koreja e Veriut: Lufta e pashmangshme!

Guest2

Antarë i Respektuar
auto_North-Korea-War-Donald-Trump-US-Kim-Jong-un-Nuclear-Visit-DMZ-Missile-Seoul-South-ICBMs-652.jpg

Nga Koreja e Veriut kanë ardhur deklarata aspak të mira sa i përket paqes në botë.

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut ka thënë së fundmi se lufta është bërë e pashmangshme pas “kërcënimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe stërvitjet e mëdha ushtarake, të cilat janë duke u kryer nga SHBA-ja dhe Koreja e Jugut”.

“Shpërthimi i luftës është bërë ‘një fakt i vërtetuar’”, ka thënë zyrtari koreanoverior.

Zyrtari fajësoi “luftën kundër terrorizmit” dhe “stërvitjen e përbashkët më e madhe ndonjëherë ajrore” mes SHBA dhe Koresë së Jugut për shtyrjen e gadishullin në prag të një lufte të mundshme.

Deklarata u botua nga agjencia e lajmeve KCNA e Koresë së Veriut, duke iu referua komenteve të Mike Pompeo, drejtorit të CIA-s, i cili tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, nuk e kupton se sa serioze është gjendja aktuale në Azinë Verilindore.

SYRI.net
 
mire se te vi lufta, te hapet pune :p
 
Problemi kryesor jane goditja e civileve nga te dyja palet po me teper nga ana e Kores se Veriut se ka artilerin e rende drejtuar Seulit. Dihet qe komunistet koreanoverior jane barbara te ndyre qe nuk cmojne jeten. Gjate luftes ata ben masaker ne nje spital qe eshte jashte cdo konvente nderkombetare dhe nuk eshte njerezore.
Plus a do pershkallezohet sa te perdoren bomba atomike apo do qendroj ne nje lufte me arme konvencionale ku Korea e Jugut dhe Amerika kane nje epersi te padiskutueshme.
Ndersa nje nga gjerat qe duhet patur kujdes eshte pershkallezimi i konfliktit si dhe nderhyrja kineze.
Nje mosllogaritje midis dy superfuqive mund ta pershkallezoj me teper dhe nje lufte midis tyre do jete e tmerrshme edhe pse kinezet me shume gjasa do humbasin me teper se amerikanet.

Shpresoj mos te ndodhi dicka e tille, por ketyre komunistave (Kine, Rusi apo Kore e Veriut) nuk duhet zene bese. :D
 
Nuk e kuptojne keta tocat qe do mbeten nje vrime ne harte ku as milingonat nuk do mbijetojne....
 
Back
Top