Korea e Veriut, media tregon pamjet e liderit të vdekur..

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
49580.jpg

KORE E VERIUT- Media shtetërore e Koresë së Veriut ka transmetuar sot pamje të trupit të liderit të ndjerë, Kim Jong IL, të shtrirë në një arkivol xhami.

Fotografitë tregojnë djalin e tij të tretë, i cili si duket është edhe pasardhësi i tij, Kim Hong Un, si dhe zyrtarë të tjerë, të rreshtuar para arkivolit, për t’i kushtuar respektin e tyre. Trupi i liderit Koreano Verior është vendosur në Pallatin Memorial Kamsusan, raporton Europa e Lirë.

Media shtetërore njoftoi të hënën se Kim Jong Il kishte vdekur nga një infarkt në moshën 69-vjeçare.

Ndërkohë, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë se Koreja e Veriut do ta ndjekë rrugën e paqes, pas vdekjes së udhëheqësit të tyre dhe se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme që t’u ndihmojnë njerëzve të Koresë së Veriut.
(el.me/BalkanWeb)
 
Back
Top