Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kopje me Bluetooth

Kopje me Bluetooth


Qëndron i maskuar, poshtë flokëve ose në mëngët e gjata. ثshtë sa një çamçakëz petë dhe nuk dallohet nga pedagogët. Quhet Bluetooth Wireless dhe është teknika kopjace më e përhapur në auditoret e universiteteve shqiptare dhe njëkohësisht më shumë e kërkuara nga studentët në dyqanet e teknologjisë së lartë



Vetëm në dy javët e fundit, shitësit raportojnë shitje përtej parashikimeve. Klientët janë po ata studentë, të cilët frika e ngeljes në provimet sezonale, i detyron të gjejnë forma nga më të sofistikuara kopjimi. Një i tillë, është edhe Bluetooth Wireless, që po njeh në këtë sezon provimesh, përhapje masive në auditorët e universiteteve. I përdorur më së shumti nga drejtuesit e automjeteve, aparati i thjeshtë në dukje, është kthyer tashmë në mjetin e shpëtimit për shumë nga studentët shqiptarë.



Aq i kërkuar është aparati nga studentët, sa që në fillim, kur shtron kërkesën, shitësit në dyqanet e pajisjeve teknologjike interesohen të dinë nëse e doni për provim ose jo dhe kur mësojnë se të duhet pikërisht për të kopjuar, nisin e të shpjegojnë fije e për pe mënyrën se si mund ta maskosh. Lindita, shitëse në një nga dyqanet Hi-tech, informon për gazetën "Shekulli", se kërkesa e lartë nga studentët për Bluetooth Wireless, i ka detyruar të marrin furnizim të dytë. "Aparati ka njohur shitjet më të mëdha në sezonin e provimeve të dimrit, kjo edhe për vetë faktin, pasi në këtë kohë ai mund të maskohet më lehtë, si nga studentët meshkuj ashtu edhe ato femra.



Por, edhe në këtë sezon ka goxha shitje, megjithëse duhet thënë se për meshkujt maskimi në këtë stinë i aparatit në trup është më i vështirë se në dimër për t'u kryer." Shitësja rrëfen më tej edhe mënyrën se si studentët e të dyja gjinive mund të maskojnë aparatin në trup. "Për meshkujt, duke qenë se kanë flokë të shkurtra, mënyra më e mirë për të përdorur Bluetooth ثireless, është që të mbajnë veshur këmishë me mëngë të gjata. Duke qenë se vendosja e aparatit në vesh do t'i zbulonte, fare mirë ata mund të ngjisin aparatin në mëngë dhe të mbajnë dorën pranë veshit, për të dëgjuar bashkëbiseduesin që ndodhet jashtë derës së provimit". Më i thjeshtë është përdorimi i aparatit për femrat. "Për femrat, mbajtja e aparatit në vesh nuk është problem.



Duke qenë se pjesa më e madhe e tyre kanë flokë të gjata, mund ta maskojnë fare mirë, pa u diktuar nga pedagogu që zhvillon provimin". Shitësja sqaron se, hëpërhë, klientët që kërkojnë më shumë aparatin kopjac, janë studentët, ndërkohë që përjashton mundësinë, që përdorues të tij të jenë edhe nxënës të arsimit të mesëm apo atij 9-vjeçar. "Nuk mund të them nëse ka edhe nxënës që përdorin këtë teknikë kopjimi. Në dyqanin tonë ata që kanë kërkuar të blejnë deri më tani aparatin, janë studentë. Kjo ndodh jo sepse nxënësit nuk duan apo nuk dinë të kopjojnë, por sepse ndoshta kanë frikë se mund të pikasen nga mësuesit, pasi dihet që ndëshkimi është më i rëndë për nxënësit sesa për studentët kur kapen duke kopjuar", - sqaroi shitësja



Studentet femra, kopjace të përsosura

Kopjimi me Bluetooth Wireless, konfirmohet edhe nga vetë studentët. V. A., student në Universitetin Politeknik, pohon se ky aparat sa vjen dhe po gjen më shumë përhapje në provime. Aq perfekt është maskimi i tij, sa edhe vetë pedagogët e kanë pothuajse të pamundur të konstatojnë se, në sallën ku zhvillojnë provimin e tyre sezonal, ka studentë të cilët kopjojnë duke zgjedhur një teknikë të tillë. "Ne kemi shokë tanë të kursit, të cilët përdorin këtë teknikë kopjimi. اdo gjë bëhet në prani të pedagogëve, të cilët as që e kuptojnë se studenti që kanë përballë, po kopjon", - rrëfen studenti.



Vështirësia e të kuptuarit se një student po kopjon, qëndron në faktin se Bluetooth Wireless është një aparat i thjeshtë, jo më i madh se një çamçakëz petë, i cili lidhet me aparatin celular pa kabllo. Aktivizimi i tij bëhet nëpërmjet opsionit Bluetooth, që ndodhet në menynë e aparatit celular. Një tjetër e mirë që i njihet këtij aparati është se, duke u lidhur me opsionin Bluetooth, zilja e telefonit eliminohet menjëherë, gjë që e bën edhe më të padukshëm. Më të avantazhuara për përdorimin e këtij aparati janë studentet femra, të cilat për shkak të mbajtjes së flokëve të gjata, mund ta përdorin atë në çdo sezon provimi, pa u shqetësuar se mund të diktohen nga pedagogët e lëndës.




Dikur i fshihnin kopjet poshtë bankës, sot kopjimi vjen nëpërmjet teknologjisë


Kohë e re, teknika të reja kopjimi


Ecën para teknologjia, por nuk mbetet pas edhe kopjimi. Kush e mban mend, duhet t'i kenë shpëtuar shtatë, kur mësuesi e kapte me kopje të fshehur poshtë në të ndenjura, apo kur kthente kokën pas nga shoku. Nuk është se këto teknika kopjimi nuk ekzistojnë edhe sot. I njohin nxënësit, por jo më pak edhe mësuesit, të cilët dikur kanë qenë vetë të ulur në banka. Ndoshta tani kopjimi është më i sofistikuar në teknikë, por sidoqoftë, kopjimet tradicionale mbeten triumfatore. Si për shembull, shkrimi i pyetjes në pëllëmbën e dorës, apo në parakrah, kalimi i kopjes bankë në bankë, shkarravitja e bankës etj.



Por, sidoqoftë, këto teknika të vjetra kopjimi, mbajnë mbi vete edhe rrezikshmërinë e lartë të zbulimit nga mësuesi. Kështu që, gjithmonë, pothuajse çdo brez nxënësish, stimulon teknika të reja komunikimi. Shembull konkret është fotokopja. Shumë vite më parë nuk njihej, por me të tani mund të bësh mrekulli. Mund të marrësh një libër, t'i ulësh rezonancën deri në 28 për qind dhe të kopjosh fare rehat pa u vënë re. Për të mos folur më pas për aparatet celularë, të cilët sa më të sofistikuar bëhen, aq më shumë ndikojnë në stimulimin e përmirësimit të teknikës së kopjimit, aq sa edhe ideja për të lënë çantat në katedrën e mësuesit, nuk pi më ujë.

shekulli.al
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back