Kopjacët e maturës pushojnë nga puna 30 mësues

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Verifikohen testet e kopjuara. Fenomeni i përhapur në rrethe

Fletët e provimit të maturantëve që kanë mundur të kopjojnë gjatë provimeve të Letërsisë dhe Matematikës kanë marrë më qafë 30 mësues, të cilët do të lënë detyrën për shkak se kanë shkelur rregulloren e Maturës Shtetërore, duke i lënë nxënësit të kopjojnë. Një fakt i tillë bëhet i ditur nga zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Pas vlerësimit dhe nxjerrjes së rezultateve të dy provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore 2009, asaj të Letërsisë dhe Matematikës janë evidentuar edhe fletët e testit që kanë rezultuar të ngjashme apo të njëjta. Për to verdikti është dhënë menjëherë pasi kopjimi ka qenë i dukshëm ndaj dhe është vendosur që të merren masa ndëshkuese në përputhje edhe me rregulloren e Maturës Shtetërore. Pikërisht për këtë arsye në rang vendi janë plot 30 mësues që do ta pësojnë nga toleranca e tyre në klasa. Në pozicionin e administratorëve në dy datat e provimeve të detyruara ata kanë pasur për detyrë që përveç të tjerave të mos lejojnë as kopjet mes maturantëve. Por duket se rregulli nuk ka qenë kudo i njëjtë. Kryesisht në rrethe është vënë re se kopja është lejuar, madje duke lënë gjurmë dhe pasoja.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit duke iu referuar të dhënave të servirura nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve AVA, e cila është edhe struktura e posaçme që është marrë me korrigjimin e provimeve, pohojnë se nuk do të ketë asnjë tolerim për ata mësues që në klasat ku kanë qenë administratorë nuk e kanë kryer detyrën e tyre për të menaxhuar procesin e Maturës Shtetërore në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë të rinjtë.

Ky fenomen, sipas zyrtarëve të MASH-it, është vërejtur kryesisht në rrethe. Ndërsa në kryeqytet kontrolli ka qenë më i fortë dhe mësuesit nuk kanë lejuar që të rinjtë të komunikojnë me njëri- tjetrin apo të përfitojnë nga ndonjë mundësi kopjimi.

Por numri i mësuesve që do të penalizohen nga verifikimi i testeve të kopjuara pritet që të rritet. Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit konfirmojnë faktin se po punohet edhe për evidentimin e kopjeve të dyshuara gjatë dy provimeve të lëndëve me zgjedhje që u kryen më 10 korrik në të gjithë vendin.

Numri i të rinjve që morën pjesë në këto provime ishte më i madh sesa ai i maturantëve të këtij viti. Kjo për faktin se këtë vit u lejua që si pjesë e garës universitare të ishin edhe të rinj të viteve të kaluara që për arsye të ndryshme nuk kanë pasur mundësi që të frekuentojnë shkollat e larta.

Numri i të ndëshkuarve të tjerë bëhet e ditur se do të shpallet menjëherë pas nxjerrjes së rezultateve në total të të rinjve.

Lejimi i kopjes gjatë procesit të Maturës Shtetërore, për drejtuesit e arsimit konsiderohet si një akt mjaft i rëndë edhe për faktin se penalizon pa të drejtë ata nxënës që studiojnë, por që vetëm për pak pikë mund të humbasin shansin e merituar. Gjithashtu, lejimi i kopjes automatikisht favorizon në sistemin e llogaritjes së pikëve mashtruesit, duke cenuar parimin meritë - preferencë mbi të cilën bazohet filozofia e Maturës Shtetërore.
*shqip*
 
Po kot sthone qe i djeguri te djeg edhe kta te djegur ishin se rrezikonin se kishin problem se po te humbur ishin ..
 
KY eshte arsim koti qeveri koti mesues koti pfffffffffffff...nxenesi 5 mori 10 ne provimin me zgjedhje me rrofte mua qe mesova gjithe vitin...nxenesit e dobet moren shkollen qe deshen se domosdo kishin piket e provimit...arsimi shoke eshte qelbur..
 
kshu ka ndodhur dhe vjet..
nxenesit e rretheve kopjuan si dreqi,moren nota me te mira neper provime (me te larta se nota qe i kish dal gjate vitit) rrjedhimisht me shum pike,me shum se ne tjeret qe n`provime moren note me te ulet sec e kishim gjate vitit..dhe erdhen na zunee vendet neper deget me te mira:(
 
KY eshte arsim koti qeveri koti mesues koti pfffffffffffff...nxenesi 5 mori 10 ne provimin me zgjedhje me rrofte mua qe mesova gjithe vitin...nxenesit e dobet moren shkollen qe deshen se domosdo kishin piket e provimit...arsimi shoke eshte qelbur..

jam shume dakord me ty
po PUNA e tyre do duket ne vijim
ti dhe un qe kemi bere nje mulla me shkolle,me diplome me te gjitha all included,vjen tjetri ose tjetra pak rendesi ka te ze vendi e ti dhe un rimm si miku ne shi
leku dhe miku eshte sot
ska me te gjithe duan te te shohin pertoke
 
hahaahahah ka vite qe arsimi ne shqiperi esht e futi leket ke xhepi e mer shkollen sic kam bere un dhe shumica e personave rrotull por mos mendoni se shkolla duhet e kote ajo flete qe mer me lek kur sdin gje me mire 5 me forcat e tua se sa 9 ose 10 me leke
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top