Konvertimi i priftit bullgar në Islam ka shkaktuar tensione

Aren

Anëtar i Respektuar
83a778dc3b_16321-prifti-210x210.png

Prifti bullgar, i cili zgjodhi Islamin për fe, dëmtoi traditën e festimit të përbashkët të ditës së Ashures mes muslimanëve dhe të krishterëve ortodoksë, 200 vjet të vjetër.
Atans Mihailov i cili shkoi në të njëjtën klasë me metropolitin aktual Plovdiv Nikolain në shkollën meshtarake të Shën Ivan Rilskit në Sofje, shërbeu 20 vjet si prift në kishën e Sofjes. Mihailov, i cili kohë më parë ishte larguar nga aktivitetet kishtare, për fe të tij ka zgjedhur Islamin. Myftiu i Sofjes, Mustafa Izbistali, më 27 nëntor, në xhaminë kryesore të Sofjes, pas namazit të ikindisë, ka bërë të ditur se Atanas Mikhailov zgjodhi Islamin për fe të tij dhe u bë musliman, duke ndërruar emrin në Abdullah.
Mihailov, i cili tani quhet Abdullah, thotë se ka kohë që e kërkon vërtetën, dhe kjo ka qenë arsye e vetme që e ka shtyrë ta pranoj Islamin.Myftiu lajmin dhe fotografinë e priftit të konvertuar e kishte vënë në faqen zyrtare të Myftinisë, duke e titulluar “ Ish prifti ortodoks e përqafon Islamin”. O Zoti ynë, ne të lutemi që të na drejtosh në rrugën e drejtë dhe të na mbrosh nga rruga e të humburve.
Mihailov vërtetoi fjalët e myftiut, duke thënë se ai tashmë ka shkëputur të gjitha lidhjet me Kishën Ortodokse Bullgare.
Mediat bullgare kanë shkruar se prifti është dashuruar me një femër muslimane dhe për këtë arsye ai e ka ndryshuar fenë. Për shkak të reagimeve të fuqishme rreth titullit të lajmit, në faqen e internetit është ndryshuar titulli, dhe në vend të tij janë vendosur vargjet kur’anore. Megjithatë, edhe ky gjest i Myftinisë nuk i ka qetësuar tensionet./fri
 
Titulli: Konvertimi i priftit bullgar në Islam ka shkaktuar tensione

Ka thuajse nje jave qe Loverboy e ka sjellur kete teme!
 
Pe: Konvertimi i priftit bullgar në Islam ka shkaktuar tensione

E kerkova dhe se gjeta,nese ekziston stafi mund ta fshije...
 
Titulli: Konvertimi i priftit bullgar në Islam ka shkaktuar tensione

E ke te lajme nga bota Islame!
 
Titulli: Konvertimi i priftit bullgar në Islam ka shkaktuar tensione

Mihailov, i cili tani quhet Abdullah, thotë se ka kohë që e kërkon vërtetën, dhe kjo ka qenë arsye e vetme që e ka shtyrë ta pranoj Islamin.

E verteta eshte ne ISLAM . Cdo njeri i cili e kerkon te verteten me ndihmen e ALLAHUT do ta gjej .

Ja cila eshte arsyeja e veteme pse njerezit e pranojn Islamin . Ky nuk eshte Prifti i pare ne Bote i cili e pranon ISALMIN .

Allahu e udhezoft kete dhe gjithe ata qe e perqafojn Islamin si fe te veteme te Zotit .
 
Titulli: Konvertimi i priftit bullgar në Islam ka shkaktuar tensione

Ka thuajse nje jave qe Loverboy e ka sjellur kete teme!

Me duket se kete teme se kam hapur kitrrush.
 
Titulli: Konvertimi i priftit bullgar në Islam ka shkaktuar tensione

Elhamdulilah.
 
Back
Top