LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Kontrollimi i shpeshtë i telefonit, mund të jetë një simptomë e qartë depresioni. Kështu thuhet në një studim amerikan të Baylor University në Texas, të publikuar në revistën shkencore “Personality and Individual Differences”.
Studimi zbulon lidhjen mes varësisë nga telefoni me personalitetin, ku thuhet se mesatarisht shikimi ynë në ekranin e celularit përfundon 150 herë në ditë. Ky veprim cilësohet si një lloj varësie që prek 1/3 e përdoruesve.
Në këtë përfundim u arrit pasi u mbajtën nën vëzhgim rreth 346 studentë, të cilët ju nënshtruan një sondazhi lidhur me përdorimin e telefonit celular. Rezultoi se ata persona që përdornin më shumë telefonin kishin paqëndrueshmëri të humorit, sjellje kapriçoze dhe shpërqendrim në punë apo në aktivitete të tjera. Ndërsa ata persona impulsivë rezultoi se ishin më të lidhur me telefonin e tyre.
“Varësia ndaj telefonit celular është njëlloj siç ndodh me varësitë ndaj substancave narkotike, të cilat përdoren për të përmirësuar humorin. Kontrolli i vazhdueshëm i e-mail, dërgimi i teksteve dhe lundurmi në internet është një mënyrë për të ofruar më shumë siguri dhe besim tek një person pak i qëndrueshëm, i cili në këtë mënyrë shpërqendrohet nga probleme të ndryshme”, thuhet në përfundimet e studimit./a.y/noa.al/