Kontraceptivët për burra mund të realizohen më shpejt nga ç'mendonim: Çfarë dihet deri tani!

  • Hapësi i temës Hapësi i temës D.
  • Start date Start date

D.

.
154CD0B0-3F81-431A-AE65-7F988FD3DBB4.jpeg


Gjashtë dekada pas shpikjes së pilulës për gratë, një kontraceptiv hormonal mashkullor është në horizont ndërsa realizohet një provë klinike inovatore.


450 çifte do të përpiqen për një vit dhe gjatë kësaj kohe partneri do ta aplikojë çdo ditë në gjoks, shpatulla dhe pjesën e sipërme të krahëve.

James Owers, 29 dhe Diana Bardsley, 27, janë mes 450 çifteve që do të testojnë xhelin në një provë që shkencëtarët parashikojnë se do të demonstrojë një efektivitet të barasvlefshëm me pilulën femërore dhe që mund të transformojë qëndrimet sociale ndaj kontrollit riprodhues dhe shtatzënisë.


"Burrat kanë nevojë për më shumë opsione. Tani për tani, duket e lehtë që ata të thonë thjesht 's'është faji im' ", shprehet James.
Xheli që do të aplikohet, përmban një përzierje të progesteronit dhe testosteronit. Progesteroni ndërpret prodhimin e spermës, ndërsa testosteroni kompenson një rënie të testosteronit që shkaktohet.

Shkencëtarët shpresojnë që versioni i xhelit, i cili po testohet në disa qendra në Mbretërinë e Bashkuar, Suedi, Kili dhe Kenia, do të jetë më i lehtë për t’u përdorur dhe të ketë më pak efekte anësore negative.


Një shqetësim i vogël është që partnerja grua duhet të shmangë kontaktin me këtë pjesë të trupit për të parandaluar një dozë të testosteronit. Kështu që burrat këshillohen ose të bëjnë dush para gjumit ose të mbajnë bluzë gjatë natës.

Pasi e përdori atë për gjashtë javë, Owers mësoi se numri i spermatozoideve të tij kishte rënë në pothuajse zero. Ai tha se ndihej "mjaft i ngazëllyer" dhe përmendi disa efekte anësore, që për ishin "minimale", si: Njolla të vogla në pjesën e poshtme të shpinës, një rritje e dëshirës seksuale dhe shtimi i rreth 2 kilogramëve.

Nëse rezultatet e provës janë inkurajuese, ekipi shkencor shpreson se do të ketë interes nga kompanitë farmaceutike për ta çuar produktin në treg dhe kjo mund të ndodhë brenda 4-5 vitesh.

Burimi: The Guardian
 
Femrat, qe gjoja jane me te kujdeseshme e me memorie te forte, e harrojne te marin kontraceptivet... lere me te bazohesh tek mashkulli per kete pune te regullt :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:
 
  • Haha
Reactions: D.

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top