Konsumi i çokollates rrit inteligjencen

Guest2

Antarë i Respektuar
Nëse konsumoni të paktën një herë në javë çokollatë, të çfarëdolloji, ju ndihmon të përforconi inteligjencën.

Ky është përfundimi i një studimi të Georgie Chrichton të Universitetit të Australisë së Jugut, të botuar në revistën Appetite.

اokollatë, në veçanti ajo e zezë, që është më e pasur me antioksidantë nga familja flavonoid, njihet nga shumë studime shkencore për efeket e tij pozitive në shëndet, për shembull kardiovaskular.
*
Por megjithatë studiuesit kanë dashur të tregojnë efektet afatgjata mbi inteligjencën, të ndikuar nga konsumi i rregullt i kësaj ëmbëlsire. Por deri tani në fakt, studimet analoge ishin fokusuar vetëm tek efektet afatshkurtra, efektet direkt pas konsumit.

Shkencëtarët italianë kanë eksperimentuar konsumin e çokollatës në 968 individë të moshave 23-98 vjeç në harkun e 30 viteve, ‘duke administruar’ periodikisht pyetësorët e ushqimit.

Në veçanti për këtë studim të anketuarve u është kërkuar të tregojnë se sa shpesh e përdorin çokollatën. Më pas ata i janë nënshtruar disa testeve të inteligjencës në fusha të ndryshme, si kujtesë vizive, punë, verbale etj.

Rezultati? Një konsum i përjavshëm i çokollatës ka lidhje me inteligjencën më të lartë në të gjitha fushat. Dhe efekti shihet jo vetëm me çokollatën e zezë, por çfarëdolloj çokollate.
Top Channel/
 
Titulli: Konsumi i çokollates rrit inteligjencen

Prandaj jam Miss Zgjuarsia une, se ha çokollata dite per dite :P
 
Titulli: Konsumi i çokollates rrit inteligjencen

superintelegjente, ose super e trash..po me henger une cokollata per zgjuartesi, cfare ti bej peshores pastaj....:P
 
Titulli: Konsumi i çokollates rrit inteligjencen

superintelegjente, ose super e trash..po me henger une cokollata per zgjuartesi, cfare ti bej peshores pastaj....:P

hahahaha Princesh e dashur ,sa mire ke folur.

Sa per cokollaten eshte shume e mire dhe kur femrat jane ne dite mestruacionesh.
Me pelqen cokollata,por vetem ate me lajthi..:)
 
Titulli: Konsumi i çokollates rrit inteligjencen

Sme intereson puna e zgjuarsis... thjesht kenaqesia e momentit qe e kafshon... sikur ke kafshuar nje cop parajse.
Me ngren humorin, me jep energji, me embelson gojen dhe zemren.
 
Titulli: Konsumi i çokollates rrit inteligjencen

i kam zhdukur fare nga dieta ime :D
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top